Author: Hamdi Kumanova

“Procesi i integrimit evropian bazohet në merita. Shqipëria ka arritur në pikën ku vendet anëtare janë të kënaqura me përparimin e vendit. Nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet, ajo do të fillojë gjithashtu negociatat”, kështu deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. “Tirana po bëhet kryeqytet rajonal. Për mendimin tim, ai zë vendin e Beogradit. Çfarëdo që të themi për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai është sigurisht një njeri me vizion”, tha Gonzato. “Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka një plan B të Bashkimit Europian. Dëshira për integrim europian është shumëpartiake”, theksoi ambasadori.…

Lexo më Shumë

BDI përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj situatë aktuale politike në vend, duke e cilësuar si ecuri të gabuar për faktin se tashmë edhe BE ndau rrugët me Maqedoninë e Veriut. Nga BDI thonë se vazhdimisht kanë paralajmëruar se kjo qeverisje do të ishte dështim që do të sillte pasoja të rënda për qytetarët. Reagimi i plotë: Sot, vendi ynë është përballë një momenti të dhimbshëm, që për çdo qytetar që ka ëndërruar për të ardhmen evropiane, zgjon ndjenja të thella zhgënjimi dhe hidhërimi. Për shkak të dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur reformat kushtetuese, Maqedonia e…

Lexo më Shumë

“Qeveria e arriti qëllimin e saj, që është të distancojë Maqedoninë e Veriut nga BE-ja. Fakti që Shqipëria do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, derisa ne të mbetemi në vend, ishte ajo që donte DPMNE-ja”, tha deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, në emisionin debatues “Analizë”, në TV 24. “VMRO-DPMNE-ja dhe qeveria do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të largohen nga BE-ja, sepse kjo u shkon për shtat, dhe deklaratat e tyre se po na ndodhin padrejtësi, pa ofruar plan, janë vetëm arsyetime dhe nuk i përshtaten deklaratave të shtetarëve dhe politikanëve përgjegjës”, tha Petrevska. “Me pretekstin se…

Lexo më Shumë

SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike – Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër B.C. I pandehuri, në cilësinë e ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Burgut të Strumicës, gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023 ka urdhëruar dhe kërcënuar zyrtarët e policisë së burgjeve që jashtë rregullave ligjore t’i lirojnë personat e dënuar L.K., G.V. dhe G.T. Gjegjësisht, tre të dënuarit kanë shfrytëzuar benefite që nuk u takojnë dhe nuk kanë qenë të pranishëm në burgun e Strumicës edhe nga një muaj, ndërsa në librin e të dhënave, me urdhër të të akuzuarit, thuhej se të dënuarit ndodheshin në burgun e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) mbrëmë shpalli rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të vitit të parë të regjistruar në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk. Hyrja në konvikte fillon sot, e premte, 27 shtator. Studentët që nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin kundërshtim direkt në konviktin ku kanë aplikuar, jo më vonë se pesë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve. Listat e studentëve të pranuar në konviktet i gjeni KËTU.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski mëngjesin e sotëm pati takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili dje mbërriti për vizitë zyrtare në vend. -“Kam pasur një takim të frytshëm dhe miqësor me kolegun hungarez Viktor Orban. Historia dëshmon për kërkimin tonë të përbashkët për paqe, prosperitet dhe bashkëpunim. Në të kaluarën, Hungaria ishte një nga partnerët tanë të parë që njohu aspiratat maqedonase për pavarësi dhe sovranitet. Prej vitesh, lidhjet politike dhe ekonomike mes vendeve tona janë thelluar dhe takimet e sotme vetëm sa konfirmojnë aleancën tonë strategjike. Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, me një rrugëtim të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por vendi ynë do të vazhdojë rrugëtimin i ndarë nga Maqedonia e Veriut. Analisti Mentor Nazarko në “Edicioni Qendror” në ABC News, e vlerësoi si një përparim strategjik dhe një lajm të rëndësishëm për vendin. Gjithashtu shtoi se për këtë vendim kanë ndikuar reformat dhe progresi i vendit. Gjatë intervistës ai nënvizoi se Shqipëria mund të anëtarësohet edhe para 2030. “Është një përparim strategjik i merituar i këtij kombi, i këtij shteti në listën e familjeve…

Lexo më Shumë

Lajmi për planet krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë, të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shpalli duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e ekspertëve. Rama tha se enklava sovrane, që do t’i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një “qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”. Ende herët për deklarata I pyetur për planet për mikroshtetin e Urdhrit Bektashi ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, tha në një prononcim për Deutsche Welle, se është ende herët për të bërë deklarata…

Lexo më Shumë

“Qëndrimi ynë është i qartë, me padurim presim nisjen e negociatave sipas kapitujve me Shqipërisë dhe sa më shpejtë me RMV-në, pasi vendi t’i përmbush kriteret relevante të dakorduara me Këshillin”, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, lidhur me vendimin e Komitetit të e përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt aderimit në BE. Nën “kriteret relevante”, siç tha Pisonero, nënkuptohen edhe ndryshimet kushtetuese që futjen e Bullgarëve në Kushtetutë. “Këshilli Evropian i bën thirrje RMV-së që ta përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve. Vendimet…

Lexo më Shumë

Ambasadorët e vendeve anëtare miratuan ditën e djeshme në mënyrë unanime raportin e firmosur nga të gjithë vendet anëtare. Në këtë raport thuhet se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet e vendosura nga BE për hapjen e grupit të parë të kapitujve të negocimit dhe vendosën që Konferenca e Dytë Ndërqeveritare të mbahet më 15 Tetor në Bruksel, përcjell Panorama.al. Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Greqinë dhanë dakordësinë që të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare. Ky grup kapitujsh përfshin çështje, si: prokurimi, statistikat, gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar. Për…

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë duhet të hyjë në fuqi ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili përfshin rreth 2500 produkte, marzhi i fitimit të të cilëve nuk duhet të kalojë 10 për qind. Me aplikimin e tij, sipas pritshmërive, rregulli duhet të futet përgjithmonë në kaosin e çmimeve. Kontrolli nëse do të zbatohet nga tregtarët do të bëhet nga komisioni për mbrojtjen e konkurrencës. Sipas ligjit, përveç zbritjes organike, tregtarët nuk do të lejohen të ngarkojnë kosto shtesë për marketing, përfaqësim, si dhe për. duke theksuar një produkt të caktuar në raft. Në praktikë, kjo do të thotë se tregjet do…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se tenderi për hekurudhën drejt Bullgarisë ka dështuar. Në intervistën për “360 gradë”, Nikolloski thotë se nuk heq dorë nga ideja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, por ajo që hëpërhë është ofruar nuk është e kapshme për realizim. Thotë se nuk e ka ndërmend të shpall përsëri tender në formën në të cilën është tani. “Unë nuk heq dorë nga ideja për t’u ndërtuar hekurudha me Bullgarinë, vetëm po them se kjo që po ofrohet tani është jopraktike dhe nuk mund të realizohet. Përndryshe, dua të ndërtohet hekurudha…

Lexo më Shumë