Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev thotë se nuk është duke u përpiluar ligj për balancuesin ashtu siç pretendon koalicioni VLEN, shkruan Alsat. Sipas Minçev, së pari do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa më pas do të veprohet për ligj të ri eventual, por duke theksuar se kjo varet nga vendimi i gjykatës. “Në këtë moment nuk mund të them nëse do të ketë ligj të ri, ose cila do të jetë përmbajtja. Do ta pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Varësisht asaj neve do të veprojmë drejtë zgjidhjes së re ligjore. Ligji nuk është në përgatitje. Ministria e…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqiri për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe e ka kthyer rastin në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, përcjell INA. Gjykata e Apelit Shkup më 6 shtator ka marrë aktvendim me të cilin pranoi ankesën e të akuzuarit M.Z. dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup, pas ankesës dhe sipas detyrës zyrtare, është anuluar dhe lënda është kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. “Gjatë rigjykimit është e nevojshme që gjykata e shkallës së…
Hamdi Nuhiju Është bërë normale të flitet për dietat. Thuajse çdo i dyti që flet për përvojat e tij, nuk mund ta përjashtoj nga përdorimi drithrat me jogurt, kos ose qumësht. Ose me një fjalë tagjinë. Fjalori i gjuhës shqipe është i qartë me tagjinë: tagjí,-a emër i gjinisë femërore; elb, tërshërë etj. që u jepet si ushqim kafshëve; numri shumës; -ra(t) drithëra a bimë të tjera që përdoren si ushqim për kafshët: mbjellja e tagjirave; kali i mirë e shton vetë tagjinë (fj. u.). Sinonime / Të ngjashme Elb Tash të kthehemi aty ku duam të dalim. Te dietat,…
Pesëmbëdhjetë shkolla të mesme nga Maqedonia janë të përfshira në zbatimin e ciklit të ri të Projektit të Shkëmbimit të Super Shkollave për Ballkanin Perëndimor, së bashku me shkollat e tyre partnere nga rajoni. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke i uruar pjesëmarrësit e manifestimit në të cilin u prezantuan projektet e shpërblyera për këtë vit shkollor, theksoi se krijimi i lidhjeve të forta ndërmjet shkollave të mesme në rajon, promovon idenë fisnike të komunitetit mes të rinjve, inkurajon ata të shkatërrojnë paragjykimet, duke i zëvendësuar ato me besim dhe duke ndërtuar partneritet me ata që janë të…
Kiril Topalov, ish-diplomat bullgar dhe anëtar i komisionit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike theksoi se institucionet bullgare tregojnë unanimitet vetëm për çështjen maqedonase, të gjithë jemi unikë. “Për herë të parë shoh unanimitetin e të gjitha forcave politike, është e mrekullueshme”, deklaeoi Topalov për median bullgare “BNR”. “Ne duhej të bashkoheshim kundër sjelljeve të papranueshme të këtij vendi, i cili ka qenë pjesë e shtetit bullgar gjatë gjithë ekzistencës së tij. Ky vend u shpëtua nga hakmarrja e keqe e Millosheviçit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe Bullgaria menjëherë nënshkroi një marrëveshje dhe e njohu, ne i dhamë armë Maqedonisë…
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup është duke vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, janë të pranishëm në Gjykatën Penale, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për bashkimin e lëndëve ndaj të pandehurve, pasi Prokuroria fillimisht ka ngritur kallëzim kundër katër personave, e më pas ndaj të dyshuarit të parë, Ljupço Palevskit, për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia. Të pandehurit para gjykatës deklaruan se nuk ndihen fajtorë, për çka mbrojtja e tyre do…
MPB Maqedoni njofton se dje (19.09.2024), zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë ndaluar personat G.S.(32) dhe S.B.(27), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se më 21.07.2024 kanë marrë sende nga prona private në Kumanovë. Po ashtu, MPB njofton se dje (19.09.2024) në ora 18:20, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.R (31) dhe E.I (34), të dy nga Kumanova, pasi nga një pronë në Kumanovë kanë marrë kafshë shtëpiake. “Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
Paga e paguar mesatare mujore neto për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë dhe është për 2,9 për qind më e lartë se muajin e njëjtë vitin e kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës së paguar mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Arsim (19,1%), Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (18,6%) dhe Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social (16,7%). Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë…
MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup e arrestuan B.P. (30) nga Ilinden, Shkup. Ai dyshohet se rreth orës 21:30, në një farmaci në lagjen “Lisoçe e Re”, nën kërcënimin e një pistolete ndaj punonjësve, kishte marrë para nga qarkullimi ditor. Pistoleta u gjet dhe u konfiskua, ndërsa paratë u rikthyen pronarit. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.
Një burrë është arrestuar të enjten në Gjilan për shkak të martesës me një vajzë të mitur. Vajza 16-vjeçare ishte martuar me dëshirë me burrin e moshës së rritur, tha Policia. Megjithatë, i dyshuari është arrestuar për “bashkëjetesë me persona nën moshën 16-vjeç”. “Raportohet se viktima femër kosovare (16 vjeç) ishte martuar me dëshirë me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, tha Policia.
Një person (i mitur) është arrestuar pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në rrugën “Peja”, në Fushë Kosovë. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
BDI në një kumtesë për media ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë mekanizmin për barazi në punësime “balancuesit”. Nga BDI thonë se “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”. “Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët”. “Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me…

