Author: Hamdi Kumanova

Me datë 29.07.2024 në ora 14:20 në DPB-Gostivar, një 55-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga personi M.F. nga Bogovina e Tetovës për shumën prej 6500 euro. Sipas raportit, ata janë pajtuar që të bëjnë disa shkëmbime automjetesh dhe sende të tjera me kompensim dhe gjatë shkëmbimit të njërit prej veturave, M.F. kishte refuzuar t’i jepte automjetin për të cilin ishte rënë dakord, por në vend të saj i kishte dhënë një automjet më të vjetër. Pasi kishte refuzuar ta marrë atë automjet, M.F nuk i ishte përgjigjur në telefonatat dhe nuk e kishte kthyer automjetin e tij.…

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike këmbëngul në interpretimin e ligjit rreth balancuesit, duke i bërë thirrje VLEN që të kthjellohet, t’i lexojë mirë ligjet, dhe të përqendrohet në zbatimin e tyre. Ai theksoi se ligji është i qartë, dhe se mekanizmi i balancuesit bazohet vetëm te popullata rezidente, dhe jo ajo e përgjithshme. “Më së pakti kam nevojë të provokojë njërin nga partnerët tanë të koalicionit. Unë do të përsërit, po zbatojmë në mënyrë të veçantë ligjet dhe parimet në bazë të të cilave u formua ky koalicion. Unë vetëm zbatoj ligje, në ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në…

Lexo më Shumë

Ne ndjekim me kujdes procesin, Ministria nuk është organ hetimor, por do të angazhohemi që askush të mos akuzohet në shtet pa pasur prova të përshtatshme për këtë, deklaroi ministri për transformim digjital Stefan Andonovski në lidhje me akuzat nga Venezuela se ‘hakerë nga Maqedonia e Veriut’ kanë kryer një sulm kibernetik ndaj sistemit të transmetimit të të dhënave në zgjedhjet në këtë vend të Amerikës së Jugut. Kur u pyet për një koment në lidhje me akuzën nga prokurori kryesor i Venezuelës se qytetarët tanë kanë kryer një sulm kibernetik në favor të opozitës dhe kundër presidentit aktual Nicolás…

Lexo më Shumë

Më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup. “Për hir të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se shqyrtimi kryesor lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V. Gj. dhe P.Zh nga Velesi, në marrëveshje me palët, është caktuar për datën 04.09.2024 në ora 10:00 në sallën e gjyqit 1”, thuhet në njoftimin që është publikuar sot në ueb-faqen Gjykatës Penale. Prokuroria Themelore Publike në Shkup në maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për…

Lexo më Shumë

Donald Trump ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të FBI-së në kuadër të hetimit për tentativën për vrasjen e kandidatit për president të SHBA-së. FBI nuk dha një datë për intervistën, por tha se do të ishte një intervistë standarde si për çdo person që marrin në pyetje. Mesazhet e publikuara së fundmi zbuluan se 20-vjeçari ishte gjetur nga autoritetet lokale më shumë se 90 minuta para të shtënave. Pavarësisht se kanë ekzaminuar një mori provash, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar një motiv që do të shpjegonte pse Thomas Mattheë Crooks qëlloi ndaj Trump më 13 korrik./abcnews.al

Lexo më Shumë

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Zyrtarët e rinj po dorëzojnë deklaratat e tyre të pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku shënojnë pasurinë e tyre, dhe tek disa prej tyre mund të vërehet se kanë pasuri të konsiderueshme para se të marrin funksionin. Anëtarja më e pasur e qeverisë është ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska, e cila përveç apartamenteve në qendër të Shkupit, ka deklaruar edhe pasuri të paluajtshme në Serbi, Spanjë dhe Portugali. Por kur bëhet fjalë për zyrtarët e niveleve më të ulëta, një drejtor veçohet për pasurinë e tij dhe lirisht mund t’i krahasohet me ministren. Bëhet fjalë për drejtorin…

Lexo më Shumë

Qeveria ka emëruar drejtor të ri në institucione të rëndësishme. SHA MEPSO do të udhëhiqet nga drejtori i ri Doc. Dr. Burim Latifi. Burim Latifi është kuadër i Lëvizjes Demokratike dhe në pozitën e drejtorit të MEPSO-s vjen nga Universiteti “Nënë Tereza”, si ligjërues në Fakultetin Ekonomik. Përndryshe, Latifi njihet si kuadër i përgatitur me përvojë akademike dhe institucionale, i cili së fundmi doktoroi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Lexo më Shumë

Zjarri i madh që ka rënë dje në afërsi të fshatit Nemanjici të Shën Nikollës ka shkatërruar një pjesë të shtëpive, një person ka humbur jetën, ndërsa një numër i madh i banorëve është dashur të evakuohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga zjarri. Disa prej tyre nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre, transmeton Portalb.mk. Megjithatë, zjarrfikësit dhe policia shkuan shtëpi më shtëpi për të kontrolluar se ku ndodheshin njerëzit dhe për të nxjerrë ata që kishin mbetur pas. “Jeta e njerëzve ishte në rrezik, dhe disa banorë nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e…

Lexo më Shumë

“Lista e zezë” amerikane do të zgjerohet, ambasadorja Ageler me paralajmërim Dje, në promovimin e automjeteve të reja të ushtrisë, ambasadorja amerikane Angela Ageler iu përgjigj edhe një pyetjeje për një përditësim të mundshëm të “listës së zezë” amerikane me persona të rinj, ajo përmendi se është një proces i vazhdueshëm, por nuk mund të thotë konkretisht se kur përbërja do të zgjerohej në atë listë. “E ashtuquajtura “lista e zezë” është diçka që bëhet sipas ligjeve tona. Është një listë, e cila është dinamike, organike, e cila vazhdimisht po pëson ndryshime. Ka një sërë emrash për të zgjedhur, aktualisht…

Lexo më Shumë

Prokurori publik i Venezuelës, Tarek William Saab, akuzoi liderët e opozitës Lester Toledo, Leopoldo Lopez dhe Maria Corina Machado për organizimin e një sulmi kibernetik ndaj CNE, komisionit shtetëror zgjedhor të Venezuelës. Sipas prokurorit, sulmi kibernetik ishte kryer nga Maqedonia, raportojnë mediat në Venezuelë Në një konferencë për shtyp, prokurori i regjimit në Venezuelë deklaroi se sulmi kibernetik vinte nga “Maqedonia e Veriut” dhe kishte për qëllim manipulimin e të dhënave të votave. “Për fat të mirë, kjo veprimtari u parandalua, por arriti të shtyjë leximin e rezultateve. Qëllimi ishte të përziheshin raportet e vërteta. E kemi lokalizuar dhe…

Lexo më Shumë

Sot (30.07.2024) rreth orës 07:15 në rrugën “Otokar Kershovani” në Shkup, zyrtarët policorë të ekipit operativ të kërkimit kanë arrestuar A.B. (30) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e 10 muaj për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”. Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent./Telegrafi/

Lexo më Shumë