Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti fton opozitën shqiptare që të mbështesin propozimet e pushteti për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Mexhiti tha se kjo është në favor të interesit shqiptar.
“VLEN-i e ka kaluar domethënë në të gjitha filtrat edhe në qeveri edhe në Komisionin e Venecias. Edhe uroj pra opozitën shqiptare të cilët nuk i kanë zgjidhur këtë punë njëzet e dy vite, uroj që tash janë konstruktiv dhe në moment të duhur ta tejkalojnë inatin dhe të votojnë pro interesit shqiptare edhe këtë dy ligjet. Edhe te ligji për jurisprudencën dhe te ligji për përfaqësim adekuat. Ato si opozitë çdo herë mund të kenë edhe kërkesa dhe më të mëdha, por kur t’ju vijë rasti që të kthehen mund t’i përmirësojnë t’i bëjnë edhe më të mira. Tash pra i ftoj publikisht, mos të shkojnë me inate, po të jenë në interes… shqiptar, të interesit shqiptar, interesit të, të zgjidhjes së këtyre çështjeve të cilët kanë qenë me, kanë pasur mundësi t’i zgjidhin njëzet e dy vite. Pra, i ftoj publikisht që t’i bashkëngjiten dhe t’i votojmë bashkërisht”
Data 18.11.2026
Aktuale
- Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale
- Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun në Butel (VIDEO)
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale


