Author: Hamdi Kumanova

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është prodhuar sasi e energjisë, aq sa e mbulon gjithë sasinë e konsumuar brenda atij muaji, ashtu që nuk ka importuar energji elektrike, transmeton Portalb.mk. “Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.8 % e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Sasia më e madhe e energjisë është prodhuar te temrocentralet (30.8 %), hidrocentralet (29.5 %), temorcentrat e kombinuara (29.3 %), panelet solare (6.3 %), turbinat e erës (2.9 %) dhe centralet e biogazit…

Lexo më Shumë

Qeveria ka pasur reagim të parakohshëm, të vonuar dhe shtrirje të pamjaftueshme të masave, prandaj pas të gjitha kontrolleve nuk ka ulje çmimesh, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në emisionin Top Tema. “Ose ka ndryshim minimal ose nuk ka ulje çmimesh. Për shembull, sot kemi ulje prej 1 denar dhe 2 denarë për produkte të caktuara. Dhe inflacioni ka qenë nën kontroll që në fillim të këtij viti. Qeveria duhet të shikojë interesat e qytetarëve dhe jo të tregtarëve. Vetëm 73 produkte nuk mjaftojnë për t’u mbuluar. Ne shohim në rajon Serbia ka mbi 700 produkte me çmime të…

Lexo më Shumë

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi në Tiranë se nuk mund të bëhen dallime midis pavarësisë së drejtësisë dhe statusit të institucioneve administrative të saj. “Pa institucione të pavarura të drejtësisë nuk ka drejtësi të pavarur. Kriteret si llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të përdoren si kosto të pavarësisë. Ato janë mekanizma të brendshëm për të rritur këto cilësi”, deklaroi ambasadori Gonzato. Ai i bëri komente të mërkurën gjatë një ndërhyrje të dytë nga mesi i diskutimeve, pasi mbajti një fjalë përshëndetëse, në një tryezë mbi reformën në sistemin gjyqësor dhe mbi punën e…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në New York. Në takim është diskutuar në lidhje me sfidat gjeopolitike, ndërsa theksi është vënë në nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe ka përsëritur se “anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen”. Në njoftimin e shpërndarë nga Borrell thuhet se takimi ishte mundësi për…

Lexo më Shumë

Policia zvicerane ka arrestuar disa persona pasi një kapsulë e diskutueshme me pamje futuriste e krijuar për të lejuar përdoruesin e saj të vriste veten u përdor për herë të parë, thanë autoritetet. Policia në kantonin verior të Schaffhausen në kufi me Gjermaninë tha se e ashtuquajtura kapsula “Sarco” ishte vendosur në një pyll në komunën e Merishausen të hënën. Prokurorët në Schaffhausen kanë hapur procedime penale kundër disa personave për “nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje”, thuhet në një deklaratë të policisë, duke shtuar se disa persona janë arrestuar, pa dhënë detaje rreth tyre apo të ndjerit. Një zëdhënës i…

Lexo më Shumë

Kur Dragani dhe një grup i bashkëkombësve të tij serb mbërritën në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit në qershor të vitit 2023, ata paraqitën dokumentet si dëshmi se për muaj të tërë kishin punuar jashtë vendit për një kompani ndërtimore ruse. E vërteta, megjithatë, është shumë ndryshe: Të gjithë po ktheheshin në atdheun e tyre nga fushëbetejat në Ukrainë, ku kishin luftuar në kuadër të njësisë sulmuese ruse, “Ujku”, pasi u ishin nënshtruar stërvitjeve të shkurtra ushtarake në një qendër stërvitore në periferi të Moskës. Ky grup është dëshmia e fundit për një sistem të fshehtë që ofron mbrojtje ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është paditur për të paktën një akuzë penale, sipas CNN. New York Times ishte e para që raportoi lajmin e aktakuzës. Aktakuza pason një hetim federal mujor nga zyra e prokurorit të SHBA në Manhattan, e cila thuhet se po shqyrtonte lidhjen e tij me zyrtarët dhe biznesmenët turq dhe donacionet e fushatës që ai mori. Akuzat me të cilat përballet nuk dihen për momentin publikisht. Adams ka mohuar më parë çdo keqbërje dhe ai ka përsëritur shpesh se u tha anëtarëve të fushatës dhe administratës së tij që të ndiqnin ligjin.…

Lexo më Shumë

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një masë të përkohshme për vazhdimin e financimit të agjencive federale ndërsa të martën e ardhshme fillon viti i ri fiskal. Sipas planit, buxheti i plotë fiskal do të shqyrtohet pas zgjedhjeve të 5 nëntorit. Masa e përkohshme e miratuar me një votim 341-82, përcakton financimin në nivelet aktuale të agjencive federale deri më 20 dhjetor. Por në masë u përfshi një shtesë buxhetore prej 231 milionë dollarësh për fuqizimin e Shërbimit Sekret pas dy përpjekjeve në jetën e kandidatit republikan për president, Donald Trump. Po ashtu paratë do të ndihmojnë në procesin e…

Lexo më Shumë

Media e famshme britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull planeve për të krijuar një shtet të vogël brenda shtetit në Shqipëri, Shteti Sovran i Udhrit Bektashi. Në shkrim thuhet se ky shtet do të ketë madhësinë sa 14 fusha futbolli dhe do të bëhej shteti më i vogël në botë nëse realizon. Ky shtet synon të promovojë një version të Islamit, ‘tolerant për veshjet dhe pijet alkoolike, thuhet më tej. Artikulli i “The Sun” Shqipëria po përgatit një transformim të rëndësishëm për komunitetin e myslimanëve bektashi, i njohur si Urdhri Bektashi, i cili ka selinë në kryeqytetin e…

Lexo më Shumë

Në skajin verior të Rub al-Khali, ka sekrete të varrosura në rërë. Shkretëtira e madhe prej 650,000 kilometra katrorë në Gadishullin Arabik njihet si “Lagjja e zbrazët”. Dhe për shumicën, përveç dunave, duket bosh. Por, jo për Inteligjencën Artificiale (Al). Studiuesit në Universitetin Khalifa në Abu Dhabi kanë zhvilluar një zgjidhje të teknologjisë së lartë për të kërkuar zona të mëdha dhe të thata për vende të mundshme arkeologjike. Tradicionalisht, arkeologët përdorin studime për të zbuluar vendet e mundshme arkeologjike, por kjo mund të marrë kohë në terrene të ashpra si shkretëtira. Vitet e fundit, sensori në distancë duke përdorur…

Lexo më Shumë

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94-vjeç. Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’iu shpëtuar sulmeve serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj,…

Lexo më Shumë

Klipi u promovua në vitin e dy përvjetorëve të mëdhenj – 30 vjet të Diners në Maqedoni dhe 30 vjet të filmit kult “Para shiut” Në vitin kur Diners Maqedoni feston 30 vjet nga themelimi, regjisori me famë botërore Milço Mançevski krijoi një klip unik televiziv me titullin e punës “Afterparty”. Ky bashkëpunim vjen pikërisht në një vit në të cilin shënohet 30-vjetori i shfaqjes së filmit kult “Para shiut” – një nga veprat më të rëndësishme të Mançevskit. Klipi televiziv “Afterparty” sjell energji dhe një frymë argëtuese, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me moton e Diners Club…

Lexo më Shumë