Author: Hamdi Kumanova

Gjendja e autobusëve të NQP-së vazhdon të shqetësojë qytetaret të cilët detyrohen të shfrytëzojnë transportin publik të Shkupit. Ankohen se nuk arrijnë në kohë në vendet e tyre të punës dhe nxënësit nuk arrijnë në shkollë atëherë kur duhet. “Autobusë nuk ka aspak, çdo ditë vonohem në punë dhe kudo që shkoj vonohem”, tha një qytetar. “Nuk është rregulluar, do të duhej të rregullohet…. A udhëtoni çdo ditë? Jo, por ja kur të dal do të pres, nuk është siç ishte para 2-3 viteve”, shtoi një tjetër qytetar. “Për ne autobusët janë shumë katastrofë…. ”, tha një qytetar. “Pothuajse gjysmë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Indisë, Subramanjam Xhaishankar. “Bashkëbiseduesit kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të posaçëm në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve. Me këtë rast, janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e biznes lidhjeve në disa sektorë”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në mënyrë shtesë, ministrat kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit multilateral, me ç’rast…

Lexo më Shumë

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, pasditen e së premtes, është sulmuar nga persona të panjohur, derisa largohej nga një restoran në Shkup. Pas daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini, për Klan Maqedoni, tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar. “Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin “Ballkanika” dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij…

Lexo më Shumë

Një valë e ftohtë nga veriu, i lidhur me frontin atmosferik, po e përfshin ngadalë Gadishullin Ballkanik. Sa i përket motit në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të ditës do të kemi mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë, me temperatura që do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë. Gjatë natës, vranësirat nga perëndimi do të shtohen dhe do të fillojnë reshje lokale shiu. Nesër (e diel) do të ketë më shumë vranësira, të shoqëruara me reshje lokale të herëpashershme shiu dhe ndonjëherë edhe me bubullima. Prej nga mëngjesi do të fillojë të fryjë erë veriore, e…

Lexo më Shumë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës mbrëmë ka ndërruar jetë një 31-vjeçare pas lindjes, konfirmojnë sot nga MPB-ja, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës dhe Prokuroria Publike. Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se mbrëmë në ora 21:35, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës ka raportuar se në Repartin e Gjinekologjisë të ka ndërruar jetë një 31 vjeçare pas lindjes nga Kumanova. Kontrollin në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi nga SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion. Gjatë ditës priten informacione shtesë.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate thotë se ligji për tregtinë jokorrekte është ligj I LSDM-së, pasi është përgatitur dhe miratuar gjatë qeverisjes së saj. Fatmir Bytyqi thotë se ky ligj nuk është deklaratë boshe, por masë konkrete që do ta mbrojë buxhetin e qytetarëve. “Ligji nuk do të prishë zinxhirët e furnizimit dhe nuk do të shkaktojë kaos tregu. Ne i kemi dhënë përgjigje sistematike të gjitha manipulimeve që kanë rënduar qytetarët, e me këtë edhe standardin e tyre jetësor. Ky ligj rregullon 26 praktika të padrejta tregtare, me të cilat mbi 2500 produkte bujqësore dhe ushqimore do të kenë marzhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se gjatë kohës që ka qenë në pushtet i ka shfrytëzuar institucionet për vjelje të parave përmes tenderëve. Mile Lefkov thotë se kompani të afërta të LSDM-së, kanë qarkulluar miliona euro, para të popullit. Lefkov thirret në konstatimet e revizorit shtetëror për buxhetin e vitit 2021, ku siç thuhet, janë konstatuar mospërputhje për një pjesë të procedurave për prokurime publike, për të cilat u bën thirrje organeve kompetente të veprojnë më shpejt. “Revizori shtetëror gjatë revizionit të buxhetit për vitin 2021, që është bërë në vitin 2023, në një pjesë të procedurave për prokurime publike ka…

Lexo më Shumë

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një interviste për javoren “Fokus” ka paralajmëruar protesta nga Fronti Evropian, sic thotë, për të mbrojtur demokracinë. Sipas tij, ky front nuk është histerik në dëshirën për të qenë pjesë e pushtetit, por se kauza e tyre është shteti I së drejtës për të gjithë, pasi Maqedonia e Veriut me sistemin politik që reflekton realitetin demografik, nuk duhet të bëhet poligon për të përmbushur dëshirat e politikanëve individë për majorizimin e një bashkësie etnike në favor të tjetrës. “Protestat nuk janë destabilizim, por e drejtë demokratike, që këndellin demokracinë kur vehet në pikëpyetje. Për…

Lexo më Shumë

Përderisa balancuesi mbetet i ngrirë nga Gjykatën Kushtetuese mbeten të pezulluara të gjitha punësimet e shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike në bazë të përfaqësim të drejtë dhe adekuat, edhe pse është kategori kushtetuese. Konkurset që janë në rrjedhë stopohen, ndërsa procedura mund të vazhdojë vetëm për konkurset që kanë përfunduar të gjitha fazat e përzgjedhjes së kandidatëve. Deri në një vendim përfundimtar të kushtetueses për balancuesin, që nuk dihet se kur do të jetë, përfaqësimi do të jetë “status quo”. Shfuqizimi i Balancuesit, ishte në programin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së, i cili më pas u bë program i Qeverisë. Edhe përkundër…

Lexo më Shumë

Ish ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov thotë se autoritetet në Maqedoninë e Veriut po tentojnë të blejnë kohë, pasi fillimi i negociatave me Shqipërinë është goditje e madhe për ta. Sipas Angellovit, qeveria e Maqedonisë së Veriut po sillet sikur nuk e kupton se çfarë duhet të bëjë, edhe pse është mëse e qartë se duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve si dhe të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me përmbushjen e marrëveshjes dhe protokolleve që dalin nga ajo. „Shkupi tenton të shmangë atë që është arritur si marrëveshje mes BE-së dhe…

Lexo më Shumë

Pas heqjes së masës së dorëzanisë ndaj Sinisha Nedelkoviq, të dyshuarit për laboratorin e drogës në veri, Gjykata pritet të marrë vendim të njëjtë edhe për të dyshuarin tjetër që e ka lëshuar Kosovën. Personi që u ndalua në kufi nga Policia e Kosovës ishte arrestuar në vitin 2022, ku u zhvilluan disa aksione në veri. Media ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Milos Maksimoviq – Žuti, i dyshuar për laboratorin e drogës ku pronar ishte Nedelkoviq. Edhe ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e dorëzanisë në vlerë prej 30 mijë euro, e cila është thyer…

Lexo më Shumë

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato. Një rast i tillë është raportuar edhe në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë dhunuar një vajzë të mitur, të moshës 15-vjeçare. E mitura fillimisht ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët, teksa rasti ka ndodhur gjatë kësaj kohe kur ata s’dinin për fatin vendndodhjes së saj. Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka arritur që të arrestojë njërin nga të…

Lexo më Shumë