Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Indisë, Subramanjam Xhaishankar.
“Bashkëbiseduesit kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të posaçëm në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve. Me këtë rast, janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e biznes lidhjeve në disa sektorë”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në mënyrë shtesë, ministrat kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit multilateral, me ç’rast e kanë konfirmuar përkrahjen e përbashkët për rolet konstruktive që dy vendet i kanë në skenën globale.
“Takimi mes ministrave Mucunski dhe Xhaishankar i ka vendosur bazat për përforcimin e mëtejshëm të marërdhënieve bilaterale dhe ka hapur perspektiva të reja për bashkëpunim në sfera të ndryshme me interes të përbashkët”, njofton MPJ.