Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian.
Kështu u shpreh kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sipas të cilit vendet e Ballkanit Perëndimorë meritojnë shumë më tepër se ajo që ofron Brukseli, shkruan Alsat.
“Ne si kryesues të BE-së vlerësojmë se duhet të vihet në rend të ditës anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE… Dua të them diçka për vitet e kaluara. Vendet e Ballkanit perëndimorë meritojnë më shumë se sa kjo që po marrin nga Brukseli ofron. Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim që nga viti 2005, filloi bashkë me Kroatët, në vitin 2008 morën mendim pozitiv bashke me Kroacinë. Kroatët veçmë janë anëtarë të BE-së, derisa me Maqedoninë e Veriut akoma nuk kanë filluar negociatat. Ja Republika e Maqedonisë do të mbetet edhe pas Shqipërisë, që unë nuk shoh arsye për këtë”, tha Orban. /Alsat.mk