Hamdi Nuhiju
Është bërë normale të flitet për dietat. Thuajse çdo i dyti që flet për përvojat e tij, nuk mund ta përjashtoj nga përdorimi drithrat me jogurt, kos ose qumësht. Ose me një fjalë tagjinë.
Fjalori i gjuhës shqipe është i qartë me tagjinë:
tagjí,-a emër i gjinisë femërore; elb, tërshërë etj. që u jepet si ushqim kafshëve; numri shumës; -ra(t) drithëra a bimë të tjera që përdoren si ushqim për kafshët: mbjellja e tagjirave; kali i mirë e shton vetë tagjinë (fj. u.).
Sinonime / Të ngjashme
Elb
Tash të kthehemi aty ku duam të dalim. Te dietat, kujdesi për ushqimin dhe rënien në peshë. Njerëzit janë shndërruar në robot të lidhur pas një fije karriere e cila po ua nxen frymën dhe shton kilogramët! Kemi harruar praktikat sportive dhe kemi humbur ndjesinë për natyrën, tokën, ajrin, bimët, lulet dhe gjithçka që na rrethon. Në momentin kur na paraqiten sëmundjet, kilogramët e tepërt, nuk mund të marrim frymë dhe ecim lirshëm fillojmë dhe kthehemi në vetvete. E kërkojmë tagjinë.