Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytetarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit.
Deputeti Ervin Salianji si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e ardhshme Parlamentare u shpreh se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime Salianji paralajmëroi bllokimin e përkohshëm të rrugës nëse problemi nuk zgjidhet.
Sipas Salianjit qeveria Rama ka vendosur që t’i largojë me dhunë qytetarët nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitesh.