Author: Hamdi Kumanova

Takimi i përbashkët ndërqeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë do të mbahet sot në Ohër, pasi paraprakisht kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban do të kenë takim kokë më kokë. Kryeministri hungarez, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, prej ditës së djeshme qëndron për vizitë në vendin tonë.

Lexo më Shumë

Dëshirojmë që me partnerët social të kemi raporte korrekte, por dëshirojmë që edhe mësimdhënësit të kenë besim te ne, tha sonte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në lidhje me paralajmërimet e SASHK-ut për protesta, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave. Gjatë pjesëmarrjes në Tv Telma, lidhur me pranimin e SASHK-ut mbi kërkesën e kryetarit të qeverisë për një periudhë shtesë negociuese prej një javësh, tha se ka për çka të diskutohet gjatë kësaj periudhe. “Tani është shtator. Sot mësimdhënësit do të marrin pagesën që kishin në bazë të marrëveshjes kolektive prej 0.70 për qind.…

Lexo më Shumë

Uragani Helene është përforcuar dhe ka lënë së paku tre persona të vdekur. Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në shtetin e Georgias. Një tjetër person humbi jetën në Florida, pas shembjes së një tabele rruge. Më tepër se 1.3 milionë shtëpi ose banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërsa, edhe në Georgia, mbetën pa energji 172 mijë banesa. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në shumicën dërrmuese të qarqeve të Floridës.

Lexo më Shumë

Deputeti Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke e cilësuar atë si një mesazh të mirëpritur, por problematik. Haliti theksoi se kjo deklaratë erdhi pas reflektimeve të kryeministrit Kurti në Bruksel dhe përbën një sinjal për qeverinë e Kosovës. “Deklaratë e mirëpritur nga miqtë e Kosovës, e bërë një ditë pasi që Kurti bëri një deklaratë reflektuese lidhur me qëndrimet e deklaratat e veta publike të dhëna në Kryeqytetin e Evropës, Bruksel. Është deklarata e radhës dhe mesazhi i dhënë Kopshtit Politik të Qeverisë së Kosovës”, tha Haliti.…

Lexo më Shumë

Një denoncim i bërë gjatë natës të së enjtes në Policinë e Beratit për humbjen e një të moshuari, ka ngritur në këmbë efektivët e Policisë së qytetit. Grupe të sektorit të qarkullimit rrugor dhe Patrullave të Përgjithshme, kanë kontrolluar të gjithë territorin ku mendohej se 92-vjeçari ishte parë për herë të fundit dhe e kanë gjetur atë në ujërat e lumit Osum, duke u mbytur, shkruan Euronews.al. Menjëherë janë organizuar në grupe efektivët e policisë, të cilët të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur të moshuarin që ishte në mes të rrymës, ku më…

Lexo më Shumë

Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukrainës, Izmail në Danub, duke i vrarë 3 njerëz dhe duke i plagosur 11 të tjerë, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper. Izamil është port shumë i rëndësishëm për eksportimin e drithërave të Ukrainës dhe ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë. Ky port ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse. Autoritetet rumune në rajonin Tulcea matanë kufirit me Izmailin lëshuan një alarm për publikun, duke paralajmëruar se dronët ndodheshin shumë pranë kufirit. Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan sirena për…

Lexo më Shumë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku një polic është sulmuar nga një 22-vjeçare. Derisa Policia po patrullonte, ka ndalur një veturë për kontroll, por është përballur me të dyshuarën, e cila nuk zbatoi urdhrat zyrtarë. Situata aty ka eskaluar dhe e njëjta e ka goditur një zyrtar policor dhe…

Lexo më Shumë

Kenia do të vendosë oficerë të tjerë policie në Haiti për të ndihmuar qeverinë atje të luftojë bandat e armatosura si pjesë e një force shumëkombëshe prej 2,500 trupash, tha Presidenti William Ruto. Ruto tha në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Kenia kishte vendosur tashmë 382 oficerë të trajnuar posaçërisht, të cilët ai i vizitoi në Haiti javën e kaluar. “Duhet të theksoj se Kenia do të vendosë kontigjentin shtesë për të arritur objektivin e të gjithë 2,500 oficerëve të policisë deri në janar të vitit të ardhshëm”, tha Presidenti kenian në fjalimin…

Lexo më Shumë

Në delir, Ervin Saljani nga paniku i prangave që pritet t’i vihen pas dënimit të Apelit me 1 vit burg, ka reaguar dje duke thënë se ka fituar çdo betejë politike dhe sot me këtë vendim treguan se më kishin frikë. “Babalja” në një reagim në “Facebook” ka hedhur baltë mbi prokurorët, gjyqtarët e nuk ka lënë pas edhe kryeministrin Edi Rama. Ai shkruan se ka pasur të drejtë për gjyqtarët e mjerë që shesin dinjitetin e profesionit vetëm për karrige, nga ana tjetër Salianji ende i beson “pafajësisë” së tij përpos vendimit të Gjykatës. “I kam mundur në çdo…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimi lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit, lidhur me akuzën për korrupsion. Gjykata Themelore në Prishtinë, më 28 prill 2024, kishte liruar nga akuza Hoxhën dhe katër të tjerët, me arsyetimin se nuk janë provuar faktet konkrete që përbëjnë elemente të kryerjes së veprës penale. Përmes aktgjykimit të 26 shtatorit 2024, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores. Apeli…

Lexo më Shumë

Në një takim në Nju Jork me kreun e zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak dhe homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e siguroi atë për gatishmërinë e Kinës për të ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën në përputhje me nevojat e saj. “Kina po monitoron nga afër situatën humanitare në Ukrainë, ka ofruar tashmë katër ndihma humanitare për Ukrainën dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë të re sipas nevojave të Ukrainës”, tha Wang. Diplomati i lartë kinez theksoi se pozicioni i vendit të tij në lidhje me “krizën e Ukrainës” (siç Kina…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me Kosovën kryesojnë për nivelin e lartë të emigrimit. Sipas rezultateve të anketës nga Barometri i Ballkanit, 16% e qytetarëve të anketuar më 2024 (1000 gjithsej) deklaruan se janë në proces përgatitje për t’u larguar nga vendi, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku 20% e qytetarëve të saj janë në përpjekje për të ikur dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut. Serbia shihet të ketë nivelin më të ulët të qytetarëve, rreth 6%, që po bëhen gati për lënë…

Lexo më Shumë