Klipi u promovua në vitin e dy përvjetorëve të mëdhenj – 30 vjet të Diners në Maqedoni dhe 30 vjet të filmit kult “Para shiut”
Në vitin kur Diners Maqedoni feston 30 vjet nga themelimi, regjisori me famë botërore Milço Mançevski krijoi një klip unik televiziv me titullin e punës “Afterparty”. Ky bashkëpunim vjen pikërisht në një vit në të cilin shënohet 30-vjetori i shfaqjes së filmit kult “Para shiut” – një nga veprat më të rëndësishme të Mançevskit.
Klipi televiziv “Afterparty” sjell energji dhe një frymë argëtuese, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me moton e Diners Club – “Kur të duash më shumë”. Në video shihen aktorët e njohur maqedonas, Nikola Risteski dhe Ana Stojanovska duke shijuar “afterparty”-in e tyre privat deri në orët e mëngjesit. Përveç tyre, një nga “yjet” kryesore të videos është bureku i famshëm dhe i shijshëm, një delikatesë që shpeshherë lidhet me festat e vona në Shkup dhe Maqedoni, ndaj natyrshëm Mançevski e gjeti vendin edhe këtu.
Ky klip jo vetëm që feston Diners si markë, por edhe forcon lidhjen e tij me kulturën vendase dhe konsumatorët maqedonas. Me mbi 30 vjet në Maqedoni, Diners Club ishte karta e parë e kreditit në vend dhe u vendos si simbol i prestigjit, fleksibilitetit financiar dhe privilegjeve ekskluzive. Me videon “Afterparty”, Diners rithekson pozicionin e saj si një markë lider për të gjithë ata që duan më shumë nga jeta – më shumë argëtim, më shumë privilegje dhe më shumë përvoja.
Por Diners nuk është vetëm karta e parë e kreditit në Maqedoni, por edhe një pionier global. Në vitin 2025, Diners International do të festojë 75 vjetorin e saj, duke shënuar një histori të gjatë të inovacionit financiar dhe shërbimit në nivelin më të lartë. Kompania paralajmëron shumë risi në funksionimin e saj në përputhje me zhvillimet më të fundit në industri dhe thonë se nuk do t’i presin deri në janar, por do të fillojnë t’i promovojnë shumë më herët.
Shpresojmë që të gjithë ata që e shikojnë do ta shijojnë këtë klip të veçantë televiziv për ne dhe se të gjithë anëtarët tanë ekzistues dhe të rinj do të vazhdojnë të zbulojnë përfitimet e shumta të Diners Club. Kushdo që dëshiron më shumë nga jeta, mendoj se do ta gjejë vendin e tij shumë lehtë këtu. Siç thotë slogani ynë, Diners Maqedoni është një “Klub ku ju takon” – tha Toni Jankovski, drejtor për Zhvillim dhe Inovacion në Diners.