Author: Hamdi Kumanova

Gjatë fundjavës së gjatë dhe gjatë ditës së djeshme, doganierët parandaluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, përkatësisht: 62 palë atlete, 37 copë vegla dore, kaçavida, 5 copë spërkatës, 7 copë bateri me karikues, të sekuestruara në hyrje të shtetit në vendkalimin kufitar Tabanovc. Malli i padeklaruar është gjetur në një automjet pasagjerësh me targa të huaja. Në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka vetëm sende personale, por gjatë kontrollit të automjetit në bagazh, në sediljet e pasme dhe poshtë tyre, janë gjetur mallra të padeklaruara në thasë…

Lexo më Shumë

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë. Fatmirësusht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar. Fëmija është nën…

Lexo më Shumë

Mbas suprimimit të Kushtetutës së vitit 1976 dhe vendosjes së pluralizmit, Partia e Punës, që ishte ende në pushtet në vitin 1991, formoi një komision që do të merrej me hartimin e projektkushtetutës së re, por nuk ia doli mbanë. Sigurisht që pengesë kryesore ishte opozita, në veçanti Partia Demokratike, e cila, edhe pse në pakicë, kishte aq fuqi morale e perspektivë imediate politike, sa ta pengonte këtë komision në detyrën e saj që PD-ja e çmonte si të njëanshme. Prandaj në vend të Kushtetutës së re, u hartua Paketa Kushtetuese, që do të rregullonte parimet bazë të funksionimit të…

Lexo më Shumë

Gjithsej 23 zjarre në ambient të hapur janë evidentuar gjatë natës së kaluar. Prej tyre, tre janë ende aktive, gjashtë janë nën kontroll, 14 janë shuar, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). I pari nga tre zjarret ende aktive është në komunën Makedonsk Brodit – në zonën afër fshatrave Tazhevë dhe Breznicë – dega në drejtim të PK “Jasen”. Zjarri i dytë aktiv është në territorin e dy komunave – Demir Hisar dhe Ohër, në malin Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Ilino e vogël dhe Brezhan. I treti është në territorin e komunës Bogdanc dhe Dojran, afër…

Lexo më Shumë

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se te Pediatria po përdoren ilaçe të skaduara. Pretendimet e opozitës, QSUT i cilëson të pabaza duke shprehur se kanë për qëllim dëmtimin e punës së ekipit mjekësor. REAGIMI I QSUT: Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUT, janë të PAVËRTETA! NË QSUT NUK PËRDOREN ILAÇE TË SKADUARA! Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe NUK kanë të bëjnë në asnjë rast…

Lexo më Shumë

Nexhmedin Sadiku nga Kumanova sot në mënyrë zyrtare pranoi detyrën për të udhëhequr Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA, raporton Open-TV. Ja postimi itij: Të nderuar miq, Me kënaqësi dua t’ju informoj se sot pranova detyrën e re si drejtor në Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA. Ky emërim për mua është privilegj dhe përgjegjësi e madhe për të udhëhequr me përkushtim një institucion shtetëror. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që i mbartë kjo pozitë. Besoj fort se në bashkëpunim të ngushtë me të punësuarit dhe në koordinim të plotë me institucionet qeveritare, do t’i arrijmë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që e qëlloi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri. Burimet e Sinjalit thonë se para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm. Pasditen e 2 gushtit, në…

Lexo më Shumë

Një grua nga Irani është arrestuar dje në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë. Ajo dyshohet se prezantoi një pasaportë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit, gruaja në fjalë pas arrestimit është dërguar në mbajtje. “FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Puna e institucioneve të arsimit të lartë do të jetë nën vëzhgim në periudhën e ardhshme. Qeveria planifikon t’u japë fund parregullsive në funksionimin e tyre, gjatë së cilës do të kontrollohet nëse diplomat jepen “brenda natës” dhe kush merr pjesë në të. Disa universiteteve do t’u jepet një shans i dytë për të korrigjuar veten dhe ata që nuk e bëjnë këtë kërcënohen me mbyllje dhe heqje licence. shkruan gazeta koha.mk. Për këtë qëllim, Qeveria krijoi një organ nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) i cili do të analizojë punën e të gjitha universiteteve shtetërore dhe…

Lexo më Shumë

Gjykatësja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme nga lista pas konkursit të publikuar për zgjedhje të anëtarit të Këshilli Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e pjesëtarëve gjykatës të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës. Në mbledhjen e Këshillit në të cilin u konkludua Lista e zgjedhjeve gjyqësore dhe është formuar Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve, është vendosur që zgjedhjet të mbahet më 4 shtator 2024. Me vendimin e Këshillit Gjyqësor, u zgjodh edhe kryetajrja e Gjykatës e Lartë Administrative. Gjithashtu janë zgjedhur edhe dy gjykatës…

Lexo më Shumë

“BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Sipas VLEN rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe janë skandaloze dhe të tmerrshme. “Koalicioni VLEN përshëndet guximin dhe kurajon e këtyre punonjësve që kanë dalë publikisht për të shpalosur “mëkatet” e këngëtarit të Ali Ahmetit, Shkodran Tolaj. Ky person, në…

Lexo më Shumë