Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Nuoro, Itali. Sipas medieve italiane. Numri, sipas informacioneve të para, është tre të vdekur dhe katër të plagosur. Një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, dhe një fqinj. Më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë. Më pas autori vrau veten. Ambulancat, Policia dhe Karabinierët ndodhen në vendngjarje dhe po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Dostoinstvo-s, Stojançe Angellov, vlerësoi se projektligji për “branitellave”, i paraqitur nga deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, është i pazbatueshëm dhe paraqet “manovër politike për qëllime politike ditore” “Është keqpërdorur ligji, është futur në politikën ditore gjendja e familjeve të mbrojtësve të rënë, të cilët deri më sot nuk janë dëmshpërblyer, gjendja e invalidëve ushtarakë që nuk janë dëmshpërblyer edhe sot e kësaj dite të evituara nga opozita e mëparshme dhe qeveria aktuale VMRO-DPMNE, sepse kur kjo iniciativë hyri në procedurë parlamentare vitin e kaluar, VMRO nuk e shfrytëzoi atë si temë ditore”, tha Angellov për “Sitel”. Angellov…
Ministri i Shëndetësisë, njëherë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të KB-së, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku janë VLEN dhe ZNAM, janë korrekte dhe se kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionojë. Qeveria, thotë ai, ka strategji më afatgjate, por nevojitet konsultim më i shpeshtë dhe sinkronizim ndërmjet partive politike në pushtet. Siç raporton MIA nga Nju-Jorku, Taravari këtë e tha pas deklaratave të Halil Snopçes në Click Plus në TV21, i cili tha se VLEN do të largohet nga koalicioni qeveritar…
SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policor kanë arrestuar tre persona të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike. “Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). ) dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB- Tetovë. /Alsat.mk
Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me zjarrin që kishte përfshirë dje vilën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Sipas policisë, zjarri është vënë në rrethana të panjohura, teksa është lokalizuar nga zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar. “Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. Ndërkaq dje Bajqinovci tha për Express se në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka…
Një grua në Ranilluk e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj. Ajo më pas ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar. “Ranilluk 24.09.2024 – 09:30. Viktima mashkull kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunata e tij, e dyshuara femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se përderisa grupi i Banjskës është në liri ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm. Megjithatë, Elshani, ka siguruar se në rast të përsëritjes Policia e Kosovës është e përgatitur për reagim dhe ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve policorë. “Po derisa ky grup është i lirë normalisht që ekziston rreziku që mund të ketë ndonjë sulm apo rast të tillë të ngjashëm, sidoqoftë policia është e përgatitur të reagojë kjo është me rëndësi. Kemi numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve dhe nëse ka nevojë i sjellim të tjerë”, ka…
Drejtuesit e shtetit të Kosovës, por edhe ambasadorë të huaj, përfshirë atë amerikan dhe gjerman, përkujtuan 1-vjetorin e sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në Banjskë. 24 shtatorin e shkuar nga një grup i serbëve të armatosur mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Arben Çejku, diplomat, ish-ambasador, u shpreh se Banjska zgjoi strukturat amerikane dhe europiane për rrezikun e shtrirjes së konfliktit rus në Ballkan. “Po ashtu, kjo shërbeu edhe si një inkurajim për shtetin e Kosovës për t’u shtrirë drejt veriut. Sa e vërtetë kjo ka qenë, mbetet një temë diskutimi”, tha Çejku në A2. Më tej, ish-ambasadori u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zhurmën që ka krijuar ideja e tij e prezantuar në OKB, për krijimin e një shteti bektashian në Shqipëri, sipas një modeli të ngjashëm të Vatikanit. Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se pavarësisht se është mësuar që fillimisht për idetë e tij ka pasur reagim shpesh jo pozitiv, reagimi këtë radhë ka kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme. Kreu i qeverisë shprehet se e vetmja gjë për të cilën nuk flitet është roli i fesë bektashiane në vendin tonë, ndërsa zbuloi se arsyeja e…
Sot do të mbahet seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Iu njoftojmë se seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit për median. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic. Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Ndër të tjerash, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave…
Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e onlajn bixhozit në shtet. I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet. Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do…
Gjuha shqipe në Maqedoni nuk është e rrezikuar dhe po përmirësohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan Alsat. I pyetur për një koment për deklaratën e djeshme të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, se kërcënimi ndaj gjuhës shqipe kërcënon edhe identitetin e shqiptarëve, Mickoski tha: “Nuk kemi një qëllim të tillë. Ne e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e shqipes, maqedonishtes dhe të gjitha gjuhëve të tjera të përdorura nga qytetarët e Maqedonisë. Nëse ju kujtohet, sivjet në festën e Meçkin Kamen, më 2 gusht, Manifesti u lexua edhe në gjuhën shqipe, jo vetëm në gjuhën maqedonase. Unë…

