Author: Hamdi Kumanova

VLEN në një kumtesë për media thotë se “me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni”. VLEN i bënë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij rasti. “Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Këta persona, të lidhur…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mekanizimit të punësimit të barabartë – balancuesit, transmeton TV21. Ademi thotë se me këtë vendim të GjK-së, është rikthyer majorizimi dhe se s’ka më punësimet për shqiptarët. Sipas tij, me këtë “është realizuar edhe premtimi i VMRO-së, i cili u votua nga VLEN-i” midle “Ajo çka ka ndodhur sot në Gjykatën Kushtetuese është vetëm realizim i thjeshtë i premtive dhe përcaktimeve programore të VMRO-DPMNE-së. Roli i VLEN-it është në cilësinë spektatorit të frikësuar se mos ndoshta po ia merr kolltukun ndokush, pavarësisht se një…

Lexo më Shumë

Gjatë ditëve të orientimit, studentët e rinj patën mundësinë të takojnë ekipet tona ekspertësh për të përfunduar regjistrimin, dorëzuar dokumentet dhe bërë pyetje për t’u regjistruar zyrtarisht në universitet. Profesorët si dhe koordinatorët i informuan detajisht studentët mbi programet, planifikimin e karrierës dhe përshtatjen me jetën universitare dhe qytetin. Gjithashtu, studentët morën pjesë në një tur të kampusit të IBU-së, ku eksploruan hapësirat e studimit, ambientet sociale dhe lehtësirat e tjera. Për më tepër, Qendra Mediatike e IBU-së në bashkëpunim me Zyrën e IT-së përgatitën kartat e studentëve, të cilat u mundësojnë studentëve akses në të gjitha shërbimet e kampusit.…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë ditën e sotme zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani. Kuvendi njofton se homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në sallën e seancave plenare. Për rrjedhojë seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Ndërkohë, Partia Demokratike njofton se në nder të Gert Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin. “Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën…

Lexo më Shumë

Anketa e fundit nga barometri i Ballkanit zbuloi se përgjithësisht, shqiptarët nga Shqipëria ishin më pak të lidhur me botën dixhitale. Risia e viteve të fundit me Inteligjencën Artificiale dhe ChatGPT-ja nuk gjen përdorimin ndër qytetarët e vendit, sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024 që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Nga të pyeturit në Shqipëri vetëm 4% pohuan se kanë përdorur ChatGPT. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të lartë të qytetarëve përdorues të Inteligjencës Artificiale me 20 dhe 13% secila. Në të kundërt të Shqipërisë, qytetarët e Kosovës ishin përdoruesit më të mëdhenj të…

Lexo më Shumë

Një nga sindikatat më të mëdha të punës në Amerikë, Vëllazëria Ndërkombëtare e Teamsters, ka refuzuar të lëshojë një mbështetje për kandidatët presidencialë të SHBA për herë të parë që nga viti 1996. Sindikata, e cila krenohet me rreth 1.3 milionë anëtarë në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë, tha se kishte marrë “pak angazhime për çështjet kryesore të Teamsters” si nga kandidatja demokrate Kamala Harris edhe nga kandidati republikan Donald Trump. Grupimi pohoi gjithashtu se sondazhet e anëtarëve të saj nuk gjetën “asnjë mbështetje përfundimtare” për asnjërin kandidat, megjithëse dy nga sondazhet e fundit treguan mbështetje të njëanshme për Trump.…

Lexo më Shumë

I dyshuari për incidentin e 14 shtatorit në fshatin Shtaricë të Klinës, ku pati të shtëna me armë zjarri, ka përfunduar në pranga. Personi që shkrepi armën në drejtim të një qeni, duke shkaktuar rrezik, është kapur nga Policia. Media merr vesh se i dyshuari është një 35-vjeçar, i cili është identifikuar dhe arrestuar gjatë ditës së djeshme në Klinë. Bazuar në informacionet që posedon Sinjali, i dyshuari Rr.Gashi, për motive akoma të panjohura, në afërsi të një lokali, kishte shtënë me armë në drejtim të qenit të viktimës, i cili edhe e denoncoi rastin. Si rezultat i raportimit, janë…

Lexo më Shumë

Për njëqind ish-zyrtarë të akuzuar 6 shtatori 2023 ishte një festë e vërtetë. Dy ditë para festës së Pavarësisë, kuvendi ua votoi vjetërsimin e veprave penale në çështjet gjyqësore, për të cilat u vareshin mbi kokë dënimet me burg, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Këtë ua mundësuan deputetët e shumicës qeverisëse LSDM dhe BDI. Ata i votuan ndryshimet në Kodin Penal, të cilat e dekriminalizojnë shfrytëzimin e pozitës zyrtare. Me shtypjen e butonit “për” ata fshinë nga Kodi Penal paragrafin e posaçëm, i cili dënonte shfrytëzimin e pozitës zyrtare, kur ka dëme në buxhet. Nëse deri atëherë veprat vjetërsoheshin për 40…

Lexo më Shumë

Ish Ministri i Pumëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pas deklaratës së Bekim Qokut nga VLEN, se legjitimitetin partitë shqiptare e marrin nga partia maqedonase e cila fiton zgjedhjet. “Qenka zbuluar një rrugë e re për të fituar legjitimitetin politik – jo me votat e qytetarëve, por thjesht duke “marrë hua” nga partitë maqedone! Kujt i duhen zgjedhjet dhe votat e qytetarëve shqiptarë, kur paska “zgjidhje” të tjera më të thjeshta? Ndoshta edhe Kushtetuta duhet të përditësohet sipas kësaj “logjike”, ku legjitimiteti nuk buron nga populli, por nga kalkulime të larta politike. Shtrohet pyetja pse bëjmë zgjedhje fare…  Demokracia…

Lexo më Shumë

Më 17.09.2024, në orën 12:15, në Stacionin Policor në Kamjan, drejtori i shkollës fillore në fshatin Bogovinë të Tetovës, E.M. (42) nga Bogovina, raportoi se gjatë pushimit të madh në një dyqan të fshatit, katër nxënës të shkollës ishin sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, N.T. (70) nga Bogovina. Po merren masa për të sqaruar rastin.

Lexo më Shumë

Njësia e re e formuar brenda Prokurorisë Publikë për ndjekjen e krimit serioz dhe korrupsionit, një nga hetimet e para që ka hapur është kundër ish-drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini, i cili në këtë postë ishte emëruar në vitin 2021 si kuadër i Alternativës, raporton Klan-M. Emini dyshohet për keqpërdorimin e detyrës dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me veprimet e tij. Ka nënshkruar marrëveshje në katër sy në vend se të ndjek procedurën ligjore përmes shpalljes publike për angazhim të kompanive për nevojat e Agjencisë për Investime të Huaja. Pjesëtarë të MPB nga njësiti…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar me datë 17.09.2024, në orën 22:00, në fshatin Saraqinë të Tetovës, policët nga Stacioni Policor në Grupçin kanë arrestuar L.B. (24) nga Saraqina, duke vepruar pas një raportimi të mëparshëm se ajo kishte sulmuar fizikisht I.N. (35) nga i njëjti fshat. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.

Lexo më Shumë