Ndër të arriturat e mëdha të cilat i ka arritur koalicioni VLEN, e që ishte premtim kryesor i këtij koalicioni gjatë fushatës sipas Mexhitit bëhet fjalë për mbylljen e kazinove. “Pra, në 100 ditëshin e parë ne arritëm që me vendim të qeverisë dhe me interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit të mbyllim tre kompani të bixhozit. Pra, vetëm për 100 ditë mbyllëm rreth 50% të kazinove, dhe më dëgjoni me vëmendje: NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEMI deri në largimin e të gjitha kazinove e bastoreve nga vendbanimet tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë. Lufta…
Author: Hamdi Kumanova
Kanë kaluar 24 orë dhe LSDM ende nuk u ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla”. LSD me këmbëngulje vazhdon të poshtërojë qytetarët, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Nga atje thonë se është e qartë se LSDM-ja është e shqetësuar për sondazhin e fundit në të cilin partia e tyre është dobësuar edhe më shumë në krahasim me zgjedhjet, por kjo nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për ofendimin e qytetarëve”. “LSD nuk duhet të shajë popullin, duhet ta marrë faktin që është penguar të vjedhin dhe prandaj janë më nervozë, si mësim, të…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), njësia rajonale e Tetovës njoftoi se është gjetur alpinistja pa shenja jete, e cila kërkohej nga dje, njofton Portalb.mk. “Dje në numrin e emergjencës 112 në ora 11:57 është bërë një telefonatë për një alpiniste të moshuar (72 vjeç) të zhdukur në Malin Sharr në zonën e Lubotenit, pas së cilës është organizuar kërkimi që ka vazhduar edhe sot deri në mëngjes. Në kërkim u përfshinë edhe rojet e PK “Mali Sharr” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë të MPB-së, 5 policë nga Stacioni policor në Tearcë. PK “Mali Sharr” raportoi se…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot është caktuar seanca e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Në rendin e ditës të seancës është Raporti Vjetor për funksionimin e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me Financim Kapital në vitin 2023 për miratimin dhe pasqyrat financiare të audituara për vitin 2023.
Forumi u organizua në bashkëpunim midis IBU dhe Qendrës Ballkanike për Studime Strategjike (BASAM). Më shumë se 30 kompani nga Maqedonia e Veriut dhe më shumë se 50 kompani nga Turqia morën pjesë në këtë forum. Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Sh.T. Fatih Ulusoy, Rektori i IBU Prof. Dr. Lutfi Sunar, presidenti i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë së Veriut (TDP) dhe deputeti Beycan İlyas, deputeti Bekim Qoku, kryetari i Lëvizjes për Unitet Kombëtar Turk (TMBH) z. Erdoğan Saraç, Kryetari i Komunës së Turgutlu, Manisa, Turqi, z. Çetin Akın, presidenti…
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë fushatë politike dhe jo fushatë diplomatike. Me anë të një postimi në Facebook, ajo kritikoi qeverinë për mosprurjen e asnjë njohjeje për Kosovën. Postimi: Kreu i shtetit bëri fushatë politike në Amerikë dhe jo fushatë diplomatike- nuk solli asnjë njohje- prej se kemi këtë qeveri nuk ka ardh asnjë njohje për Kosovën- vednumrim i paparë!
Është arrestuar një grua në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta dyshohet se ka vjedhur para të gatshme nga një dyqan. Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje, teksa rasti ka nodhur gjatë ditës. “Fushë Kosovë / 29.09.2024 – 13:25. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte vjedhur nga dyqani i ankuesit kosovar para të gatshme. Lidhur me rastin, pas identifikimit të së dyshuarës në konsultim me prokurorin e njëjta është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.
Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas asaj që njofton Policia gjatë patrullimit në sheshin “Prek Cali”, punonjësit “Shqiponjave” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Bëhet e ditur se automjeti drejtohej nga 19-vjeçari E. L., i cili është proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, pasi gjatë momentit të kontrollit ka tentuar të largohet me vrap. “Në momentin e shoqërimit të automjetit,…
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar se tani është koha e shqiptarit dhe shteteve shqiptare. Ai u shpreh se armiqtë shekullorë dhe pushtuesit e tokave shqiptare, sot janë në zi, derisa janë hedhur edhe në sulm. Gjithashtu, avokati shqiptar tha se shihni sa të vegjël duken serbët që shfryjnë se shqiptarët e çliruan Kosovën shqiptare nga Serbia; grekët që kanë frikë për Çamërinë. “Por, tani na duhet bashkim sa më i shpejtë në të tri trekëndëshit tanë historiko – etniko – shqiptarë që tani janë futur në gjallërinë patriotike të shqiptarisë: Tiranë – Prishtinë -…
Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë. Të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal. Sherri që plasi në banesën e tyre dyshohet se nisi me ofendime e britma e më pas eskaloi në në dhunë fizike, ku të dyshuarit, njëri 56 e tjetri 32-vjeçar u rrahën mes vete.…
Qyteti i Milanos apeloi në një gjykatë në Lombardi kundër vendimit për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berlusconi. Në këtë mënyrë, autoritetet e qytetit po përpiqen të bllokojnë nismën e ministrit italian të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, për të emëruar aeroportin e Milanos me emrin Berlusconi, raporton Guardian. Salvini kërkoi që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit pasi ai vdiq në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi autoriteti i aviacionit civil të Italisë – Enac – i dha dritën jeshile. Zakonisht kalojnë 10 vjet pas…
Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Rasti është raportuar në Polici dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet. Rrethanat se si ka vdekur viktima akoma nuk dihen, por që rasti u denoncua nga një familjar i viktimës i cili lajmëroi Policinë. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Shaqirin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Pasi është njoftuar edhe Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse…

