Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar sot për rastin e tabelës që u vendos dje në Bllacë, në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe.
“Edhe në këtë rast është një tendencë për destabilizim. VLEN e mbuloj turpin e BDI-së. Ajo tabelë është vendosur aty në bazë të atyre dy kilometrave që u stërzgjatën atje, në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rrustemi. Mirëpo, ne reaguam në mënyrë institucionale dhe brenda natës u përmirësua gabimi që e kanë bërë ata që kanë bërë me vite të tëra gabime të tilla, të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të destabilizuar situatën politike. Përveq se e ka bërë ndërmarrja që e ka bërë rrugën, e ka bërë edhe ndërmarrja që e ka fituar tenderin e sinjalistikës, që është e afërt me BDI-në. Edhe kjo ishte një tendencë e kotë, e dështuar për destabilizim. Sot me reagimin e Qeverisë aty është rikthyer tabela ashtu siç duhet të jetë, në bazë të ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Mexhiti.