Author: Hamdi Kumanova

Policia në Dibër njofton se ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, banues në fshatin Çerenec. Mësohet se 30-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka përndjekur një shtetas. “Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.L., 30 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe ka përndjekur shtetasin H.M. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk do të mund të përgjigjet saktësisht nëse do të mund të zbatohet “propozimi francez plus” dhe qëndrimi i Qeverisë që së fundmi u prezantua në Bruksel. Siljanovska Davkova rithekson se në Marrëveshja e miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës dhe thekson se nuk mund të ketë sepse është e lidhur me komisionet historike dhe diskutimet e tyre. Megjithatë, thotë ajo, ne mund t’i qasemi Marrëveshjes në një mënyrë tjetër. “Nuk do të mund të përgjigjem me saktësi, megjithëse në margjina pata një takim miqësor me Presidentin…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Pse pleqnarit nuk i themi pajtimtar? Fundi i një procesi pleqnie është pajtimi! Ose më saktë, pse pleqnarëve nuk i themi urtak? Fillimi i një procesi pleqnie është urtësia! Në secilën veprimtari shoqërore ekziston procesi shkak-pasojë. Për t`u bërë dikush pleqnar duhet që të kaloje nëpër të gjitha nyjet e urtësisë dhe përvojës jetësore. Qëllimi i ekzistencës së pleqnarëve është pajtimi i njerëzve dhe ngatërresave midis tyre. E dikush tha: Ka kaluar ajo kohë kur pleqnarët kishin rrolin kryesor. Sot ekzistojnë institucionet, si gjykatat, shkollat, komunat të cilat merren me të gjitha proceset shoqërore. Megjithatë, ekzistojnë ende ngatërresat…

Lexo më Shumë

Ndalohet punonjësi i IMT-së në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion. 51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë. Në prill të këtij viti, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kudo që po shkon, familjet kosovare po ankohen në punën e qeverisë. Sipas Bajramit, pas 9 shkurtit mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë. “Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit…

Lexo më Shumë

Qeveria aktuale nuk e ka për qëllim ta fusë vendin në BE, përkeqëson marrëdhëniet me fqinjët dhe ne kthehemi përsëri. Derisa fqinjët tanë po përparojnë, ne po dëgjojmë informacionet e fundit për Shqipërinë, tha deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski “Ndërsa vendet e rajonit po shkojnë drejt BE-së, askush nuk do të presë që ne të flasim për frustrimet tona. Pas NATO-s, anëtarësimi në BE është synimi ynë strategjik dhe nuk kemi alternativë tjetër. Brezat e rinj janë të ngopur me nacionalizmin dhe politikën. Ata presin reforma, akses në tregun e hapur të BE-së dhe në fondet, si dhe një realizim…

Lexo më Shumë

Më shumë se 30 të burgosur janë liruar gabimisht nga burgjet në Britani si pjesë e planit të qeverisë për lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve, raporton Sky News. Një burim nga Ministria e Drejtësisë tha për mediat se më 10 Shtator u liruan gabimisht 37 persona, pasi shkeljet e tyre janë regjistruar gabim. Pesë të burgosur ende nuk janë kthyer në burg, por shumica janë rikthyer në paraburgim, raporton media. Sipas shkrimeve, rreth 1,700 të burgosur u liruan nga burgjet në Angli dhe Uells më 10 Shtator në përpjekje për të lehtësuar mbipopullimin në burgje, dhe pothuajse po aq pritet…

Lexo më Shumë

Këshilli i BE-së gjatë ditës së djeshme mori vendim për miratimin e ndihmës në kuadër të Fondit Paqësor Evropian (EFP), në vlerë prej 13 milionë eurove, që synojnë përforcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Armatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ARMV). “Masa për ndihmë do t’i përforcojë kapacitetet e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së dhe misioneve tjera ndërkombëtare”, kumtoi Këshilli i BE-së. Në kumtesë theksohet se ky vendim shtesë e ilustron lidhjen në rritje të BE-së me vendin në fushën e…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán së bashku me një delegacion nga qeveria hungareze do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare dyditore në vend. Hungaria aktualisht kryeson Bashkimin Evropian dhe Orbán është gjithashtu president i Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Hristijan Mickoski, siç informohet nga shërbimi për shtyp i qeverisë, të premten në vilën e kryeministrit në Ohër do të ketë takim zyrtar kokë më kokë me homologun e tij hungarez, ndërsa në kuadër të vizitës do të ketë një sërë takimesh bilaterale do të marrin pjesë ministrat e Maqedonisë me…

Lexo më Shumë

Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, teksa grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën (25 shtator), tha një zëdhënës për Euractiv. Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë pa fund. Por tani, hapi i radhës pritet të…

Lexo më Shumë

Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat, derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në, thuhet në reagimin e VLEN-it. “E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre nga përgjegjësia penale, nuk zgjedhin mjete në manipulimet e tyre. Gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre, qytetarët ishin dëshmitarë të korrupsionit masiv, dhe në vend që ta pranojnë debaklin e tyre dhe të vënë gishtin në…

Lexo më Shumë

Instituti Yunus Emre në Shkup ka shpallur se afati i fundit për t’u regjistruar në kurset e gjuhës turke është 27 shtator 2024. Të gjithë të interesuarit kanë mundësinë të mësojnë turqisht në një ambient profesional dhe të këndshëm. Regjistrimet janë të hapura për të gjitha nivelet e gjuhës, duke filluar nga fillestarët deri te të avancuarit. Përveç mësimit të gjuhës, Instituti ofron mundësinë për t’u njohur më thellë me kulturën dhe traditat turke. Ju ftojmë të vizitoni Institutin në Shkup për më shumë informacion rreth kurseve dhe për të shijuar një filxhan çaj turk në një atmosferë miqësore. Mos…

Lexo më Shumë