Author: Hamdi Kumanova

Nuk ka garanci që në zgjedhjet e reja të ardhshme, në vend që të zgjidhet një parti e organizuar politike shqiptare si partner koalicioni në pushtet, do të krijohet koalicion me individë, thotë lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, duke kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski për marrjen e të drejtës për të formuar qeveri me, siç tha, humbës nga blloku shqiptar, transmeton Portalb.mk. Deklarata e Selës është para fillimit të Kryesisë qendrore, e cila mbahet në Gostivar, dhe siç njofton MIA, temë e takimit do të jetë ideja e “Frontit Evropian” për rregullimin e ri të rendit kushtetues të shteti.…

Lexo më Shumë

Avokati Arianit Koci, i cili është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për tërheqjen e trupit të të ndjerit nga Serbia, ka bërë të ditur se ka hyrë në territorin serb. Koci në një prononcim për gazetën online Reporteri.net ka bërë të ditur se ka gjetur vendin ku ndodhet kufoma e të ndjerit. “E kam gjetur vendin ku eshte kufoma e te ndjerit Faton! Me shume nuk mund te ndaj informata me publikun”, ka thënë Koci për Reporteri.net. Avokati Arianit Koci të martën për gazetën online Reporteri.net ka bërë të ditur është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për tërheqjen…

Lexo më Shumë

Institucionet po tregojnë gatishmëri për të vepruar në mënyrë efikase dhe për të sjellë drejtësi, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo politike. VLEN e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave dhe vendimin e Qeverisë për të hequr dy licencat e para për kazinotë që nuk e kanë respektuar ligjin. Njëkohësisht, kërkesa për interpretim autentik që kemi dorëzuar në Kuvend, si pjesë e Planit të VLEN për t’u marrë me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, do të mundësojë mbylljen e kazinove online dhe do të krijojë parakushte ligjore për përgjegjësinë e të gjithë ish-zyrtarëve që me vendime të…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (24.07.2024) në ora 16:15 në Manastir, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Manastir, u privua nga liria N.R (23) “Ai dyshohet se rreth orës 15:30 ka hyrë në oborrin e S.B (74) nga Manastiri dhe i ka marrë me dhunë bizhuteritë personale”. “Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 gusht do të vizitojnë së bashku Manastirin Prokhor Pçinski për të shënuar 80 vjetorin e mbajtjes së seancës së parë të ASNOM-it. Parashihet që kryetarja Siljanovska fillimisht të vizitojë Qendrën Përkujtimore të ASNOM-it në Pelincë, ku do të mbajë fjalimin e saj, e më pas të udhëtojë në manastirin e Shën. Prohor Pçinski, ku është planifikuar të përkulet para pllakës përkujtimore të ASNOM-it. Kryeministri Hristijan Mickoski do ta udhëheqë delegacionin qeveritar në Meçkin Kamen, ku do të përkujtohet 121-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Në Shkup, Dita e…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut gjatë një kontrolli të një valixheje të një pasagjeri ka kapur një sasi të orëve me vlerë që kapin një vlerë prej 240.862,00 denarëve. Orët e dorës u gjetën në valixhet e një shtetasi i Maqedonisë së Veriut, që po vinte nga një fluturim nga Australia. “Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit u gjetën ora të padeklaruara: një orë dore Rado dhe shtatë orë dore Elite. Ndaj pasagjerit është ngritur kallëzim…

Lexo më Shumë

Në orët e paradites së djeshme në Florida ka vdekur Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës. Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj. Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare. Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime shumë kosovarë. Në mesin e tyre edhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit. Edhe shef i Marrëdhënieve me Qeverinë Prishtinë/Tiranë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur – ICMP, Luigj…

Lexo më Shumë

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët. Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Rudicë të Klinës, ku një 41-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës nga familjarët e saj, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Lidhur me rastin, Policia është njoftuar nga spitali dhe…

Lexo më Shumë

Profesori i njohur, Astrit Iseni nga Kumanova sot ka pranuar detyrën si Zv/ministër i punëve të brendahme. “Jam i nderuar t’iu njoftoj se sot pranova detyrën e re si Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, i propozuar nga koalicioni VLEN. Zotohem se do të punoj me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Misioni im është të punoj me përgjegjësi të plotë, duke përdorur një qasje moderne, profesionale dhe transparente. Objektivat e mija brenda kompetencave të përshkruara do të jenë të sigurohet sundimi i ligjit, të garantohet rendi dhe siguria publike, mbrojtja e jetës dhe pronës,…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër J.R. (44) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “torturim i kafshëve”. Më datë 07.03.2024, i pandehuri ka hedhur macen e tij nga kati i gjashtë i një pallati banesor dhe e ka mbytur atë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit janë konstatuar mbetje të maceve të ngordhura.

Lexo më Shumë

Zjarr i madh në deponinë përgjatë rrugës që të çon për në fshatin Grushinë. Aty shihen disa njerëz dhe zjarrëfikësit që po tentojnë ta shuajnë zjarrin. Por edhe sot, kur TV21 doli në terren për ta parë gjendjen, nga deponia ende dilte tym. Kjo deponi që është duke u djegur gjendet menjëherë pasi e kalon Haraçinën. Me disa banorë kalimtarë të cilët biseduam na informuan se prej mbrëmë rreth orës 20 ka filluar zjarri. Ndonëse asnjë prej kalimtarëve nuk pranoi të flasë para kamerës, në bisedë prapa objektivit ankohen se nuk mund të jetojnë nga tymi dhe era që kundërmon.…

Lexo më Shumë

Qeveria ka njoftuar se është shkakruar Filip Andov, nga drejtor i Burgut të Shutkës, transmeton TV21. Në seancën e njëjtë, është emëruar pasardhësi i tij. Drejtor i Burgut do të jetë Boban Utkovski. “Pas konstatimit të parregullsive në Burgun e Shkupit – Shutkë, është shkarkuar drejtori i burgut, Filip Andov”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më Shumë