Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, publikoi dy rastet e para, nga gjithsej 5 rastet e keqpërdorimit të parave të shtetit, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur me ministrinë e bujqësisë e udhëhiqte Ljupço Nikollovski nga LSDM. Tripunovski tha se gjatë kësaj periudhe, persona të caktuar juridikë, edhe pas mosrespektimit të marrëveshjeve, kanë vazhduar të jenë shfrytëzues të parave të shtetit në formë subvencionesh. Ministri Tripunovski thotë se bëhet fjalë për dy subjekte juridike që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 765 mijë euro. Ministri tha se aktualisht po punohet në 5 raste, por vetëm për dy rastet që u publikuan sot, janë siguruar dëshmi të forta. Tripunovski ftoi institucionet kompetente të punojnë në zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. /Alsat.mk
Data 26.07.2026
Aktuale
- “Aeroporti i Kukësit s’ka funksionuar më shumë se 6 muaj”, Aktivisti Edison Lika: Tani është i mbushur me panele diellore! Premtimi për veriorët mori fund shumë shpejt
- “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh
- 16-vjeçari nga Kondova ndërron jetë papritur
- Dita e 57 e protestes, Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike
- “Ose bëni punën ose hidhni vulat”/ I moshuari thirrje drejtësisë: Niseni nga 17 firmat e Ramës që i vendosi fap fap
- “I kam atletet më të bukura se të Edi Ramës, ai i ble me paratë e krimit”/ Të moshuarit: Jemi flamingo, por na sheh me urrejtje sepse do ta çojmë në shtëpi
- “Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës”/ Revolta në Shqipëri në fokusin e programit më të ndjekur të CNN: Objektiv i protestave është Edi Rama
- Nesër grevë e doganierëve në Greqi, priten bllokime në pikat kufitare


