Këtë vjeshtë Prokredit Banka e fillon Muajin e kursimit shumë më herët dhe me ofertë edhe më atraktive me të cilën kamata paguhet paraprakisht në ditën e depozitimit.
ProKredit Banka e përforcon përsëri përkushtimin e vet në nxitjen e kulturës së kursimit me ofertën e vet të re dhe unike, që është mundësi e mirë për ata të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë financat e veta menjëherë.
Depozita promovuese Avancë është ideale për ata që kërkojnë fleksibilitet financiar, por edhe stabilitet të kursimeve të veta. Me normën promovuese të kamatës preh 3,8% për depozita në denarë, 2,7% për depozita në euro dhe afat të maturimit deri në vetëm 13 muaj, ky prodhim i ProKredit Bankës u jep klientëve mundësi për shfrytëzim të të gjitha lehtësimeve për kursim pa i lidhur mjetet e veta në afat të gjatë.
Një nga karakteristikat kryesore të depozitës avancë është liria që e ofron – klientët mund të vendosin menjëherë si ta shfrytëzojnë kamatën e vet: ta marrin nga llogaria e vet, ta shfrytëzojnë me kartelën e vet ose ta investojnë përsëri në llogarinë e kursimit dhe të marrin kamatë shtesë.
ProKredit Banka, me përvojën e vet 20-vjeçare dhe kapitalin gjerman, vazhdon t’u ofrojë klientëve të vet prodhime inovative dhe atraktive me depozitë me norma stimuluese të kamatës. Një beneficion shtesë është edhe qasja e këshilltarëve për klientët, të cilët janë këtu për llogaritje dhe informacione shtesë, fizikisht dhe nëpërmjet kanaleve digjitale të bankës.
Më shumë informacione për depozitën me avancë gjenden në ueb-faqen e ProKredit Bankës.