Author: Hamdi Kumanova

Skandale të shumta kanë ndodhur në kufirin me Kosovën, ku me urdhër të kryeshefit Naim Ramuka, njerëzit kalojnë lirshëm, pa kontroll dhe pa regjistrime, siç ishte rasti me dasmat e Gashit, akuzojnë nga LSDM. “Pasi që Toshkovski nuk i mbuloi skandalet, në vend që të kërkonte përgjegjësi nga Ramuka, i cili dha urdhra, të gjithë fajin ua hidhte policëve që punojnë në pikën kufitare, edhe pse ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Me metodat e njohura të OBRM-PDUKM-së dënohen njerëz të pafajshëm dhe të ndershëm, të cilët e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe mbrohet personi i vërtetë i…

Lexo më Shumë

Në fillim të gushtit, ligjvënës nga të paktën gjashtë vende në Evropë dhe Amerikën e Jugut u vunë nën presion të paprecedent diplomatik nga qeveria kineze për të anuluar udhëtimin në Tajvan për Samitin e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), i cili është një forum joformal ndërkombëtar. IPAC është organizatë që bashkon 250 deputet nga 35 shtete, të cilët janë të shqetësuar për qëndrimin e butë të demokracive perëndimore ndaj regjimit autoritar në Kinë.  Duke cituar deklaratat e deputetëve nga Bolivia, Kolumbia, Sllovakia, Bosna Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, është evidentuar se deputetët morën mesazhe, thirrje dhe kërkesa urgjente për…

Lexo më Shumë

Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. “Njësia policore me vendim të prokurorit ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, thotë se do të dorëzojnë iniciativë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kundër Venko Filipçes, për të cilin thonë se e ka fshehur pasurinë. “Venko Filipçe vazhdon të hesht para fakteve. Faktet flasin se Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë ka fshehur pasuri. Pronën që ka pasur si ministër e ka deklaruar si deputet këtë vit. Çfarë raportoi Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë? Së pari, një shtëpi prej 464 metrash katrorë e ndërtuar në vitin 2017. Së dyti, një apartament 130 metra katrorë që e ka marrë me dhuratë në vitin 2016. Së…

Lexo më Shumë

Për vetëm dy muaj qeveria solli 4 investime të huaja dhe mbi 1500 vende të reja pune. Investimin e parë kryeministri Mickoski e promovoi vetëm një ditë pas formimit të Qeverisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e turbinave me erë në shtet me kapacitet deri në 400 MW nga “Alkazar Enerxhi” me vlerë prej 500 milionë dollarë. Ky investim do të realizohet në komunat e Radovishit, Shtipit dhe Karbincit dhe do të vendosen 55 turbina me erë dhe do të hapen 630 vende të reja pune, të cilat do t’u sigurojnë energji elektrike 100.000 qytetarëve. Investimi i dytë është ai…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Bashkimi Evropian duhet t’i japë dorën Maqedonisë, nëse jo, do ta bëjnë Kina dhe Rusia. Tajani, i cili dje vizitoi vendin dhe pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se Italia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut dhe se po punojnë për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE, transmeton Portalb.mk. “Vizita ime këtu nuk është vetëm formale, por është një mesazh i qartë i mbështetjes që ne u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Nuk më pëlqen fjala zgjerim, këto janë vende…

Lexo më Shumë

VLEN përmes një komunikate akuzon BDI-në për abuzim dhe manipulim politik me të vetmin qëllim që të ruaj pushtetin. “Koalicioni VLEN, si forca e re dhe shpresa e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, shpall me vendosmëri fundin e një epoke të gjatë abuzimi dhe manipulimi politik, të cilën për 22 vjet BDI e ka përdorur për të ruajtur pushtetin. Kjo parti, përmes mashtrimeve dhe propagandës, ka krijuar një sistem të deformuar që ka dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe ka penguar përparimin e tyre. Është koha për ndryshime rrënjësore, për drejtësi dhe përfaqësim të drejtë”, njoftojnë nga VLEN. Sipas VLEN BDI-ja…

Lexo më Shumë

Për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale “tentim vrasje”, Prokuroria Themelore Publike Kavadar ngriti hetim kundër një gruaje 32 vjeçare Siç informon sot Prokuroria Publike, dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë një dhune familjare, e dyshuara ka tentuar ta privojë nga jeta nënën e saj. Derisa viktima flinte në dhomën e përbashkët, e dyshuara e cila një kohë të gjatë është kërcënuar se do ta kryejë veprën, e ka goditur nënën e saj me një send të fortë në kokë (çekiç). Dëshmitar i ngjarjes ishte babai i të dyshuarës i cili e ka mbajtur dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po përgatitet më së voni deri në vitin 2050 ta heq përdorimin e thëngjillit për nevojat e saj energjetike dhe të respektojë afatet e BE-së për tranzicion në burimet e ripërtëritshme të energjisë, tha dje nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në një panel në Uashington. “Ekonomia e jonë duhet të tranzitojë nga përdorimi i thëngjillit deri në vitin 2050”, deklaroi ai në panelin në kuadër të Konferencës për siguri energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Këshilli atlantik në Uashington. Sipas tij, Qeveria po ashtu…

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje ka ndodhur aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku 40-vjeçari Shkëlzen Lleshaj duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 40 vjeçari ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Fushë Arrëz/Informacion paraprak Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll.…

Lexo më Shumë

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika luftarake mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Nënpresidentja Harris, 59 vjeçe, kritikoi synimin e Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla, transmeton . “Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh…

Lexo më Shumë

Edhe tetë vjet pas zbulimit se lajmet e rreme në favor të kandidatit të atëhershëm presidencialDonald Trumpjanë prodhuar në mënyrë digjitale në Veles të Maqedonisë së Veriut, kjo “fabrikë” për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është ende aktive. Përkundër faktit se në vitet e kaluara Facebooku ka fshirë dhe bllokuar shumë faqe që u zbuluan se shpërndanin lajme të rreme, Maqedonia e Veriut është akoma në krye të listës së vendeve që krijojnë faqe të rreme me qëllim të “fryrjes” së patriotizmit amerikan. Revista e njohur “Forbes”, në një sondazh të publikuar më 26 gusht të këtij viti, tregon se janë…

Lexo më Shumë