Author: Hamdi Kumanova

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë qëndrimit të saj zyrtar në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka realizuar takim me përfaqësuesin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që homologët e saj nga Ballkani Perëndimor, përfshi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, janë takuar me presidentin e SHBA-së Joe Biden, shkruan Alsat. Me Biden u takua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa deri tani, Siljanovska-Davkova, në rrjetin e saj social Facebook, po ashtu, edhe në faqen e Presidencës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka publikuar ndonjë njoftim…

Lexo më Shumë

“Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore fillon më 28 shtator 2024, respektivisht nesër. Kjo do të thotë se nesër është afati i fundit që blerësit dhe furnizuesit të lidhin kontrata të reja për furnizimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, në të cilat zbritja dhe kostot shtesë, respektivisht kompensimit, kufizohen në 10%. Lista e produkteve bujqësore dhe ushqimore përmban 2548 shifra tariforë. Këtu janë produktet që janë me 5% TVSH dhe 10% TVSH, tha në deklaratën për mediat ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi. Siç informoi ministri Durmishi, kompensimet lejohen të…

Lexo më Shumë

Nuk ka nënvlerësim më të madh të opinionit se sa të akuzosh Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për vendimin e BE-së për ndarjen e Shqipërisë. Nëse do t’i kishim nisur ndryshimet kushtetuese atë ditë kur u bë konstituimi i përbërjes së re parlamentare, ato nuk do të ishin përfunduar deri në nëntor, sepse procedura zgjat gjashtë muaj. Kjo do të thotë se vendimi i BE-së për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë është përcaktuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe B DI-së, të cilët dështuan të sjellin Gruevskin për t’ju siguruar shumicën e dy të tretave…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në konferencë për media foli edhe për huamarrjen prej 500 milionë euro që Maqedonia e Veriut do t’i marrë nga Hungaria. Kryeministri hungarez u tha gazetarëve se ato para nuk janë para kineze siç spekulohet në opinion, por janë para evropiane. “Ne nuk mund t’ju japim para kineze, ne mund t’ju japim para evropiane dhe do t’jua japim. Ne kemi një marrëveshje me Kinën që ato para do të përdoren për projekte në Hungari dhe për këtë arsye nuk mund të japim para kineze,” tha Orban.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski derisa komentoi vendimin e BE-së për të ndarë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria në rrugën drejtë BE-së u shpreh se vendi jonë është viktimë i çështjeve bilaterale dhe jo i kritereve të Kopenhagës. Sipas Tij vetëm dy palë i janë gëzuar këtij vendimi dhe ato janë politikanët në Bullgari dhe opozita në vendin tonë, shkruan ALsat. “Ne nuk duhet ta humbim shpresën dhe nuk duhet të dëshpërohemi. Edhe pse shpeshherë jemi dëshpëruar gjatë këtyre viteve. Unë shpreh keqardhje që kjo po ndodh dhe shpreh keqardhje që ne duhet të jemi viktimë e çështjeve bilaterale dhe…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollës fillore “Gjorgija Pulevski” në komunën Aerodrom të Shkupit janë ankuar për dhimbje stomaku, diarre dhe të vjella gjë që ka çuar në mbylljen e përkohshme të kuzhinës së shkollës për shkak të dyshimeve për helmim. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar është informuar nga Qendra për shëndet publik Shkup se kanë informacion për paraqitjen e dhimbjeve të stomakut te disa nxënës nga Shkolla Fillore “Gjorgji Pulevski” – Shkup. Departamenti i epidemiologjisë është njoftuar nga mjeku i familjes se tre fëmijë – nxënës në atë shkollë që tashmë kanë ardhur për ekzaminim, dhe do të dorëzohen raporte për sëmundje…

Lexo më Shumë

“Ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për arsimin bazë dhe miratimi i ligjit të ri për arsimin e mesëm janë në prag të hyrjes në procedurë parlamentare. Të njëjtat ndryshime parashikohen në të dy ligjet: Rritje selektive e pagave, vetëm – për drejtorët e shkollave: Domethënë, me propozimin e ndryshimeve bëhet rritja e pagave, vetëm për drejtorët – deri në 35% në arsimin fillor, pra deri në 45% në arsimin e mesëm”, thonë nga Levica. . “Qeveria po e përdor këtë si mjet për të shtypur pakënaqësitë e mësuesve për shkak të pagave të ulëta, pra për të rritur motivimin e…

Lexo më Shumë

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj deputet socialdemokrat Borçe Cvetkov mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare gjatë periudhës 2021-2023 sa ka qenë ushtrues detyre drejtor i burgut në Strumicë. Sipas dyshimeve të policisë, Cvetkov ka urdhëruar gardianët në kundërshtim me ligjin që t’i lëshojnë nga burgu tre të dënuar, ndërsa në librin e evidencave kanë figuruar prezent në qeli. Emrat e të burgosurve tjerë prezent i ka fshirë me korrektor dhe mbi to ka shkruar emrat e personave për të cilët ka dhënë urdhër të dalin dhe kthehen kur të duan. “Gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023 gardianët e…

Lexo më Shumë

“Në qytetin e Shkupit, me transportin publik, përsëri rikthehet kaosi. Qytetarë të shumtë vazhdojnë të presin në stacione të autobusit ndërsa në vend të autobusit kanë zëvendësuar udhëtimin e tyre me taxi apo vetura private për të kryer obligimet e tyre. Transportuesit privat nga dita e sotme do të vozisin me orare të reduktuar dhe atë vetëm nga ora 17:00”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri. Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e transportit publik në kryeqytet. Thonë se rrëmuja e vërtetë ishte në mëngjes kur nxënësit, të punësuarit dhe të moshuarit priten gjatë për autobus dhe më pas u…

Lexo më Shumë

39 vjeçari nga Gostivari, është privuar nga liria pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij 61 vjeçare, thuhet në raportin e Policisë, raporton Alsat. “Me datë 27.09.2024 në ora 00:50 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.A.(39) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit se në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 61-vjeçare, me gjëra prej druri dhe metali. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sipas të cilit vendet e Ballkanit Perëndimorë meritojnë shumë më tepër se ajo që ofron Brukseli, shkruan Alsat. “Ne si kryesues të BE-së vlerësojmë se duhet të vihet në rend të ditës anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE… Dua të them diçka për vitet e kaluara. Vendet e Ballkanit perëndimorë meritojnë më shumë se sa kjo që po marrin nga Brukseli ofron. Maqedonia…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë mbi Rezistencën Antimikrobike 2024 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalimin e tij në sesionin e 79-të para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri Taravari theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj luftës kundër kërcënimit global të rezistencës antimikrobike si një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor pas pandemisë COVID-19. Taravari riafirmoi angazhimin për respektimin e Rezolutës 71/3 të OKB-së dhe zbatimin e udhërrëfyesit të OBSH-së për periudhën 2023-2030, duke përmendur disa arritje të Maqedonisë…

Lexo më Shumë