Në seancën e nesërme të qeverisë pritet që të merret vendimi për shuarjen e “MegaWin”, kompanisë së vetme aktive për bixhoz online në Maqedoninë e Veriut. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili tha se “Megawin” është 100% kompani shtetërore, dhe se për mbylljen e së njëjtës ka procedurë të posaçme. Paraprakisht, qeveria ua mori licencat kompanive të tjera që merreshin me bixhoz online, bëhet fjalë për kompanitë NOVO VLT SHPK- Shkup, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup, VEZUV SHPK Shkup dhe 2Win.mk.
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar nga liria personin J.E.(32) nga Gostivari. Ai ishte raportua nga nëna e tij 63-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare.
Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha llojeve të sfidave në të ardhmen. Sfidat që kanë për qëllim destabilizimin e Maqedonisë, nëse në realitet ka të tilla, ne do t’i përgjigjemi ashpër, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski Në një deklaratë për media pas hapjes së Qendrës Rajonale K9 në Qendrën Policore Gjorçe Petrov, Toshkovski ka treguar se shërbimet janë duke përcjellë informacionin e duhur tek autoritetet. “Shërbimet në kuadër të formave institucionale që kemi pasur në vend, të cilat merren me këtë lloj kompetence, kanë përcjellë dhe vazhdojnë t’i përcjellin informacionet…
Uji për pirje në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 23 deri 27 shtator ka marrë 201 mostra për fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonis, nr. 183/18), njoftojnë sot paradite nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime. Këto informacione ndërmarrja publike i publikon…
Teleferiku që të çon nga mesi i Vodnos deri në majë është jashtë përdorimit për shkak të erës së fortë, njofton NTP Shkup. Teleferiku nuk ka funksionuar gjatë ditës së djeshme. “Ju informojmë se teleferiku nuk punon për shkak të erës së fortë. Forca e erës i kalon kufijtë e lejuar që teleferiku të funksionojë pa probleme dhe të sigurta. Shërbimet kompetente po e përcjellin situatën në terren dhe në momentin kur do të krijohen kushte të përshtatshme moti për punë, teleferiku do të vazhdojë me transport të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e NTP Shkup.
Të paktën 105 persona kanë ndërruar jetë në SHBA si pasojë e uraganit Helene dhe pritet që ky bilanc të thellohet edhe më tej. Të paktën 30 viktima u shënuan në vetëm një qark të Karolinës së Veriut. Rreth 1,000 njerëz rezultojnë ende të pagjetur në qarkun Buncombe ndërsa të afërmit presin me ankth për fatin e tyre. Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur më shumë se 140 strehimore për ata që janë detyruar të evakuohen. Autoritet amerikane në të gjithë Karolinën e Veriut po përpiqen të rivendosin energjinë elektrike dhe të largojnë pemët e rrëzuara në qindra rrugë të…
Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz. Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë. Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv. Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për…
Një shqiptar është arrestuar në Gjermani. Mediat gjermane, raportojnë se 38-vjeçarit të lindur në Suedi iu gjetën gjashtë armë të zjarrit me 11 karikatorë në një çantë të shpinës, transmeton Klankosova.tv Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Rostock. Fillimisht, ai bashkë edhe me dy të tjerëm gjatë një kontrolli në portin e Rostockut. Thuhet se gjatë ndjekjes, në Bentwisch, ai doli nga makina, hodhi çantën e shpinës dhe iku në këmbë, shkruajnë mediat gjermane transmeton Klankosova.tv Autoritetet janë angazhuar në kërkim edhe për veturën që i takonte shqiptarit, një VW Passat me targa suedeze, duke kërkuar informacion nga dëshmitarët.…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në Shkup do të bën hapjen e punimeve të Punëtorisë për mjedisin jetësor dhe aksionin klimatik që realizohet në kuadër të Projektit ‘IPA-Twinning’ me Bashkimin Evropian. “Projektin do ta zbatojë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendra për ndërmjetësim ekonomik dhe të drejtën evropiane, ndërsa ka për qëllim forcimin e kapaciteteve tona për të zbatuar më mirë ligjet në fushën e ndotjes industriale”, bëhet e ditur në kumtesën e MMJPH
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë fundjavës së kaluar ngriten dhe transportuan përafërsisht 130 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit Butel dhe Çair Janë larguar 40 metra kub mbetje nga deponia e egër e vëllimshme e vendosur në rrugën Boca Ivanova, në stacionin e fundit të autobusit 59, në afërsi të varrezave të qytetit Butel, njoftoi NP Higjiena Komunale Shkup. Është intervenuar edhe në rrugët “Resenska”, “Strumiçka”, “Vukovarska”, “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” në komunën Çair, ku u larguan përafërsisht 90 metra kub mbetje të hedhur në mënyrë të…
Pavarësisht se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë 100 milionë euro për financimin e projekteve infrastrukturore, komunat kanë aplikuar me projekte me vlerë totale rreth 200 milionë euro. Madje, sipas të dhënave që ka siguruar Alsat, vetëm Qyteti i Shkupit, i cili kryeson listën si për nga shuma e parave ashtu edhe për nga numri i projekteve, i vetëm kërkon rreth 102 milionë euro, më shumë se sa gjithë thirrja e ministrisë. Komuna e Tetovës, e cila ndonëse ka aplikuar me vetëm 3 projekte kap shifrën e mbi 6 milionë eurove. Pastaj vjen Komuna e Manastirit e cila për…
Ky është roboti humanoid i quajtur Allshar dhe është vepër e doktor profesorit Anis Sefidanis. Roboti është krijuar me arritjet më të fundit të Inteligjencës Artificiale dhe është i pari i këtij lloji jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Në këtë projekt Sefidanis ka punuar prej vitesh, ndërsa çdo pjesë e robotit është krijuar në laboratorin e tij. Roboti ka pamjen e një njeriu ndërsa është mirë menduar që të komunikojë edhe me gjeste dhe mimika. “Allsharin është humanoid ka pamje dimensione dhe proporcione të njeriut pas çka e nevojshme ishte për tu veçuar një skenar ku mund…

