Forumi u organizua në bashkëpunim midis IBU dhe Qendrës Ballkanike për Studime Strategjike (BASAM). Më shumë se 30 kompani nga Maqedonia e Veriut dhe më shumë se 50 kompani nga Turqia morën pjesë në këtë forum.
Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Sh.T. Fatih Ulusoy, Rektori i IBU Prof. Dr. Lutfi Sunar, presidenti i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë së Veriut (TDP) dhe deputeti Beycan İlyas, deputeti Bekim Qoku, kryetari i Lëvizjes për Unitet Kombëtar Turk (TMBH) z. Erdoğan Saraç, Kryetari i Komunës së Turgutlu, Manisa, Turqi, z. Çetin Akın, presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore z. Mendi Qyra, presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Trajan Angeloski, dhe Hakim Suma, sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës së Maqedonisë së Veriut, ishin mes të ftuarve.
Pas fjalimeve të hapjes, një ekip folklorik performoi, ndërsa pas hapjes solemne u mbajt edhe paneli me temë “Përfitimet Tregtare të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vendeve të Ballkanit” dhe takime B2B.