Donald Trump ka thënë se do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Nju Jork të premten. Kandidati republikan për president tha në një konferencë shtypi se dyshja do të takohen në pronën e tij Trump Tower. Takimi është vendosur të vazhdojë pavarësisht raporteve të mëparshme se ishte anuluar në mes të zemërimit në rritje nga republikanët, pasi Zelensky vizitoi më herët shtetin kyç amerikan të Pensilvanisë. Të enjten, Zelensky u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar “planin e tij të fitores”, i cili ai shpreson se…
Author: Hamdi Kumanova
Ramadani: Cenimi i sigurisë kombëtare në komunikimin Kusari-Radojiçiq është shumë i qartë Njohësi i çështjeve të sigurisë e ish-kryeshefi i AKI-së, ka komentuar deklarimin e shefes së grupit paralamentar të VV-së Mimoza Kusari, e cila duke u sqaruar për bisedën e saj me kryeterroristin Milan Radojiçiq, ka thënë se “ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiçiq për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë…”. Sipas Ramadanit tashmë është e qartë se me këtë bisedë Kusari e ka cënuar sigurinë…
Ideja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për krijimin e një “Shteti Bektashi” atje ka ngjallur debat të madh në opinionin publik në rajon. Ky propozim i Ramës ishte temë diskutimi edhe me panelistët në emisionin Rubikon. Këtë e vlerësoi historiani Pal Shtufi. Ai deklaroi se “ne kemi fobi ndaj ideve të reja”. “Ne e kemi një fat që Shqipëria e ka një kryeministër edhe artist për kah profesioni dhe ngritja e tij. Si artistë unë besoj që janë futuristë më të mirë se krejt ne të tjerët. Është dobësi e imja, unë besoj në artistë shumëm kanë një botë…
Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është aktivizuar paralajmërimi i hershëm për personat e zhdukur, Ambber Alert, me çka janë aktivizuar edhe mjetet për informimin e publikut. Në Bankomatët e një banke për herë të parë në vendin tonë u publikua fotografia e Mark Joris, 72 vjeçarit belg të humbur , për të cilin tashmë edhe MPB apelon për informacione rreth gjetjes së tij. “Ministria e Brendshme apelon qytetarët që nëse kanë informacion për shtetasin belg Mark Joris 72 vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më datë 18.09.2024 nga Interpoli i Brukselit dhe Ambasada e Belgjikës, të…
Qytetarët në vitin 2023 i janë drejtuar Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) për shkak të mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e informimit publik dhe mediave, ndërsa pastaj në punën dhe marrëdhëniet e punës dhe qasjen deri te të mirat materiale dhe shërbimet. KPMD në vitin 2023 ka punuar në gjuthsej 559 lëndë për mbrojtje nga diskriminimi nga të cilat 523 kanë qenë të haoura në vitin 2023 dhe 76 lëndë janë parashtruar nga viti paraprak 2022, me ç’rast ka vërtetuar 21 raste të llojit më të rëndë të diskriminimit. Kjo theksohet në Raportin e KPMD për vitin…
Për deponinë në Nikushtak, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi tha se janë në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave, përcjell TV21. Arifi tha se në këtë fazë janë që nga vitit 2018 pro siç bërë të ditur, tani deponia është rrethuar. “Procedura është në këtë fazë, prej 2018, për pritjen e ndërtimit të fabrikës jo për përfundimin se nuk e dimë se kur do të përfundojë dhe ne realisht si komuna, jo vetëm ajo e Likovës, jemi të bllokuar, neve nuk na lejohet dislokimi. U detyruam që në bazë të…
Me datë 25.09.2024 në ora 11:40 në Njësinë policore Kamnjan, personi B.J.(44) nga fshati Sellarcë e Epërme e Tetovës, ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në një shtëpi në ndërtim e sipër në të njëjtin fshat, pas një mosmarrëveshje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga personat Z.I.(58), EI.(32) dhe B.I.(57) të gjithë nga fshati Bogovinë e Tetovës, të cilët po ashtu punonin në atë shtëpi dhe njëri prej tyre gjatë sulmit ka përdorur një send metalik. Rasti është duke u zbardhur.
SPB Tetovë njofton se janë ndaluar pesë shtetas të Shqipërisë në Gostivar, për shkak se kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Me datë 25.09.2024, në ora 19:00-21:00, në rrugën ,,Bregu i Vardarit” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personin L.V. (24), I.S.(55), L.B.(62), V.B.(30) dhe D.B.(57) të gjithë nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata janë ndaluar në stacionin policor për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Ish drejtoresha e toksikologjisë Besija Iljazi hedh poshtë akuzat e Prokurorisë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas saj, akuzat për 17 punësimet në mënyrë të paligjshme janë të pabaza. Ajo pretendon se këta punonjës ajo i ka gjetur në vendet e tyre të punës dhe për këtë ekzistojnë dëshmi dhe kontrata punë për disa vite me radhë. “Dua të sqaroj, se nuk kam kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, pra nuk kam shkelur ligjin dhe në asnjë rast nuk kam përfituar përfitime materiale, duke marrë parasysh se me mjetet e paguara, kemi paguar vetëm punëtorët që kanë punuar me ndershmëri në…
Shqipëria po ecën përpara dhe kolegët nga Maqedonia e Veriut po përballen me pasojat e sjelljes së tyre, tha Borissov Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkruan Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, e cila është përfshirë në planin e zgjerimit dhe askush nuk mund të devijojë prej saj, tha lideri i GERB-it, Boyko Borissov, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme Kombëtare në Kuvendin e Bullgarisë. Borisov bëri thirrje për durim. “Na kërkohet durim. Të gjitha institucionet kanë reaguar. Nuk duhet të shfaqemi agresivë, sepse taktika e kolegëve tanë nga Maqedonia e Veriut është…
Presidenti i Bordit të Drejtorëve të rrjetit të marketeve të kozmetikës dhe gjësendeve tjera “DM” kroate, i pranishëm edhe në Maqedoni, Mirko Mrakužić (58) përfundoi në paraburgim për shkak se policia dyshon se ai sulmoi një të njohur 36-vjeçar me shkop bejsbolli. Sipas Jutarnji list, ngjarja ka ndodhur këtë fundjavë në Zagreb, më saktë të shtunën gjysmë ore pas mesnate. “Siç mësuam, ai e trembi burrin e tmerruar duke tundur një thikë kuzhine, më pas e rrahu, e kërcënoi me vdekje dhe i theu makinën rrugës, raporton Jutarnji list.(INA)
Aktualisht, 100.000 qytetarë maqedonas kanë marrë nënshtetësinë bullgare, që do të thotë se kanë vërtetuar rrënjët e tyre bullgare, shkruan Euractiv në një artikull lidhur me ndarjen e rrugës së pranimit të Shqipërisë në BE nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën (25 shtator). Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të…

