Hamdi Nuhiju
Zakonisht në kampanja zgjedhore, në vendet e posaçme për reklama kemi mundësi me lexu nëntekstin e porosive politike me titull:” Shes mjegull”. Fonti i shkronjave dallon, porositësi nuk është i njëjtë, por përmbajtja është petulla fejese! A do të mund t`i paramendonim fejesat pa petullat e nxehta?!
Lexova në një kontratë e përkthyer prej gjuhës angeleze e cila tingëllonte çuditshëm por saktë: shes mjegull!
Ajo që është e cuditshme ka të bëjë me cmimin, masën dhe sasinë e mjegullës?! Në secilin skaj të kafiterive dëgjojmë rrëfime të ndryshme jetësore nga njerëz që janë të prirur për të shitur mjegull. Në realitet, mjegulla duket si një rrëfim i bukur dhe i pranueshëm me asgjë të vërtetë brenda ! Tonet janë serioze, ndoshta të tipit të Akademisë së Shkencave. Ndiqet një rregull i caktuar komunikimi dhe porosia përcillet përmes kanaleve të definuara paraprakisht.
Dikush kanalet e komunikimit i quajti me një emër pezhorativ: kanalizim. Dhe hiqja pikën nëse mundësh.
Ndez televizorin për të dëgjuar lajmet e mbrëmjes që nisin me kryetemën e ditës: shes mjegull!