Në Sallën e kristaltë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua me vlerë prej 26,4 milionë euro ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO. Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, mjetet nga huaja janë paraparë për përforcimin e rrjetit transmetues të SHA MEPSO.
Author: Hamdi Kumanova
Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Vërehet intensitet më i madh i komunikacionit edhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe në Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në shtet, njoftoi LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së…
Arrestohet një shtetas shqiptar, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin. Më datë 22.07.2024, është arrestuar shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Devoll. Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor…
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka folur për propozimin e BDI-së për ndarjen e shtetit në rajone, sipas modelit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës. Kasami tha se BDI këto tema është dashur t’i hap kur ka qenë pjesë e pushtetit, e jo sa është në opozitë. Ai gjithashtu tha se BDI nuk e ka vazhduar procesin e decentralizimit gjatë viteve sa ka qenë në qeveri, njofton Telegrafi Maqedoni. “Është ironi në vetvete – BDI 20 vite ishte në pushtet dhe lëre që nuk foli për rajonizim, por nuk bëri as hapin më të vogël për decentralizim. E dijmë…
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se kandidatët e tyre për pozicionet e zëvendës-ministrit në Qeverinë e re kanë kaluar të gjitha filtrat dhe tani ndodhen para deputetëve për miratim. Nga VLEN theksojnë e “këta kandidatë përfaqësojnë vlerat më të larta të dinjitetit, profesionalizmit dhe shpresës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”. “Me një biografi të provuar të integritetit dhe përkushtimit ndaj shërbimit publik, dhe pa asnjë njollë korruptive, kandidatët tanë janë të përgatitur për të sjellë ndryshime të prekshme dhe pozitive”. “Në një kohë kur krimi, korrupsioni, bixhozi dhe sjelljet devijante kërcënojnë shoqërinë tonë, ne besojmë…
Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ambasadori rus duhet të ndalohet, shërbimet e inteligjencës serbe duhet t’i nënshtrohen Perëndimit dhe Ukrainës duhet t’i jepet municion dhe armë. Po ashtu, ata kanë theksuar se duhet të njihet shteti i Kosovës. Sipas opozitës, kjo është politika që e çon Serbinë në të ardhmen. Kjo politikë duhet të jetë si më poshtë: * vendosja e sanksioneve kundër Rusisë në të njëjtën mënyrë si BE-ja dhe të gjithë anëtarët e saj; *…
Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i bashkëshortit, të hënën në Malishevë. Policia bënë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka shkuar te familja e saj. Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 11-të, ku duhet të votohen zëvendësministrat në Qeveri, me çka do të kompletohet plotësisht ekipi qeveritar. Seanca është caktuar për në orën 11:00 dhe në rendin e ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore – leximi i parë, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë në institucionet dhe spitalet publike shëndetësore, si dhe verifikimi i mandatit të një deputeti në Kuvend. Kryeministri e dorëzoi propozimin për zëvendësministrat në Kuvend javën e kaluar. Për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes propozohet Elfet Ismaili. Ismaili është ekonomist i diplomuar. Përvojën e tij të…
Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar nga Kosova në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe gra, e ku vlera totale e këtyre produkteve të eksportuara ka kapur vlerën në 9.2 milionë euro. Gjithashtu edhe gjatë vitit 2022 produktet e njëjta kanë qenë vendin e dytë sa i përket eksportit në Kosovës në këtë shtet më rreth 7,6 milionë euro. Po ashtu edhe në vitin 2021 artikuj të veshjeve për burra dhe gra kanë zëne vendin e dytë për nga vlera e eksportit më këtë shtet me rreth 4,2 milionë euro. Sipas…
Shkruan: Naser Pajaziti Shumë vite më parë shumë pak kolegë nëpër media mbanim frymën e debatit për shqyrtimin e modeleve të tjera të riformatimit brendaterritorial të Maqedonisë si kantonizim, federalizim apo modele tjera, për shkak të prerjes skandaloze të hartës së komunave, politikanët e pushteti të deridjeshëm, gjegjësisht BDI-së na patën hyp në kokë dhe na quanin të rrezikshëm në koluaret diplomatike por edhe brenda oborrit shtetëror. “Onie tiranski radikalisti” ishte fjala për ne gazetarët që vinim nga Tirana, ku kishim studjuar. Atëkohë ekipi i BDI me në krye Musa Xhaferin dhe disa figura tjera bashkë me profesorët e LSDM…
Të paktën 50 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dheut në jug të Etiopisë. Autoriteti lokal njoftoi se kërkimi për të mbijetuarit po “vazhdonte fuqishëm”, por shtoi se “numri i të vdekurve mund të rritet”. Katastrofa erdhi pas reshjeve të dendura të shiut në një zonë të thellë malore të zonës së Gofës. Meskir Mitku, administratori i përgjithshëm i zonës së Gofës, tha se mes viktimave ishin gra, fëmijë dhe oficerë policie. Gofa është pjesë e shtetit rajonal të Etiopisë Jugore dhe ndodhet rreth 320 km (199 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Addis Ababa. Etiopia e Jugut është ndër zonat…
Një vajzë raportohet se është zhdukur në fshatin Treboviq të Pejës. Rasti u paraqit në polici nga axha i vajzës. “Fsh. Treboviq, Pejë 21.07.2024 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e vëllait të tij (me aftësi të kufizuara) ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim. Policia shton më tej se rasti është duke u hetuar.

