Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (MO), përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po e çojnë vendin 24 vite pas, në kohën e para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sot e pa i gjithë opinioni se kush janë skenaristët e destabilizimit dhe kush dëshiron tensione” thuhet në reagimin me shkrim të Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk
Data 08.10.2026
Aktuale
- LSDM ngre alarmin për buxhetin: “250 milionë euro borxh i ri për të mbuluar arkën”
- Nëna e gjyqtarit Ristov për 350 mijë eurot: “I kursyem gjithë jetën, ishin siguria jonë për pleqëri”
- Bllokohet deponia “Krasta”, mbeturinat e Kumanovës dërgohen në dy komuna tjera
- Ulen ndjeshëm çmimet e lokaleve afariste, por shiten më shumë metra katrorë
- BDI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon precedent të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe sigurinë juridike
- Infeksionet: Një faktor i rëndësishëm në rritjen e rasteve të kancerit në botë
- Gazetarja e famshme amerikane ndjek revoltën e qytetarëve dhe shpërndan pamjet e News24: Protesta është e gjallë në ditën e 130-të
- Ali Ahmetit i vdes berberi: Më shumë se 25 vite u përkujdes për mua, sot humba një mik



