Policia gjermane ka vënë në pranga 12 persona, ku mes tyre edhe disa shqiptarë.
Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 2 ton kokainë në qytetin e Hamburgut, më vlerë në treg rreth 100 milionë euro.
Sasia e drogës ishte e fshehur në disa kuti me banana.
Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë pas një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.
Lidhur me këtë operacion reagoi edhe ministri i Brendshëm i i Hamburgut, Andy Grote.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha Andy Grote. /vizionplus.tv