Author: Hamdi Kumanova

Në anë të rrugës që të çon nga Ballabani në Banjskë, sot janë vendosur tabela të rrugës të emërtuara në emër të heroit Afrim Bunjakut, polici i cili u vra nga terroristët serbë një vit më parë në Banjskë. Tabela është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës. Në veri të Kosovës është shtuar prania e Policisë së Kosovës si dhe e njësive speciale, si dhe vërehet edhe numri i patrullave të KFOR-it. Vendimi për emërtimin e kësaj rruge në emër të heroit Bunjaku është marrë nga Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme…

Lexo më Shumë

Pak dritëz nëpër terrin e propozimit mbi Republikën Sovrane të Urdhërit Bektashi Nga Sonila Meço Prej dje kërkoj të kuptoj, jo prej burimeve pranë kryeministrit (kësaj here nuk shoh asnjë arsye e mosarsye ta bëj dhe do ta shpjegoj pse), por pranë atyre të vendim-marrësve pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe e kam të pamundur të arrij një përfundim mbi idenë jo vetëm absurde, por edhe të rrezikshme e fyese mbi shpalljen e Republikës Sovrane të Urdhërit Bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Si bektashiane e përkushtuar prej besimit të trashëguar nga im atë (ndjesë pastë), si stërmbesë e Kryegjyshit Botëror Bektashian…

Lexo më Shumë

Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në burg, shkruan Express. Ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Prishtinë 23.09.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Delija Balidemaj është një shqiptar nga Plava e Gucia, i cili tashmë ka arritur sukses në politikën gjermane, pasi është deputet në parlamentin e Mynihut. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Balidemaj u shpreh se fillimi në Gjermani ka qenë shumë i vështirë. Balidemaj tha se fillimisht ka punuar pastrues në hotele dhe bare. Balidemaj deklaroi se u anëtarësua në Partinë e Gjelbër, pasi sipas tij, kjo forcë politike në atë kohë, mbronte të drejtat e emigrantëve. “Unë kam ardhur drejt e në Mynih, jetoj këtu prej atëherë. Kanë qenë shumë të vështira, nuk njihnim gjuhën, edhe kulturën nuk e njihnim.…

Lexo më Shumë

Zbatimi i reformave është udhërrëfyesi i vërtetë për realizimin e plotë të integrimit tonë euroatlantik. BE-ja është prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave dhe ekziston përcaktim i fuqishëm për zbatimin e Planit të ardhshëm të rritjes. Kjo u konstatua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot në takim me ambasadorin e ri të BE-së në vend, Mihail Rokas, të cilit i uroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm. “Avancimi në zbatimin e reformave hap mundësitë për rritjen e investimeve dhe financimeve nga buxheti i BE-së, duke përfshirë edhe projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat do ta përshpejtojnë edhe procesin e…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM njofton se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot do të marrë pjesë në konferncën e ministrave të ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit e cila mbahet në Berlin, Republikën Federale të Gjermanisë. Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Durmishi me homologët ministra të ekonomisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të forum bizenesit do të disktutojnë mbi temën “Dhjetë vite Procesi i Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën drejtë BE-së”. Në konferencë do të marrin pjesë edhe ministrat e ekonomisë së Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Procesi i Berlinit u…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASh – krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe në Click Plus tha se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për “branitellat”, VLEN do të dalë nga Qeveria. “Për shkak të impaktit rus nëse hynë në aventura të këtilla dhe në mënyrë ekspres nuk e zgjidhim problemin, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Çfarë vendi në Qeveri? Qoftë me Ligjin për gjuhën shqipe qoftë me Ligjin për “branitellat””, tha Snopçe.

Lexo më Shumë

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se lufta me Rusinë është “më afër fundit” nga sa besojnë shumë dhe u bëri thirrje aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase. Ai këtë e tha në një intervistë për kanalin ABC News gjatë vizitës së tij në SHBA, transmeton Ukrinform. “Plani për fitore është forcimi i Ukrainës. Prandaj ne po kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë, të na forcojnë. Është shumë e rëndësishme”, citon kanali televiziv fjalët e presidentit ukrainas. Gjithashtu, Volodymyr Zelensky tha se Putini ka frikë nga operacioni Kursk, i cili po kryhet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. “Është…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj. “E shoh se disa po çmenden sepse ne po dekorojmë njerëzit që mbrojtën ligjin ndërkombëtar dhe mbrojtën Serbinë. Kjo është çështje e brendshme e jona”, tha Vuçiç për gazetarët në Nju Jork më 23 shtator, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Disa media në Beograd paraprakisht kishin raportuar se Vuçiç do t’i ndajë dekoratë ambasadorit rus në OKB,…

Lexo më Shumë