Del në ankand një gjerdan i rrallë diamanti i shekullit të 18-të, që peshon 300 karat. Varësja do të shitet nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në nëntor në Gjenevë. Ofertat pritet të arrijnë deri në 2.8 milionë dollarë. Kreu i shitjeve mbretërore në shtëpinë e ankandeve tha se gjerdani përbëhet nga 500 gurë që variojnë nga një karat, në një karat e gjysmë. Gjasat janë që gjerdani ta ketë origjinën nga minierat Golkonda të Indisë, ndër diamantet më të lakmuar në histori dhe më të njohur për pastërtinë e tyre të pakrahasueshme. Minierat u mbyllën mbi 200 vjet më parë, duke i bërë xhevahiret nga ky burim edhe më të vlefshme sot. Përpara se të shitet në Gjenevë, xhevahiri do të nisë një turne botëror ekspozitash në Londër, Hong Kong, Nju Jork, Singapor dhe Taipei. /Alsat.mk
Data 26.07.2026
Aktuale
- Sot dita e 57-të e revoltës, shqiptarët ‘lidhin’ besë: Nuk ikim nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës!
- 63-vjetori i tërmetit në Shkup
- 13-të ditë bombardime, SHBA ndal sulmet ndaj Iranit
- Analiza/ Kim Mehmeti: Protesta e rinisë na dëshmoi se piktori s’është kryeministër që respekton Kushtetutën dhe ligjin, por drejtuesi i “Aleancës së Qelbësirave”!
- Njihuni me parashikimin e motit për këtë të diel
- “Besa nuk ndërtohet me simbolikë”- Ish-ministrja Meksi, mesazh Ramës: Ajo matet me angazhimet e mbajtura, institucione që funksionojnë dhe llogaridhënie
- “Rama jepe dorëheqjen”- Parullat pikante nga dita e 56-të e protestës popullore: Nga “Besa e Ali Babës”, te “Ata lexojnë Besën në plazh, ne bëjmë historinë në shesh”
- Anulohet parada e krenarisë në Berlin, vetura shtyp pjesëmarrësit – raportohet për të lënduar


