Një fabrikë për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm Policia sqaron se në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe se zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve. Njoftimi i policisë: Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Author: Hamdi Kumanova
Një delegacioni i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla sot do të qëndrojë për vizitë pune zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Siç njoftoi MPB, për delegacionin e Kosovës do të organizohet pritje zyrtare në ambientet e MPB-së. Pastaj është paraparë takim pune të dy delegacioneve, pas së cilës do të vijojnë deklaratat për media.
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një grua është përballur me dhunë nga djali i saj, 20-vjeçar, me të cilin qe një kohë ka probleme. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ka ndodhur…
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto raste jo rrallëherë ndodhin në hapësira publike, kafeteri, qendra të ndryshme e madje edhe në vendet e punës. Mbrëmë u raporua për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në një biznes në Prishtinë, ku dy punëtore e raportuan shefin. Media ka mësuar se personi që përfundoi në ndalim policor, nën dyshimet për ngacmim seksual është Besnik Krasniqi (rreth 45-vjeçar). Viktima janë dy vajza, njëra e moshës 26 e tjetra 24 vjeç, të cilat e kanë denoncuar rastin…
Ish-luftëtari, Adnan Hyseni, u mor shumë me humanizëm dhe u ndihmoi atyre që kanë nevojë, por sot kur këtij i duhet ndihma e të tjerëve, një pjesë, sikur e kanë harruar. Ai ka treguar momente të vështira të jetës së tij, ku për shkak të mungesës së parave ka mbetur pa ngrënë dy ditë të tëra. Hyseni pas humbjes se vëllait, ish luftëtarit të UCK-së i është rënduar edhe gjendja shëndetësore ndërkohë që ajo ekonomike është në pikën zero. “Një ditë e ftova një shok, një Fatlumi i Drenicës. Kisha duru dy ditë edhe i kërkova ndihmë 20 euro. I…
Sot mbahet seanca gjyqësore ku pritet vendimi lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë. Muaj më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva. Dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9. Por, Gjykata e Apelit kishte kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë. Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte…
Drejtuesi i “Projektit 2025” në Fondacionin Heritage, ku parashtrohej vizioni për një reformim të plotë të qeverisë federale, ka dhënë dorëheqjen, informoi fondacioni konservator të enjten. Në një deklaratë të presidentit të Fondacionit Heritage, Kevin Roberts, thuhet se largimi i zotit Paul Dans vjen pasi projekti “përmbushi pikërisht atë çfarë synoi: të mblidhte së bashku mbi 110 organizatat kryesore konservatore, për të krijuar një vizion të unifikuar konservator, të motivuar për t’ia pakësuar pushtetin shtetit të pazgjedhur administrativ dhe për t’ia rikthyer atë popullit”. Ky lajm erdhi pasi kandidati republikan për president Donald Trump është distancuar gjithnjë e më shumë…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata me zjarrin masiv në Shëngjin ka shënuar përmirësim, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale. Sipas tyre pas ndërhyrjes edhe të dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia tashmë është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset në zonë. Ministria bëri me dije po ashtu se ndërhyrja nga ajri do të fillojë sërish mëngjesin e nesërm për të izoluar dhe shuar përfundimisht flakët. Gjithashtu bëhet me dije se është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë të Vlorës si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër…
Milorad Dodik është gjithnjë e më i izoluar dhe është gjithnjë e më e vështirë të marrësh para, kjo është një pjesë e shkurtër e dëshmisë së Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në seancën dëgjimore para Nënkomitetit për Çështjet Evropiane. të Senatit Amerikan. I pyetur nga senatori Jeanne Shaheen, O’Brien tha se nuk është e vërtetë që veprimet amerikane kundër Dodikut nuk kanë rezultate dhe se asgjë nuk është bërë për ta penguar atë të rrezikojë Dejtonin. “Vështirësia në Bosnje është se Dejtoni ishte vërtet një armëpushim midis tre fraksioneve, secila prej të cilave…
Nënpresidentja Kamala Harris tha të martën në një stadium të mbushur plot dhe të zhurmshëm në Xhorxhia, se muajt e ardhshëm do të ishin një betejë serioze dhe pranoi se demokratët ishin në këto momente të dobëtit, por e siguroi turmën se do të fitonin në nëntor. “Kemi një betejë përpara nesh”, tha kandidatja e mundshme për presidente. “Ritmi në këtë garë po ndryshon. Dhe ka shenja se Donald Trump-i po e ndjen këtë”. Pak më shumë se një javë më parë, Xhorxhia dukej se po dilte nga kontrolli i demokratëve: ekipi elektoral i Presidentit Joe Biden u zotua të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t`i presë sot në takim liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Të gjitha partitë e ftuara në takim e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. “Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 5 (2) të Ligjit Nr. 089L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës…
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se qytetarët nuk do të mund t’i marrin paratë nga masa “TVSH-ja ime”, pa kaluar rishikimi i buxhetit në Kuvend, përcjell TV21. Ajo thotë se në buxhetin aktual nuk janë paraparë mjete financiare për këtë masë. “Nuk ka nisur pagesa e “TVSH-ja ime”. Ky informacion është transmetuar gabimisht. Pagesa do të fillojë pas rishikimit të Buxhetit. Mjetet që ishin planifikuar në Buxhetin e vitit 2024 nga udhëheqësia e mëparshme për pagesën e “TVSH-ja ime”, kryesisht janë shpenzuar ose thënë ndryshe nuk janë planifikuar mjete të mjaftueshme për këto pagesa për…

