Author: Hamdi Kumanova

Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave do të realizohet nesër në territorin e Shkupit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit në ueb faqen e tyre. Siç bëhet e ditur, dezinsektimi ajror do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ai tokësor gjatë ditës. “Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatje do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të favorshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë”, shtohet në kumtesë. Këshillohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Lexo më Shumë

SPB Shkup njofton se dje në rrugën lokale Tetovë – Shkup, nga fshati Dvorcë në fshatin Radushë, komuna e Sarajit, automjeti “BMW” i drejtuar nga A.Z (20) nga fshati Saraj, ka dalë nga rruga. Në aksident janë lënduar rëndë Sh.S.(19) nga fshati Radushë dhe S.A.(34) nga fshati Saraj, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë shoferi A.Z. dhe dy pasagjerë të tjerë B.M (18) dhe një i mitur, të dy nga fshati Radushë, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Gazetari Sashe Dimovski ka ndërruar jetë sot në moshën 47-vjeçare pas komplikimeve të gjata dhe të rënda shëndetësore. Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa së fundi ishte emëruar si anëtar i Komisionit për Falje nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Ai kishte një karrierë të pasur duke punuar në disa nga televizionet kryesore maqedonase si Kanal5, Sitel dhe ishte edhe themelues i një portali të quajtur svedok.mk. (INA)

Lexo më Shumë

MPB njoftoi se G.K (54) është ndaluar dje në fshatin Shtavicë të Prilepit nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura. Rreth orës 09:00 i ka vënë zjarrin barit të tharë në oborrin e shtëpisë së tij, pas së cilës zjarri është përhapur në parcelat fqinje. G.K. është kapur nga punonjësit e policisë gjatë shuarjes së zjarrit dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar veprën. Zjarri është shuar nga policia dhe nuk ka pasur persona të lënduar. Është kryer kontrolli dhe personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet në vizitë zyrtare nga KM i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski. Kjo është vizita e parë që i bëhet qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut nga një kryeministër i një shteti të huaj. Dhe s’ka as pse të ishte ndryshe. Në Maqedoninë e Veriut jetojnë statistikisht rreth 30% shqiptarë, aq shqiptarë sa ka edhe përbërja e qeverisë së shtetit. Duhet të jetë krejt e natyrshme që këto shtete të kenë raporte jo vetëm të mira, por të shkëlqyeshme. Ashtu siç ka raporte natyrshëm të mira Zvicra me Italinë, Gjermaninë dhe Francën…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Konispol, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vdekur edhe vetë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalë, kur shtetasi H.I. 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zgjidhur një nga problemet shumëvjeçare në Spitalin Klinik të Tetovës duke filluar me montimin e anshensorëve. ‘Filluam me montimin e ashensorëve të rinj në Spitalin Klinik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet dhe shërbimet për pacientët dhe stafin mjekësor.’ – deklarohet nga kabineti i Arben Taravari. Ky hap përfaqëson një përkushtim të qartë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve të Tetovës. Falë këtij përmirësimi, pacientët do të kenë qasje më të lehtë dhe më të sigurt në shërbimet mjekësore të nevojshme. https://www.facebook.com/1265185232/videos/1014083190366246/

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në njoftim thuhet se, policia e stacionit në Kaçanik me datën 05.08.2024 rreth orës 21:20 ka pranuar një informacion se në fshatin, Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. “Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: S.S ( M/K) i moshës 30 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”, thuhet në njoftim. I…

Lexo më Shumë

Nga granatimet e Ukrainës janë plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë, në rajonin Kursk të Rusisë, tha guvernatori i këtij rajoni më 6 gusht. Guvernatori Alexei Smirnov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar të paktën 26 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga granatimet në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi e Ukrainën, tha Smirnov përmes një postimi në Telegram. Në një postim tjetër, Smirnov tha se një ditë më herët Ukraina ka sulmuar me dronë dhe granata këtë rajon, që gjendet në kufi me Ukrainë, teksa pretendoi se Rusia ka…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Karakteristikë për periudhën e verës, në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe në anën maqedonase, nuk ka më vonesa, thuhet në LAMM.

Lexo më Shumë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar, ka dhënë intervistën e fundit pak para largimit nga Kosova. Tomas Szunyog në intervistën e dhënë për Telegrafin, ka përmendur liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, si ndër momentet më të mira që ka përjetuar. Por, ai e kujtoi edhe 24 shtatorin e vitit 2023, sulmin në Banjskë, si ndër momentet më të vështira që ai ka pasur. “Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin 2023. U zgjova nga një telefonatë që më informoi për sulmin…

Lexo më Shumë

Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni që do të pasohej nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki. Bomba “Little Boy” u hodh nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash në tokë, ndërsa shkaktoi 80 mijë viktima vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund…

Lexo më Shumë