Ambasadori bullgar më Shkup ka refuzuar të pranojë notën e protestës që një ditë më parë e paralajmëroi Ministria e Jashtme për fotografimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje, pa flamurin maqedonas. Për momentin është e paqartë se si do të veprojë ministria dhe si do të zgjedhë të përgjigjet ndaj këtij refuzimi. Të premten e kaluar, gjatë vizitës në Sofje, dy presidentët Siljanovska dhe Radev janë fotografuar vetëm me Flamur të Bullgarisë. Burime nga Ministria e Jashtme një ditë më parë thanë se fotografimi ka qenë jasht protokollit për të cilin më herët ishin dakorduar dhe që presin kërkim faljeje nga pala bullgare. Nga LSDM-ja thonë se “Siljanovska-Davkova vendosi të poshtërojë vendin dhe qytetarët, pasi Siljanovska tha në një intervistë se po të ishte larguar nga zyra e presidentit bullgar Rumen Radev, kur e vuri re se në dhomën ku ata u fotografuan nuk ishte flamuri maqedonas, do të kishte shkaktuar skandal. /Alsat.mk
Data 08.10.2026
Aktuale
- Menaxheri mashtron Nora Istrefin dhe “gllabëron” milionat për vete? Mediumi shqiptar publikon bisedat
- Çmimet rekord të naftës në Kosovë: 74 milionë litra të importuara në shtator
- Bashkëpunimi i ri mes Kurtit dhe presidentes Shiroka Pula: Një hap drejt stabilitetit
- Kryeministri Kurti takon presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Na presin shumë punë
- Pesë të arrestuar për vjedhjen e dy pikturave të Renoir në Francë, veprat ende nuk janë gjetur
- Drejtori i Bayernit përmend edhe lojtarin nga Kosova
- Fidan: Turqia përfundon përgatitjet për paraqitjen e marrëveshjes së mbrojtjes së Mekës në parlament
- Arrest shtëpiak dhe paraburgim për menaxherët financiarë të “Lotarisë Shtetërore”, dyshohen për përvetësim të 1.3 milion eurove



