Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurset për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni, për vitin akademik 2024-2025, njofton ministria përkatëse. Gjithsej 50 bursa për studime pasuniversitare dhe 20 bursa për studime të doktoratës do të ndahen për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në ndonjë nga institucionet e arsimit të lartë vendor në programet në këto fusha shkencore: shkencat natyrore dhe matematikore (biologji, fizikë, gjeofizikë. , gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose të shkencave inxhinierike dhe teknologjike (inxhinieria elektrike,…
Author: Hamdi Kumanova
Në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi sot në mëngjes në orën 7:50, ndërroi jetë një këmbësor në rrugën rajonale Shtip-Koçan, në afërsi të fshatit Tërkanje. Nga SPB Shtip në një deklaratë për MIA-n informojnë se komunikacioni ridrejtohet në rrugën eksprese dhe po vijon mbikëqyrje nga ana e organeve të hetuesisë. Më shumë hollësi rreth aksidentit paralajmërohen gjatë ditës së sotme.
Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar personin që vrau dje një 45-vjecar në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, derisa hetimet po vazhdojnë. “VRASJE-Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes…
Portalb.mk ka analizuar përdorimin e shqipes për një javë në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që me këto institucione kryesojnë njerëz të rinj. Gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, vërehet që Presidenca nuk e përfill fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë dhe jo të gjitha, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve tepër të rralla. Gjatë shtatë ditëve të analizuara, presidenca nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa…
Dy nga tre adoleshentët, të cilët u zhdukën ditën e djeshme nga qendra sociale në Elbasan janë gjetur nga policia. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër. “Ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, informon policia. Kallëzimi për zhdukjen e tyre u bë ditën e djeshme nga 37-vjeçari R.P, me detyrë përgjegjës i qendrës sociale në Elbasan./vizionplus.tv
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia po dëshiron të mbajë urën në Mitrovicë të mbyllur, pasi sipas tij, synon të mbajë gjallë ëndrrën për ndarjen e Kosovës. “Ata duan ta kthejnë (lumin) Ibër në një kufi të ri. Kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, ata kanë gjetur disa partnerë në synimin e tyre edhe në Perëndim, për shkak të shqetësimit dhe frikës së tepërt që kanë disa nga diplomatët perëndimorë se destabilizimi mund të përsëritet”, tha ai duke nënvizuar se Serbia po bën gjithçka që të pengojë integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Në një intervistë…
Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Ulqin, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u takua sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegun. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha kyçe si kultura, turizmi, sporti dhe zhvillimi ekonomik. Dy kryetarët biseduan për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta dhe aplikimin në fondet evropiane, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të përbashkët të të dy qyteteve. Tetova dhe Ulqini kanë dëshmuar një përkushtim të veçantë…
Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova nga sot qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që udhëheq delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Të enjten, Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në Debatin e Përgjithshëm të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili po mbahet me temën “Të mos lëmë askënd prapa: të veprojmë së bashku për të avancuar paqen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin njerëzor për momentin dhe dinjitetin njerëzor dhe brezat e ardhshëm”. Siç njofton gazetarja e MIA-s nga…
Nuk e kishte menduar kurrë, se ai, miku i tij i afërt do arrinte deri në atë pikë sa të thurte një plan djallëzor, në skenarin e të cilin viktimë ishte poeti i mirënjohur, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Lirim Alija. Alija është i njohur për tekstet e këngëve të grupit muzikor Elita 5, mes tyre dhe kënga e famshme “Al Kapone”. Skenari i mashtrimit të Lirimit nga mësuesi nga Divjaka Bledi Filipi, filloi në vitin 2022, kur 43-vjecari i premtoi një vend pune në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe ndihmën e tij në botimin e një libri. Më…
Në këto kohëra sfiduese, koalicioni VLEN tregon sërish se është këtu për ju! Jemi krenarë që përmes ministrit Besar Durmishi është marrë një vendim i rëndësishëm për kufizimin e marzhit të bruto fitimit për produktet ushqimore bazë deri në 10%! Me këtë masë, do t’i bëjmë produktet ushqimore bazë më të përballueshme për të gjithë! Shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte, e cila është krijuar për të mbrojtur standardin e çdo qytetari. E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje! Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne…
Ditën e së premtës (20 shtator), ka ndërruar jetë një i burgosur në Gjilan. Rastin e bëri të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku në njoftim thuhet se i ndjeri kishte probleme të rënda shëndetësore, transmeton Klankosova.tv. “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e…
Një deri në dy muaj do të vonohet hapja e konkursit për specializantët e rinj. Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari tha se për momentin janë duke kryer analiza se ku ka më së shumti deficit të kuadrit mjekësor dhe në bazë të saj do ti shpallin konkurset, shkruan Alsat. Taravari vlerëson se më mirë është të ketë vonesë të konkursit sesa nëpër institucionet shëndetësore të ketë “mbipopullim” të specialistëve. “Në bazë numrit të kërkesave që kemi për spitalet dhe klinikat në Maqedoni, ashtu edhe do ta vendosim numrin e specializantëve të ri. Prandaj, më mirë të vonohemi një muaj, ose…

