Author: Hamdi Kumanova

Stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë do të jetë gati për katër muaj. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se procesi për zgjedhjen e kompanisë është bërë në procedurë të shpejtë ndërsa, thotë se nuk pret që dikush të ankohet. Nëse eventualisht ka ankesa, sipas Taravarit do të jenë me qëllim jo të mirë. Kompania “Vinora”, si kompani e vetme e regjistruar në thirrjen publike, është përzgjedhur si ofertuese më e favorshme në tenderin e dytë për prokurimin, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të stacionit të kompresorit në klinikën e kirurgjisë. “Kompania është serioze e…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 17.09.2024, në orën 21:45, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, S.R. (45) nga Tetova raportoi se rreth orës 18:00 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, një person e kishte sulmuar fizikisht dhe me forcë i kishte marrë stolitë prej ari, çantën dhe paratë. Po merren masa për të sqaruar rastin.

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedurë dhe të hapë lëndë për nismën që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione. Procedura do të përfshijë shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për nëpunës administrative, Rregulloren për elemente të detyrueshme në konkurset publike dhe Metodologjinë e planifikimit të punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë. Vendimi erdhi pas një debati të gjatë mes gjykatësve të kushtetueses, të cilët kishin qëndrime të ndara. Në diskutime, kundër u deklaruan tre gjykatësit Osman Kadriu, Naser Ajdari…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 18.09.2024 në orën 01:45, në rrugën „18 Nëntori“ në Gostivar, oficerët e policisë nga SPB Gostivar kanë ndaluar A.L. (20) nga fshati Vidushë, pasi iu gjetën një boks hekrui dhe një shufër metalik. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe do t’i nënshtrohet një procedurë të përshtatshme sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.

Lexo më Shumë

Kushtet për avancim në pozitat mësimore-shkencore në universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsimin e lartë i cili është në fazën e hartimit, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në emisionin Analizë TV 24. Ajo theksoi se nga stafi mësimdhënës sërish do të kërkohet që të botojë punime në revista me faktor impakti, dhe kjo, thotë Janevska, është një nga kriteret që vlerësohet gjatë renditjes së universiteteve në listën e Shangait. “Pas ndryshimit të qeverisë pas revolucionit shumëngjyrësh, u miratua një ligj që uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në profesionet mësimore-shkencore…

Lexo më Shumë

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga disa aktivistë dhe bashkëpartiakë, e ka vizituar sot, Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. “Pas furnizimit me libra të bibliotekës “Lynkest”, me aktivistë dhe bashkpartiak nga Manastiri vizituam Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Manastiri është gjithmonë në zemrën tonë, jo vetëm në nëntor!”, ka shkruar Kasami.

Lexo më Shumë

Urdhërpagesë kundërvajtëse dhe gjobë në shumën prej 100 euro do të marrë shoferi i cili nuk ka leje të vlefshme të vozitjes me emrin e ri të shtetit, kjo sipas Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor. Patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë” nuk do të jenë të vlefshme pas datës 31.12.2024, andaj MPB-ja apelon këto ditë që ato të zëvendësohen me të reja, përkatësisht, emri që do të figurojë në to duhet të jenë “Republika” e Maqedonisë së Veriut”, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Brendshme, pasi përmes një sërë aktivitetesh arriti të anulojë të gjitha problemet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha: “Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi kampuse dhe qendra universitare. Për dy shtëpitë studentore në Shkup, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Steve Naumov” do të investohen 18 milionë euro. Kryeministri informoi se rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Është në proces rikonstruksioni i konvikteve shtetërore studentore “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Steve Naumov”, i cili…

Lexo më Shumë

Qeveria e arsyeton vendimin për prishjen e marrëveshjes mes kompanisë “Hej” dhe Lotarisë shtetërore. Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se qiraja të cilën Lotaria i paguante kompanisë Hej, ishte trefish më e lartë nga ajo që përcakton tregu. Ai nënvizoi se kontrata e prishur është bazë për përgjegjësi penale dhe se ekzistojnë dyshime serioze për kriminalitet nga pushteti i kaluar. “Sa i përket kontratës që dje ishte pjesë e vendimeve të qeverisë, po, me vendim të qeverisë ajo është ndërprerë. Kontrata jo vetëm që është ndërprerë, por është edhe bazë për fillimin e përgjegjësisë penale, sepse është nënshkruar me një çmim…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, në Dayli Click në TV21, foli për akuzat që i janë për nga pozita, përcjell TV21. Rustemi thotë se akuzat janë të pavërteta dhe spekulime dhe nuk bëhet fjalë që ai të ketë vendosur tabelat vetëm në gjuhën maqedonase. “I kam dëgjuar shumë deklarata të ndryshme që janë marrë komplet me projekte shumë të rëndësishme të cilat kanë qenë projekte historike në Maqedoninë e Veriut. Më vjen mirë që sot do të mundem t’i arsyetoj detajisht të gjitha ato deklarata të pavërteta, spekulime. Une i kuptoj edhe deklarimet politike por ajo që kam…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale Gostivar – SPB Tetovë ka zbardhur tri vjedhje të rënda, të raportuara në Policinë e Gallatës, të cilat kanë ndodhur në fshatin Debresh në tri shtëpi në pronësi të S.B., G.B. dhe S.B në periudhën prej datës 03.08 deri më 09.09.2024. Pas masave të marra, më datë 10.09.2024, janë privuar nga liria A.K. (43) nga Leunova e Gostivarit dhe S.S.(36) nga Debreshi, tek të cilët janë gjetur më shum gjësende të cilat kanë qenë pjesë që burojnë nga veprat e kryera penale dhe të njëjtat u janë kthyer pronarëve. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj…

Lexo më Shumë

Toshkovski dhe MPB-ja, nën presionin e LSDM-së, më në fund pranuan fajsin e Naim Ramukës dhe e larguan nga detyra. Autoritetet nuk arritën ta shpëtonin, megjithëse u përpoqën të mbulonin skandale të shumta dhe t’i siguronin mbrojtje Ramukës. Një sërë skandalesh kanë ndodhur në kufirin me Kosovën, për të cilat LSDM-ja ka alarmuar çdo ditë. Me urdhwr të Ramukës, është kaluar lirshëm, pa kontroll dhe regjistrim, Kjo ka ndohw edhe me dasmorwt e Gashit, por edhe me arratisjen e Ramadanit, thonë nga LSDM. “Me shkarkimin, MPB-ja dhe Toshkovski edhe një herë konfirmuan të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja si…

Lexo më Shumë