Author: Hamdi Kumanova

Forcat e armatosura të Rusisë kanë sulmuar me dronë Kievin, në orët e para të mëngjesit. Ushtria ukrainase tha se fillimisht u dëgjuan disa shpërthime që ndodhën nga sulmet kundërajrore Kievi, rajoni i tij dhe në thelb e gjithë lindja e Ukrainës u shpallën në gatishmëri për sulme ajrore. Forcat e armatosura ruse filluan bastisje të përsëritura në shtator kundër Kievit dhe zonave të tjera, duke synuar kryesisht infrastrukturën energjetike, ushtarake dhe të transportit.

Lexo më Shumë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se në lidhje me këtë nismë, janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime. Dorëzimi do bëhet në orën 10:30. “Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe…

Lexo më Shumë

Partia e Lirisë (FPÖ) e ekstremit të djathtë të Austrisë ka hapur derën për një epokë të re, u tha mbështetësve lideri i saj Herbert Kickl, ndërsa ata festuan një fitore të paprecedentë zgjedhore. Rezultatet e parashikuara i dhanë partisë së Kickl 28.8% – dy pikë më shumë se Partia Popullore konservatore (ÖVP) me 26.3%, por shumë larg shumicës. Fitorja e Kickl është e fundit në një varg suksesesh zgjedhore të ekstremit të djathtë në Evropë dhe ai vlerësoi votuesit për “optimizmin, guximin dhe besimin” e tyre në dhënien e një “pjesë historie”. FPÖ ka qenë në koalicion edhe më…

Lexo më Shumë

E ftuar në njëstudio televizive, Jorida Tabaku konfirmoi pjesëmarrjen në aksionin opozitar pas burgosjes së Salianjit që do të kulmojë me protestën e 7 tetorit. Deputetja demokrate nënvizoi më tej se kanalizimi i mllefit kundër keqqeverisjes përmes protestave është një formë e lejuar në demokraci dhe për këtë arsye nuk ka munguar në asnjë protestë të PD. “Unë jam bërë pjesë e çdo proteste. Jam bërë e protestave edhe në situata më të vështira të PD edhe kur grupi e partia kanë qenë të ndarë. Ka shumë arsye sot që shqiptarët të protestojnë dhe unë mendoj që ky kanalizimi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten ka mbajtur një fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Veç çështjeve që prekin vendin e tij, Rama ka ndarë disa sekonda të fjalimit të tij që ta adresojë edhe çështjen e Kosovës. Këtë pjesë të fjalimit, kryeministri shqiptar e ka shpërndarë në Facebook me mbishkrimin: “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, raporton Klankosova.tv. “Republika…

Lexo më Shumë

Të paktën 45 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA. Zyrtarët vazhduan shpëtimin e guximshëm me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit në ujërat e përmbytjeve – duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi. Kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Georgia dhe Karolina, pasi arriti në tokë gjatë natës të së enjtes. Siguruesit dhe institucionet financiare thonë se dëmi…

Lexo më Shumë

Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar një rrjet bunkerësh, barrierash, linjash furnizimi dhe magazina ushtarake përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë, thanë të shtunën zyrtarët e Estonisë. Tri vendet baltike fillimisht njoftuan planin për një “Linjë të Mbrojtjes Baltike” në janar. Në maj, Polonia njoftoi një projekt të ngjashëm të quajtur “Mburoja Lindore” me qëllim për t’i forcuar kufijtë e saj me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë. “Nevoja për një linjë të mbrojtjes (baltike) buron nga situata e sigurisë dhe mbështet konceptin e ri…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren Penny Wong. Osmani tha se Australia është aleate e moçme e jona dhe vendi ku jeton një numër i madh i diasporës sonë. “Jemi të përkushtuar të për të forcuar më tej lidhjet tona dypalëshe dhe për t’i afruar vendet tona”, ka shkruar Osmani në X.

Lexo më Shumë

Policia gjermane ka vënë në pranga 12 persona, ku mes tyre edhe disa shqiptarë. Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 2 ton kokainë në qytetin e Hamburgut, më vlerë në treg rreth 100 milionë euro. Sasia e drogës ishte e fshehur në disa kuti me banana. Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë pas një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane. Lidhur me këtë operacion reagoi edhe ministri…

Lexo më Shumë

Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM ka ndryshuar tërësisht rrugëtimim e vendit dhe për më pak se 100 ditë, ka arritur të largohet nga BE dhe të afrohet me Rusinë, përmes lidhjeve me Vuçiçin dhe Orbanin. Sot Maqedonia e Veriut ndodhet në të njëjtën situatë si në vitin 2008, kur në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesë për anëtarësim në NATO, ndërsa vendi hyri në izolim dhe procesi u vonua edhe për 10 vite të tjera. Anëtarësimi në Alencën Veri-Atlantike, u mundësua falë përkushtimit të gjitha forcave progresive, si në pushtet ashtu edhe në opozitë dhe arritjes së marrëveshjeve me fqinjët, pas çka filloi…

Lexo më Shumë

Banorët e Komunës së Zhelinës akoma vazhdojnë të udhëtojnë deri në 40 kilometra për tu pajisur me dokumente personale. Nga gjithsej 18 fshatra sa ka komuna e Zhelinës, gjashtë janë malor. Banorët e zonave më të thella për të nxjerrë një letërnjoftim duhet të bëjnë mbi 2 orë rrugë vajtje ardhje. Banorët kërkojnë që MPB të hapë një zyrë në këtë komunë “Me ardh në Grupçin do reduktohen edhe harxhimet edhe koha. E keqja është se në Drvendin e epërm, nga hyrja në Rogle e deri në Zhelinë nuk kemi as linjë autobusi as privat nuk kemi. S’kemi me çka…

Lexo më Shumë

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë kësaj jave kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese te operatorët ushqimorë në Kavadar Mospërputhje u konstatuan në tre restorante dhe një mishtore, të cilat u gjobitën për shitjen e ushqimeve të pasigurta dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar për punonjësit. Gjobat e shqiptuara variojnë nga 600 deri në 3 mijë euro në kundërvlerë në denarë për personat juridikë, varësisht nga madhësia e subjektit, dhe 400 dhe 500 euro në denarë për personat përgjegjës në personat juridikë. Janë asgjësuar 87 kilogramë ushqime të pasigurta (mish, produkte të ngrira, peshk të…

Lexo më Shumë