Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950. Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë “E Majta” në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” debatin për migracionin në Gjermani. “Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër për…
Author: Hamdi Kumanova
Sot një 79 vjeçar në Ferizaj ka dorëzuar në Polici një kuletë me para dhe dokumente që e kishte gjetur në rrugë. Policia njofton se pronari është identifikuar dhe është paraqitur në polici. Atij i janë kthyer 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente. Njoftimi i plotë: Me datën 24.09.2024 rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Në ndërkohë është identifikuar…
Del në ankand një gjerdan i rrallë diamanti i shekullit të 18-të, që peshon 300 karat. Varësja do të shitet nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në nëntor në Gjenevë. Ofertat pritet të arrijnë deri në 2.8 milionë dollarë. Kreu i shitjeve mbretërore në shtëpinë e ankandeve tha se gjerdani përbëhet nga 500 gurë që variojnë nga një karat, në një karat e gjysmë. Gjasat janë që gjerdani ta ketë origjinën nga minierat Golkonda të Indisë, ndër diamantet më të lakmuar në histori dhe më të njohur për pastërtinë e tyre të pakrahasueshme. Minierat u mbyllën mbi 200 vjet më parë,…
Nga sot 73 produkte ushqimore do të jenë më lirë. Sot është publikuar edhe vendimi në “Gazetën Zyrtare”. Çmimet e 73 produkteve ushqimore, të cilat janë pjesë e shportës së konsumit të vjeshtës, duhet të jenë më të ulëta deri më 31 tetor dhe produktet e përfshira në këtë shportë duhet të shënohen qartë me mbishkrimin “Më pak harxhime, më shumë për ju”. Vendimi është marrë nga Qeveria me propozimin e grupit punues të formuar nga Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në një konferencë për media tha të premten se vendimi është marrë në…
Këtë vjeshtë Prokredit Banka e fillon Muajin e kursimit shumë më herët dhe me ofertë edhe më atraktive me të cilën kamata paguhet paraprakisht në ditën e depozitimit. ProKredit Banka e përforcon përsëri përkushtimin e vet në nxitjen e kulturës së kursimit me ofertën e vet të re dhe unike, që është mundësi e mirë për ata të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë financat e veta menjëherë. Depozita promovuese Avancë është ideale për ata që kërkojnë fleksibilitet financiar, por edhe stabilitet të kursimeve të veta. Me normën promovuese të kamatës preh 3,8% për depozita në denarë, 2,7% për depozita në euro…
Deklaratat e përfaqësuesve të partive nga pushteti lidhur me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre me procedurë të shkurtuar se bëhet fjalë për provokim apo tentim për destabilizim janë humbje për demokracinë, demant i të gjitha deklaratave të atyre politikanëve se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëjetesës, marrëdhlnieve ndëretnike, integrimit në BE dhe rolin e vet në shoqëri, deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e cila është propozuese e ligjit. Kërkoi nga deputetët nga partia në pushtet ta detyrojnë kryetarin…
“Arben Taravari ishte një nga figurat kyçe në rrëzimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit nga pushteti, pas zgjedhjeve të 8 majit”, thotë për Press Online, analisti politik Bllagojçe Atanasoski, duke komentuar aktualitetin politik në vend. Bllagojçe Atanasoski Natyrisht, shton ai, se ishin edhe rezultatet e zgjedhjeve që i dhanë VMRO-DPMNE-së mundësinë që të zgjedhë se me kë do të qeverisë (d.m.th., ta dëbojë BDI-në), por lëvizja e Taravarit nga një partner koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së për të hyrë në koalicion me partitë e tjera nga blloku etnik shqiptar, ishte maja e peshores që mbizotëroi për të krijuar atmosferën që më…
Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shpenzimet minimale për një familje katër-anëtarëshe në shtator arrijnë në 61.306 denarë, një rritje prej 107 denarësh krahasuar me muajin gusht kur shpenzimet ishin 61.199 denarë. Të dhënat shqetësuese vijnë nga shpenzimet për ushqim dhe pije për muajin shtator, të cilat arrijnë në 23.034 denarë krahasuar me 22.317 denarë në gusht, duke shënuar një rritje prej 717 denarësh. Kjo tregon se tregtarët kanë shfrytëzuar paralajmërimet për vendosjen e kufizimeve mbi marzhat ose çmimet për të rritur çmimet e produkteve bazë ushqimore para se vendimi i qeverisë të shpallej në Gazetën Zyrtare. Kjo…
Zekolli Shaqiri: Marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren do të nënshkruhet më 4 tetor Marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren do të nënshkruhet në Shkup më 4 tetor 2024. Kështu ka deklaruar për Portalb.mk zëvendës-ministrja e Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së Kaltrina Zekolli Shaqiri. Në lidhje me rrugën Tetovë-Prizren, Zekolli tha se janë në rrugë të duhur për të nënshkruar marrëveshjen e projektimin e kësaj rruge dhe pas projektimit do të fillojë realizimi i punimeve. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…
VMRO-DPMNE akuzon LSMD-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove që sipas tyre kanë përfudnuar në persona të afërt me pushtetin e kaluar, shkruan Alsat. VMRO thotë se përmes programit të Qeverisë për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19 janë paguar mejte në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e aprovuar financiare të pakthyeshme. Më tej ata thoën se ndërtimi i Qendrës Klinike të re në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do ti kushtonte shtetit 120 milionë euro. Por, qeveria e LSDM-së dhe BDI-s…
Asnjë reagim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjnë dëm milionësh e që e paguajnë amvisëritë, ndërsa a ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin? Kështu shkruan ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa komenton vjedhjen e madhe që EVN ka konstatuar në lagjen Debar Maallo, Qendrën Tregtare “Leptokaria”, dyqane në rrugën “Maqedonia” në Shkup, në “Shirok Sokak” në Manastir, kafene të njohura në mbarë Maqedoninë ku është vërejtur vjedhje e rrymës përmes manipulimit të orëmatësit. Bëhet fjalë për kompani që shpenzojnë disa mijëra euro në muaj për energjinë…
Këtë vit, UNIBank mbështeti Ditën Botërore pa makina me një sërë aktivitetesh, të gjitha me synimin për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis, duke ndikuar në të njëjtën kohë pozitivisht në zakonet e punonjësve të saj dhe të komunitetit. Banka i motivoi punonjësit gjatë javës 16-22 shtator që të marrin biçikletat, motoçikletat elektrike ose thjesht të ecin në punë dhe të kthehen, dhe të gjithë së bashku të kujdesen për reduktimin e emetimeve të CO2. Nën moton #PërNatyrënJemiTëGjithë, një numër i madh punonjësish iu bashkuan nismës, madje duke ndarë aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, duke motivuar pjesën tjetër të…

