Author: Hamdi Kumanova

Media racin.mk sot ka kërkuar mendim dhe koment nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, për lajmin se policia e Kosovës ka arrestuar pesë serbë në Kosovë nën akuzën për krime ndaj popullatës shqiptare, për të cilën ka reaguar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën. Ata e akuzuan kryeministrin e Kosovës për terrorizimin e popullatës serbe. Stoilkoviq ka komentuar vizitën e nesërme të kryeministrit Kurti në Maqedoni dhe për takimin me kryeministrin Mickoski, i cili do ta ketë takimin e parë me një kryeministër të jashtëm në Shkup pas marrjes së qeverisë. Teksa Stoilkoviq ka thënë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij. Sipas uniformave blu mësohet se 64-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga dhuna. “Policia arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Arrestohet një person i cili dyshohet se kishte qenë vozitësi i motoçikletës ku për pasojë në një aksidet kishte ndërruar jetë një person tjetër në fshatin Shtupeq i madh-Rugovë. Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30, ndërkaq viktima është dërguar në IML për obduksion. “Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё. Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte…

Lexo më Shumë

Dinamika e sotme, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mundësia e punës në vende të ndryshme, në vitet e kaluara kanë rritur nevojën për shërbime dhe transferta financiare të sigurta, të shpejta dhe të favorshme nga çdo vend i botës. Duke plotësuar nevojat e klientëve, ProCredit Bank për herë të parë në tregun tonë prezanton një përfitim për personat fizikë që përdorin transferta ndërkombëtare. Kështu, të gjithë klientët e rinj që hapin një llogari në ProCredit Bank deri në fund të gushtit përfitojnë hyrje të pakufishme nga jashtë falas deri në fund të vitit. ProCredit Bank do të përpunojë hyrjet…

Lexo më Shumë

Një zjarri ka përfshirë deponinë e egër në Kërçovë, e cila është krijuar nga Komuna dhe NP Higjiena – Kërçovë. Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari zjarri është shkaktuar nga disa persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave. “Shpreh keqardhje për shqtësimin që u krijua nga zjarri i shkaktuar sot nga persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave. Shkaktarët, sipas të gjitha rrethanave qellimshëm kanë depërtuar në vendin e hedhurinave duke i shmangur edhe kamerat e sigurisë dhe kanë vendosur zjarr mbi maqinën e re të vendosur…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar ka dhunuar bashkëshorten e tij. Si pasojë e dëmtimeve, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. “Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Lexo më Shumë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar skenat kaotike që u shpalosën pas goditjes me thikë si “veprime të një pakice të vogël dhe të pamend” dhe ka dënuar “urrejtjen e së djathtës ekstreme”. Bëhet e ditur se qeveria britanike do të mbajë një mbledhje urgjente në përgjigje të protestave të dhunshme që çuan në mbi 150 arrestime. Kryeministri Keir Starmer e ka dënuar atë që ai e quajti “grup i së djathtës ekstreme” që ka mbërthyer kombin pas një goditjeje me thikë që la të vdekur tre fëmijë. Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Starmer u zotua…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën ka zhvilluar një takim me krerët e partive opozitare për të arritur një marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pas përfundimit të takimit, Osmani njoftoi se janë pajtuar me opozitën që të bëhet analizimi i të gjitha datave të propozuara për mbajtjen e zgjedhjeve. “Disa parti preferuan 26 janarin, tri a katër të tjera që preferuan 9 shkurtin, dy a tri tjera 16 shkurtin. Dhe, kishte parti të tjera që nuk kishin fare preferenca”, theksoi Osmani. Partia në pushtet mungoi në takimin e së mërkurës, pasi kreu i partisë, njëherësh kryeministri i…

Lexo më Shumë

Koreja e Veriut ka dislokuar 250 raketahedhës balistikë në kufijtë jugorë, teksa lideri Kim Jong Un i ka përshkruar këto armë si “shpatë e fuqishme dhe e çmuar” për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të tij. Raketahedhësit u shfaqën gjatë një ceremonie “transferimi” në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, të dielën, raportoi më 5 gusht media shtetërore verikoreane. Raketahedhësit janë “armë të përditësuara për sulme taktike”, citohet të ketë thënë Kim. Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut bëri publike numrin e armëve të transferuara në kufi, tha për AFP-në, Han Kwon-hee, nga Shoqata koreane e Studimeve…

Lexo më Shumë

Ardhja e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë shënon “një kapitull të ri” për Forcat Ajrore të vendit në luftën me Rusinë. Kështu u shpreh presidenti Volodymyr Zelensky teksa konfirmoi për herë të parë ditën e sotme se avionët luftarakë perëndimore kanë mbërritur në Kiev. Ukraina u ka kërkuar aleatëve që të transferojnë avionët F-16 që nga fillimi i luftës për të mbrojtur qiellin e saj nga raketat ruse, pasi kjo gjeneratë e avionëve mund të sigurojë mbulim ajror për trupat, të sulmojë objektivat tokësore, të sulmojë avionët e armikut dhe të përgjojë dronët spiunë. “Kemi mbajtur qindra takime dhe negociata…

Lexo më Shumë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë. Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Malisheva, e cila e denoncoi bashkëshortin e saj. Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se ka përjetuar dhunë fizike…

Lexo më Shumë