Zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski duke duke komentuar mungesën e flamurit të Maqedonisë në fotografinë e përbashkët të Radevit dhe Siljanovska-Davkovës, tha se nikoqiri nuk është i civilizuar dhe se më të mjerë janë siç tha ai shërbëtorët në vend, shkruan Alsat. “Me sa duket nikoqiri nuk është i civilizuar dhe jo i denjë. Për këtë lirisht le të dërgojnë notë proteste. Më të mjerë se ata janë vetëm shërbëtorët tanë në shtëpi, të cilët nënshkruan se populli maqedonas dhe bullgar kanë një histori të përbashkët, gjë që nuk kanë, të njëjtët që nënshkruan se gjuha maqedonase është një formë dialektore e…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, Blerim Bexhetin deputet i “Fronti Evropian” dhe ish-kryetar i komunes së Sarajit, se ka larguar nga puna 28 mësimdhënës, nga shkollat e Sarajit. Statusin e plotë të deputetes Saranda Imeri mund ta lexoni më poshtë. Gajret Blerim! A u lodhe? Me Balancer a pa Balancer Rreth 28 mësuesve të shkollave fillore që gravitojnë në komunën e Sarajit, u janë ndërprerë kontratat e punës dhe i kanë larguar pa asnjë sqarim konkret. Mes tyre janë e dy arsimtarë të shkollës fillore “Bedri Tahiri” të fshatit Sfillare,Ibe Palikuqa-Bojanë,gjithashtu vendim për largim nga puna ka marrë edhe…
-Nuk ka ndërhyrje politike dhe partiake, tha rektori i UNT-së, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21. Akademiku Zeqiri tha se për interesat e Universitetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilin. “Aspak nuk ka përzierje të politikës në Universitetin “Nënë Tereza”. Ju e dini se unë jam A-politik. Deri më 2013 kam qenë në parti, kam dhënë dorëheqje nga Parlamenti dhe nuk jam njeri i partisë, nuk kam angazhim orientues as politik, as partiak. Unë për interesin e Universitetit “Nënë Tereza” bashkëpunoj me çdokënd, bashkëpunoj me çdo opsion partiak dhe politik, për ta ngritur institucionin”, pohoi Zeqiri.
Shpërdorime me paga dhe shtesa në objektet shëndetësore janë konstatuar vite më parë, por askush nuk ka reaguar. Dhe tani me kontrollet e jashtëzakonshme i kemi përcaktuar situata të tilla. Kështu tha dje në TV Sitel, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili tha se muajt e parë pasi është në krye të këtij institucioni i kalon në takime me menaxhmentin e institucioneve shëndetësore, por edhe me të gjithë palët e interesuara në sektorin e shëndetësisë, si dhe se është krijuar një situatë e borxheve të mëdha dhe keqpërdorimeve, transmeton Portalb.mk. “Një drejtor ka shfrytëzuar shpenzime të…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës, raporton MIA, transmeton Portalb.mk. Sot në pyetjet e gazetarëve, Taravari ka treguar se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës. “Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun…
MPB njoftoi se me datë 18.09.2024 në orën 22:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, u raportua një aksident trafiku në rrugën rajonale të fshatit Sllupçan dhe Pikës Kufitare të Bellanocës. Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë “Honda” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga R.A. (20) nga fshati Sllupçan, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.M. (46) nga fshati Likovë, dhe një automjet “Skoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.R. (40) nga fshati Sllupçan. Motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në…
SPB Tetovë njofton se dje (18.09.2024) në ora 14:40 në DPB Gostivar, një 31-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 760 euro. Sipas raportimit, rreth orës 09:00 personi ka telefonuar përmes një rrjeti social dhe është prezantuar si R.M. nga Republika e Serbisë, i cili punonte në një organizatë humanitare. “Sipas raportit, personi ka parë apelin për ndihmë për trajtimin e tij jashtë vendit dhe ka dashur të ndihmojë duke dhuruar një shumë më të madhe, por fillimisht është dashur të bëjë pagesën prej 760 euro sepse kështu ka qenë procedura”. “Gjithashtu, sipas…
Nesër në ora 10:00 në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi. I dyshuari i parë, Ljupço Palevski-Pallço, nesër për herë të parë pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi njëzet ditë më parë, në seancën e parë, në mungesë të tij, gjyqtari Ivica Stefanovski vetëm mori vendim për bashkimin e procedurës për të dhe katër bashkëkryesit e tjerë të veprës. Përveç Palevskit i cili është i dyshuari kryesor, si bashkëkryerës të veprës penale dyshohen edhe Vllatko Keshishov nga Shtipi, Velibor Manev dhe…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të familjes. “Më datë 18.09.2024 në ora 15:00, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.B(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 65-vjeçar se rreth orës 12:45, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve, i ka kërcënuar duke kërkuar para, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe i ka…
Hamdi Nuhiju Zakonisht në kampanja zgjedhore, në vendet e posaçme për reklama kemi mundësi me lexu nëntekstin e porosive politike me titull:” Shes mjegull”. Fonti i shkronjave dallon, porositësi nuk është i njëjtë, por përmbajtja është petulla fejese! A do të mund t`i paramendonim fejesat pa petullat e nxehta?! Lexova në një kontratë e përkthyer prej gjuhës angeleze e cila tingëllonte çuditshëm por saktë: shes mjegull! Ajo që është e cuditshme ka të bëjë me cmimin, masën dhe sasinë e mjegullës?! Në secilin skaj të kafiterive dëgjojmë rrëfime të ndryshme jetësore nga njerëz që janë të prirur për të shitur…
Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (MO), përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po…
Një pensionist 78-vjeçar nga Obleshev e Kocanit, ka ndërruar jetë një javë pasi u shtrua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pas infektimit nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky është rasti i parë vdekjeprurës nga kjo sëmundje në vend, dhe i katërti i regjistruar. Sipas informacionit nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), simptomat e para te pacienti filluan më 9 shtator, me humbje apetite, dobësi dhe temperaturë të ngritur deri në 39°C. “Për shkak të shqetësimit, agresivitetit, afazisë dhe humbjes së vetëdijes, pacienti më 10 shtator u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkupit, ku iu nënshtruan procedurave…

