Author: Hamdi Kumanova

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët. Kështu ndodhi edhe dje në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë. Viktima që u sulmua nga burri i saj e raportoi rastin në Polici, por aty ndodhi e papritura dhe e njëjta përfundoi në pranga. Siç merr vesh media, gruaja e dyshuar është kapur me zyrtarët policorë që po e trajtonin rastin e saj dhe ka eskaluar edhe në kërcënime. Bazuar në informacionet e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë. Sveçla pë rmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se laboratori i shkatë rruar sot ë shtë i 19-të me radhë që tri vite qeverisje . Sveçla njoftoi se përpos shkatërrimit të laboratorëve të drogave, gjatë tri viteve 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave. “Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe…

Lexo më Shumë

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se sot nga ora 18:00 do të mbajnë protestën e paralajmëruar në Preshevë. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë bashkë do të përçojnë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia. “Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë. Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë. Për njohje të diplomave të universiteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë”. “Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të prefekturës Ishikawa të Japonisë. Qytetet Wajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga një tërmet vdekjeprurës që shkatërroi zonën më 1 janar, janë ndër më të goditurat nga përmbytjet. Të dielën, të dy qytetet shënuan dyfishin e sasisë së reshjeve që marrin zakonisht në shtator në një vit mesatar, raportuan mediat lokale. Dhjetra lumenj dolën nga shtrati i tyre, duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën. Agjencia meteorologjike…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytetarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit. Deputeti Ervin Salianji si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e ardhshme Parlamentare u shpreh se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime Salianji paralajmëroi bllokimin e përkohshëm të rrugës nëse problemi nuk zgjidhet. Sipas Salianjit qeveria Rama ka vendosur që t’i largojë me dhunë qytetarët nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka nderuar figurën e ish-presidentit, Ibrahim Rugovës në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit”. Ky manifestim mbahet në Stubëll të Vitisë, ndërsa edicioni i sivjetmë i është dedikuar Rugovës. Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se manifestimi “Takimet e Don Mikelit” ka afirmuar vlerat pozitive të historisë së Kosovës e nderimi që po i bëjnë Rugovës, sipas tij, e dëshmon këtë. Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova ka qenë politikan e intelektual i madh, njeri i letërsisë dhe artit. Abdixhiku shtoi se kultura ka qenë arma më e fuqishm e Rugovës…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese gjithmonë përshtatet sipas mendimeve të pushtetit, e cila për momentin po përcjell frymë anti shqiptare. Në këtë mënyrë deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri komenton vendimin e kushtetueses për balancuesin, shkruan Alsat. “Mendoj se Gjykata Kushtetuese edhe në këtë rast e përcjell frymën e përgjithshme politike e cila është apo mbizotron në Maqedoninë e Veriut. Ne mund ta quajmë lirisht një frymë destruktive anti shqiptare, frymë që po i del problem edhe me fqinjët, por edhe me Brukselin. Është interesatn se kësaj qeverie nuk po I del problem veç me Beogradin dhe me Budapestin dhe me Kinën”, tha…

Lexo më Shumë

BDI theksoi se vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik, apo respektivisht anulimin e “Balanserit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike të ndërtuara me shumë vështirësi. “Çështja e anulimit të “Balanserit” do të hapë edhe shumë probleme të reja në periudhën në vijim të cilat mund dhe do të çojnë drejt rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit. E këtë edhe sikur të qeverisnin vetëm, pa shqiptarët, VMRO, ZNAM dhe Stoillkoviçi nuk do ta kishin…

Lexo më Shumë

Në kuadër të takimit ministror të ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, në fjalën e tij ai theksoi projektet e mëdha infrastrukturore që janë duke u realizuar në Maqedoni, të cilat janë me rëndësi kyçe për lidhjen me vendet nga Ballkani Perëndimor, për zhvillimin e rajonit dhe zhvillimin ekonomik dhe komunikimin më të mirë të qytetarëve në Maqedoni. “Është vërtet një kënaqësi të jem me ministrat e transportit nga Bashkimi Evropian këto dy ditë. Po diskutojmë shumë tema të rëndësishme, ndoshta tema më e rëndësishme për qytetarët,…

Lexo më Shumë

“E dënoj qasjen që ka pasur Bullgaria në raport me presidenten e vendit, duke mos e vendosur flamurin, por këtu faji dhe përgjegjësia është e Presidentes, gjegjësisht e kabinetit të saj”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski. tregojnë Triling. “Vendi nuk mund të “krenohet sërish” dhe ju nënvlerësoni veten dhe me këtë edhe qytetarët e Maqedonisë. Kishte mekanizma për ta zgjidhur atë dhe për të parandaluar një situatë të tillë. Është mirë të jesh mbrojtës, por në mënyrën dhe kohën e duhur dhe të tregosh në veprim se dëshiron të mbrosh interesat kombëtare. Ishte momenti kur u pa se nuk…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN kanë përshëndetur vendimin e qeverisë për miratimin e “shportës së vjeshtës”, respektivisht ngrirjen në 10% të marzhës së përfitimit për 73 produkte. Nga ky koalicioni paralajmërojnë se kufizimi i marzhës për produkte të caktuara do të vazhdojë edhe në periudhat e festave fetare. “E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje! Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi,…

Lexo më Shumë