Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) mbrëmë shpalli rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të vitit të parë të regjistruar në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk.
Hyrja në konvikte fillon sot, e premte, 27 shtator.
Studentët që nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin kundërshtim direkt në konviktin ku kanë aplikuar, jo më vonë se pesë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.
Listat e studentëve të pranuar në konviktet i gjeni KËTU.