Author: Hamdi Kumanova

Pasi të premten u realizua ekstradimi i Leonard Dukës nga Belgjika drejt Shqipërisë, kjo rikthen vëmendjen në historikun e përplasjeve të tij dhe “bosit” të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Në gushtin e vitit 2022 Martinaj u zhduk, por hakmarrja vazhdoi. Shumë nga mbështetësit e tij u vranë në atentate mafioze para se ai të “avullohej”. Në mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2013, u vra brenda veturës së tij në Tiranë, ish-polici Santiago Malko. Pasi u përfunduan hetimet, e dosja u dërgua për gjykim, Prokuroria tha se vrasja e tij kishte ndodhur për shkak të rivalitetit në lojërat e…

Lexo më Shumë

Drejtoria për çështje hidrometeorologjike njofton se nga fundi i ditës së sotme do të ketë paqëndrueshmëri të theksuar të motit, reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruara me bubullima. Ata sqarojnë se lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë mbi 60 km/h dhe breshër. Po ashtu edhe të shtunën moti do të jetë I ngjashëm, gjatë paradites kryesisht koha do të jetë me diell dhe e ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare, ndërsa pasditja do të vijojë me reshje shiu. DREJTORIA PËR ÇËSHTE HIDROMETEOROLOGJIKE “Moti nesër paradite, kryesisht do të jetë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për integrim përshëndet transparencën e Presidencës së Republikës së Kosovës në lidhje me incidentin skandaloz diplomatik ndaj Presidentës, zonjës Vjosa Osmani. Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. Të gjithë eksponentët e Vlen kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV. Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të…

Lexo më Shumë

Analisti politik Faton Aliti ka komentuar paraqitjen dhe dekleratën e fundit të zëvendës ministrit të Policisë, Astrit Iseni lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit. Aliti thotë se vazhdon të presë mendimin personal të Isenit sepse i gjithë thelbi i deklaratës mbetet tek informacioni “ai (Toshkovski) thotë”.. Reagimi Zëvendës ministri i MPB zotëri Iseni i përgjigjet kërkesës së Leos (Pressing) për koment rreth ngjarjes me Presidenten Osmani : ” Në bazë të informacioneve që mi ka dhënë ministri ai thotë se është dashtë ta japë çantën…..” Sipas meje thelbi është te ” ai thotë… ” Mbetem në pritje të mendimit…

Lexo më Shumë

Më 02.08.2024 në orën 22:05 në Stacionin Policor të Radovishit u raportua se në rrugën magjistrale Radovish-Shtip, një motor “Yamaha” pa targa, i drejtuar nga S.M. (35) nga fshati Vasilevo, rajoni i Strumicës, doli jashtë rrugës. Pas aksidentit, motoristi u transportua me ambulancë në Spitalin Klinik të Shtipit për ndihmë mjekësore, ku mjeku konfirmoi vdekjen e tij.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentimit për ta korruptuar zyrtarin policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 19:05. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5 euro zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Tome Bozhinovski, 85-vjeçari, banor në Taftalixhe të Shkupit, i cili u raportua i zhdukur pesë ditë më parë, është gjetur i vdekur Familja e tij konfirmoi se Bozhinovski vuante nga demenca, gjë që e vështirësoi kërkimin. “Të dashur fqinjë, miq, të njohur, një falenderim i madh që keni qenë me ne për pesë ditët e fundit dhe e keni kërkuar pa u lodhur. Më 02.08.2024, prindi ynë, bashkëshorti, miku dhe bashkëqytetari ynë Tome Bozhinovski është gjetur i vdekur”, thuhet në njoftimin e familjes së tij. Ky lajm shkaktoi trishtim tek të gjithë ata që morën pjesë në kërkim dhe…

Lexo më Shumë

Kosova i ka dërguar dje notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të “trajtimit jo të drejtë” të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit më 1 gusht. Në një reagim publik të Zyrës së Presidentes, u tha se Presidenca e Kosovës është e indinjuar me deklarimet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, lidhur me situatën që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja Osmani, derisa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve maqedonase, duke kërkuar sqarim të plotë të ngjarjes.…

Lexo më Shumë

Në Shkup dje u dogjën tre pika bastesh sportive. Dy objektet ndodheshin në territorin e Butelit, ndërsa objekti i tretë në zonën e Gazi Babës. “Dje në ora 02.24 dhe në orën 03.06 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit janë djegur dy objekte të basteve sportive, ndërsa në një rast nga zjarri është përfshirë edhe objekti fqinj. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, tha Ministria e Punëve të Brendshme. Në orën 03:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Bit Pazarit është djegur dera e jashtme…

Lexo më Shumë

Ministria për mjedis, planifikim hapësinor dhe infrastrukturë në Kosovë ka nënshkruar kontratat për realizimin e punimeve në dy pjesë të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën, transmeton Portalb.mk. “Janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro”, njoftoi ministri Liburn Aliu. Aliu theksoi që Loti 2 është rikthyer për vlerësim. Ministri përkujtoi rëndësinë e kësaj rruge, duke lidhur autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë dhe autostradën “Nënë Tereza” në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Kreu i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, ka komentuar kremtimin e festës shtetërore të Ilindenit që u shënua në dy gjuhë – maqedonisht dhe shqip, ndërsa në ndërkohë ndau një video nga kremtimi i kësaj dite para Kuvendit, ku këndoheshin këngë shqipe. “Vitin e kaluar kam qenë në Meçkin Kamen. Talati mbajti një fjalim. Gjithçka ishte në maqedonisht. Këtë vit, Micko mbajti një fjalim. Gjithçka ishte dygjuhëshe. Votoni sërish jeniçerin, rilindasin vmroid. Për një grusht privilegje nuk e sheh që vendi ynë është bërë FEDERATË! p.s. Dhe edhe një herë, njerëz, mos harroni – vetëm E MAJTA është shtetformuese!”,…

Lexo më Shumë

Për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku rruga Gostivar-Strazhë është plotësisht e mbyllur. Sipas informacioneve fillestare, tre vetura janë përplasur dhe për këtë rruga është bllokuar plotësisht. Në vendngjarje ndodhen policia, zjarrfikësja dhe ambulanca. Aktualisht nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të pasagjerëve që ndodheshin në vetura. Për shkak të aksidentit është krijuar një kolonë kilometrike.

Lexo më Shumë