Author: Hamdi Kumanova

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka kërkuar që deputeti i Vetëvendosjes (VV), Arbër Rexhaj, të përballet me të në Gjykatë. Në postimin e tij, Ramadani ka kritikuar ashpër Rexhajn dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke i akuzuar për paaftësi. “Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon! Kam përshtypjen se idiotë të dobishëm po lulëzojnë anekënd,” ka shkruar Ramadani, duke ironizuar për njohuritë e Rexhajt mbi çështjet e sigurisë. “Ani shihja formulimet: ‘Prej kur ishte shkarkuar nga AKI-a po duket shumë dorëshlirë me ‘informacionet nga…

Lexo më Shumë

Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e sigurisë në territorin e SPB-së në Shkup, përmes prezencës parandaluese të policisë. Gjatë kësaj periudhe një person është arrestuar për vjedhje sipas nenit 237 të Kodit Penal, është kryer kontroll i qarkullimit rrugor, janë sanksionuar 13 drejtues mjetesh, 10 automjete janë kapur nga mjeti special “merimangë”… Prezenca e shtuar e policisë vijon edhe në ditët në vijim, njofton MPB.

Lexo më Shumë

Me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore do të bëjmë gjithçka që të ndërpriten tenderët e dyshimtë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen ta bëjnë Ndërmarrja Publike në bashkëpunim me rrugët e Maqedonisë, theksoi zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Në paraqitjen e tij të mëngjesit në TV Sitel, Nikolloski shprehu dyshime për funksionimin e Komisionit të shkallës së dytë për ankesa të prokurimeve publike, duke theksuar se tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve disa vite me radhë në mënyrë të dyshimtë e fiton e njëjta kompani – Mirsad Komerc. “Para dy vitesh dola në një konferencë për shtyp dhe thashë…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një thirrje urgjente për veprim për të ndalur trendin në rritje të konsumit të alkoolit në Evropë, i cili është ndër më të lartat në botë. OBSH publikoi një raport mbi konsumimin e alkoolit në Evropë, duke zbuluar se ai çon në pothuajse 800,000 vdekje në vit, duke e bërë atë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në rajon. Çdo ditë, 2200 njerëz në Evropë vdesin nga shkaqe të lidhura me alkoolin, që përbën gati 9% të të gjitha vdekjeve në rajon. Konsumimi i alkoolit ndikon ndjeshëm në dhunën në familje, aksidentet dhe…

Lexo më Shumë

Sot dy të dyshuarit nga ana e prokurorisë për abuzimin e të miturës në fshatin Leminot në Maliq, Marsel Baçi dhe Selam Hyka priten të dalin në orën 13:00 para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë. Burime të siguruara nga grupi i hetimit thanë se 16 vjeçarja nga fshati Leminot kishte krijuar një grup në rrjetet sociale ku komunikonte me disa meshkuj, ndërkohë që i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni Marsel Baçi ka pranuar për grupin e hetimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16 vjeçaren, marrëdhënie kjo sipas tij, me dëshirën e vajzës që pak ditë…

Lexo më Shumë

“Finance Think” vlerëson se me rebalancin e Buxhetit ka projektim realist makroekonomik dhe se projektimi i të ardhurave të buxhetit korrespondon me lëvizjet ekonomike, por shpreh rritje të deficitit buxhetor për të cilin, thotë se nuk është befasi duke pasur parasysh premtimet politike në periudhën e zgjedhjeve. Nga “Finance Think” vlerësojnë se zgjerimi i deficitit buxhetor është tërheqje e plotë nga rruga e konsolodimit fiskal, e cila edhe pse ishte e pakënaqshme, ka filluar pas vitit të pandemisë 2020. “Megjithatë, zgjerimi i deficitit buxhetor nuk është dhe nuk duhet të trajtohet si befasi. Premtimet politike në periudhën para zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Doganierët nga vendkalimi kufitar Tabanoc kanë parandaluar tentimin për nxjerrje të kundërligjshme të 6800 eurove, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri kanë zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara. “Personi është shtetas i Maqedonisë dhe i pyetur nga doganieri nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë. Gjatë kontrollit në çantën e dorës së pasagjerit iu gjetën 8800 euro, për të cilat personi nuk dispononte asnjë dokument të origjinës”. “Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 2000 euro, shumë që mund të nxirret pa raportim, ndërsa 6800 euro të mbetura…

Lexo më Shumë

Tërmet me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe magnitudës lokale të Rihterit 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm nga Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Epiqendra e tërmetit është në zonën Dellçevë – Berovë, 123 kilometra në juglindje të Shkupit. Siç njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 08:46 dhe është ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë. Tërmeti i dytë kishte magnitudë më të dobët prej 2.1 ballë shtatë minuta më vonë me një epiqendër në të njëjtin vend dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Lexo më Shumë

Ekipi i MPB – Departamenti i policisë kriminale dhe Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, dje deri në fund të orarit të punës, 19:00, kanë qenë në hapësirat e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”, nga ku kanë konfiskuar dy telefona nga një i punësuar në Akademi, transmeton Portalb.mk. “Në kuadër të një rasti kundër një gjyqtari suprem, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke analizuar telefonin e të dyshuarit, ka gjetur informacione që tregojnë për kryerjen e mundshme të një vepre…

Lexo më Shumë

Xhezai Shaqiri, i njohur si komandat Hoxha rrëfën kohën dhe momentet kur Ali Ahmeti punonte kundër PDK-së dhe idesë së federalizmit të Maqedonisë, përcjell agjencia e lajmeve INA. “Partia Demokratike Kombëtare (PDK), ku unë isha deputet i vetëm në periudhën kohore 2002-2006 në programin e saj kishte federalizimit. Këtë federalizim sot Ali Ahmeti e kërkon nga pozicioni i opozitës, e derisa ishte në pozitë e sulmoi dhe shpartalloi PDK-në. Më kujtohet në atë kohë Ali Ahmeti fshehurazi dhe në mënyrë tinëzare kishte realizuar takime me secilin anëtarë ë PDK-së , duke filluar prej kryetarit Kastriot Haxhirexha, sekretarit Xhevat Ademi, Fadil…

Lexo më Shumë

“Mali i Zi është në shumë mënyra një Ukrainë e vogël ose ballkanike. Në disa segmente të ngjashme me Bjellorusinë. Megjithatë, ne jemi nën radarin e publikut evropian, madje edhe të Kroacisë, e cila është fqinji ynë i parë dhe që ka komunitetin e saj pakicë në Mal të Zi”, theksoi shkrimtari malazez i vlerësuar me çmime, kryetar i Shoqatës malazeze të Shkrimtarëve të Pavarur, Milorad Popoviq, në një intervistë për Jutarnji List, përcjell INA. Sipas tij, nacionalizmi serbomadh është bërë aq i shfrenuar në Mal të Zi sa ka humbur çdo ndjenjë normaliteti. Ky regjim në Mal të Zi…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup me ekspozitë dhe shfaqje filmash shënohet 61 vjetori i tërmetit katastrofik që ndodhi më 26 korrik 1963, ku humbën jetën 1070 persona dhe u plagosën 3000 të tjerë, transmeton Portalb.mk. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sonte në ora 20:30 do të hapet ekspozita “Institucionet kulturore në Shkup pas tërmetit të vitit 1963”. Autore e ekspozitës është Zoja Bogdanovska, këshilltare kuratoriale historiane në Muze. Në Kinotekën e Maqedonisë sonte do të shfaqen filma të shkurtër kushtuar tërmetit të Shkupit. Shfaqjet fillojnë në ora 20:30, ndërsa do të shfaqen pesë filma të shkurtër, “Shkollat ​​dhe Universiteti në fatkeqësinë e Shkupit”, “Letër nga…

Lexo më Shumë