Epidemiologu Dragan Danillovski kërkon që mediat të raportojnë drejt për të infektuarit me Covid-19, si dhe për vdekjet. Lidhur me raportin e djeshëm të Institutit të Shëndetit Publik për bilancin e Covid-it në javën e kaluar, mjeku konstaton se katër persona nuk kanë vdekur nga Covid-19, por kanë vdekur me Covid-19. “Kjo do të thotë se ata kanë vdekur nga ndonjë sëmundje kronike (që është shkaku kryesor i vdekjes), dhe Covid-19 ka qenë vetëm një gjendje (sëmundje) përcjellëse (shoqëruese) që ka përshpejtuar fillimin e vdekjes”, thekson Danillovski, duke shtuar se Covid- 19 nuk duhet të renditet si “shkaku kryesor i…
Author: Hamdi Kumanova
Të martën, Policia e Kosovës ka arrestuar një mësimdhënëse nga Peja, ajo po dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione. Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mësoi se bëhet fjalë për mësimdhënësen Gjylfidane Morina. Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Sipas policisë e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je dyshohet e ka mashtruar persona të ndryshëm ku ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara…
Një i mitur ka përfunduar në spital pas plagëve që ka marrë nga therja me thikë nga disa të mitur të tjerë. Në deklaratën e SPB Shkup të dhënë për “TV21”, thuhet se rasti ka ndodhur në afërsi të shkollës, por nuk bëhet i ditur emri i shkollës. “Është shtë denoncuar se në afërsi të shkollës në Shkup, një i mitur nga Shkupi është sulmuar me thikë nga disa persona, me shumë gjasa të mitur. Personi është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në përgjigje. Jozyrtarisht mësohet se rasti ka…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Seanca e komisionit të përbashkët për çështje historiko-arsimore me Bullgarinë, e paraparë për sot, nuk do të mbahet, njofton “Sitel”, duke iu referuar anëtarëve të komisionit nga pala maqedonase. Për shkak të ndryshimit të përbërjes, kryetari i ri sot i ka njoftuar kolegët bullgarë se seanca e caktuar për sot dhe nesër në Shkup po shtyhet. Mbledhja e parë e komisionit me përbërje të re pritet në një ose dy javët e ardhshme. Një javë më parë në seancë me dyer të mbyllura qeveria ndryshoi përbërjen e komisionit dhe emëroi historianin Vanço Gjorgjiev për kryetar të Komisionit. Ai ka qenë…
Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë për lëndën “balancuesi” – vegla për punësim sipas përkatësisë kombëtare në institucionet shtetërore, e cila është formuar me nismë të parashtruar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). “Janë kontestuar neni 19 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën ‘përkatësia e komunitetit’ të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, neni 36 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën “edhe përkatësia e një komuniteti” të Ligjit për nëpunësit administrativ dhe neni 2 paragrafi 1 alinea 8 dhe neni 3 alinea 1 në pjesën “përkatësia e komunitetit” të Rregullores…
Forcat ruse po mblidhen në Pokrovsk, një bazë logjistike dhe qendër transporti, pas muajsh përparimi të ngadaltë dhe brutal Ushtarët rusë të dërguar për të sulmuar pozicionet ukrainase arritën në një varrezë. Rreth tyre ishte fshati i shkatërruar Mykhailivka. Nga lart shikonin dronët spiun ukrainas. Një ushtar u zhduk nën një pemë. Një tjetër vrapoi drejt një vilë. Disa sekonda më vonë, një dron kamikaze ukrainas goditi një rus që lëvizte. Një transmetim i drejtpërdrejtë video tregoi se ai mbijetoi por këmba e tij e majtë u copëtua. Ushtari ra përmbys dhe u përpoq të nxirrte një fashë nga një…
Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se në procesin e dialogut çuditërisht më shumë mund t’i besohet Beogradit sesa emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak. Palokaj në “Interaktiv” të KTV-së foli për deklaratën e Lajçakut në Prishtinë që tha se Serbia e ka tërhequr letrën që e kishte dërguar në BE ish-kryeministrja Ana Brnabiq. “Nuk është hera e parë, e kam thënë disa herë, për çudi në këtë proces më shumë duhet t’i besojmë Beogradit sesa Lajçakut. Beogradi asnjëherë nuk ka thënë se e ka tërhequr letrën, Lajçaku ka thënë se është tërhequr letra. E tha këtë në…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Sipas kalendarit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kurse të hënën dhe të martën ka dëshmuar në sesion privat, dëshmitari i 85-të i Prokurorisë. Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe kodi i tij në këtë proces gjyqësor është W04737.
Familja mbretërore hodhi poshtë spekulime se e prenë fotografinë e Princit Harry ku pozonte edhe Meghan pranë tij në një foto me të cilën ia uruan atij ditëlindjen në rrjetet sociale. Një zëdhënës i Buckingham Palace këmbënguli se imazhi i vitit 2018 i shpërndarë në llogaritë zyrtare nuk ishte ndryshuar në asnjë mënyrë dhe ishte përdorur në formatin që ata e morën nga një agjenci fotografike. Gazeta vuri në dukje se Duka i Sussex u fotografua nga disa kënde të ndryshme – si me dhe pa Meghan Markle – dhe versionet origjinale dhe të prera u ngarkuan në Getty Images…
Një 16-vjeçar me inicialet A.K. është vënë në pranga nga policia pas një aksidenti në Dibër. Rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, 16-vjeçari përplasi një të mitur me automjet dhe më pas u largua nga vendngjarje, por më pas u ndalua nga polica dhe u vu në pranga. Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Top Channel
Një aksident trafiku ka ndodh dje në Gjakovë, ku një person është goditur nga një automjet. Siç merr vesh media, këmbësori është përplasur derisa ishte duke kaluar në zebra nga i dyshuari që po lëvizte me veturën e tij. Nuk dihet nëse viktima ka pësuar lëndime. Policia ende nuk ka dalë me detaje për rastin.

