Gjykata Kushtetuese shkon direkt në minimin e parimit Kushtetues, që quhet përfaqësim i drejtë dhe adekuat, thotë Arbër Ademi në Daily Click në TV21. Ademi thotë se vendimi i kësaj gjykate për pezullimin e Balancuesit nuk është naiv, dhe se i njëjti rrezikon edhe Badenterin.
“Hapi tjetër i radhës, sipas kësaj logjike, do të duhej të ishte…të gabuar, të motivuar politikisht, as deputetët të mos deklarohen për përkatësinë e tyre etnike me rastin e kandidimit të tyre në zgjedhjet parlamentare, sepse edhe deputetët janë qytetarë. Nëse qytetarët gjatë procesit të punësimit, nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, që nuk ka të bëjë këtu me Balancuesin, por është përtej Balancuesit, e në qoftë se edhe deputetët sipas kësaj logjike të mbrapsht nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë etnike, atëherë goditet edhe shumica e Badenterit, apo sjellja e ligjeve me shumicë të dyfishtë, ne nuk do ta dimë se cilët deputetë, cilës përkatësi etnike i takojnë”, theksoi Ademi.