Është me të vërtetë shumë fat që ra shi për të shuar zjarret. Ndryshe, situata aktuale është katastrofike. Dy nga tre “air-traktorët” janë jashtë funksionit dhe njëkohësisht dy helikopterë policorë që janë të pajisur për shuarjen e zjarreve, thonë nga LSDM-ja.
“LSDM e dënon ashpër këtë situatë katastrofike e cila është rezultat i pakujdesisë dhe paaftësisë së qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM.
A është sërish fajtor LSDM që nuk i ka bërë servisin në kohë të “air rtraktorëve” dhe helikopterëve? Ky nuk është një lëshim i rastësishëm, por një tregues i qartë i qëndrimit ndaj krizës së zjarrit të OBRM-PDUKM-së.
Mbi 8% e territorit të vendit u dogj, dhe OBRM-PDUKM fokusohet në gënjeshtra, manipulime dhe politika në vend që të luftojë seriozisht krizën dhe të punojë”, thonë nga LSDM.