KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, thotë në një intervistë për KosovaPress, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash. Vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë, derisa shton se KFOR-i vazhdon të monitorojë me vigjilencë. “Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i po monitoron situatën. Është vigjilent dhe i vendosur mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm relevant, në përputhje me mandatin e gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt…
Author: Hamdi Kumanova
Toksinat nga bakteri stafilokoku shkaktuan helmimin e 140 fëmijëve në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Shkup. Këtë e kanë vërtetuar edhe rezultatet e mostrave të ushqimit që iu janë servirur nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën të cilët ditë më parë ankoheshin për dhimbje të forta stomaku. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) saktëson se në ushqimin e nxënësve gjegjësisht në një ëmbëlsirë janë gjetur gjurmë të bakterit të rrezikshëm, që nxënësit kanë marrë si vakt të ngrohtë dhe që i kanë dorëzuar shkollës nga një kompani e jashtme. Prindërit kanë njoftuar drejtorin dhe mësuesit për situatën,…
Juristi Kreshnik Spahiu tregoi arsyen pse Ervin Salianji sot është pas hekurave. Sipas tij, ish deputeti demokrat nuk hyn tek politikanët e paprekshëm, prandaj u dënua. Vetëm Berisha, Rama dhe Meta nuk preken sipas tij, ndërsa Salianji me shqiptarët e tjerë janë të prekshëm. ‘PD ka një eksperiencë protestash. Dhe çështja shtrohet këtë reaksion kundër burgosjes së Salianjit do ta shtoj në elektorat apo do ti kthehet në bumerang. Nga informacioni që kam sot ndaj kryetares së parlamentares është goditur me shufër hekuri. U godit me një objekt. Kryetarja e parlamentit sot u përkëdhel me një shkulje faqe nga Gazmend…
Propozim ligji për përfaqësim të drejtë është gati. Kështu u përgjigjën nga koalicioni VLEN për Portalb.mk lidhur me atë se në çfarë faze ndodhet ky ligj i cili pritet të “zgjidhë” çështjen e përfaqësimit etnik nëpër institucione. Nga VLEN thonë se javën në vazhdim planifikojnë të organizojnë debat publik. “Pas të cilës propozim ligji do të futet në procedurë parlamentare”, thanë nga VLEN. Në ndërkohë dje (30 shtator 2024) Ministria e Administratës Publike dërgoi udhëzim nëpër institucionet shtetërore që procedura për punësim në institucionet e sektorit publik mund të vazhdojë nëse në shpalljen publike nuk shënohet përkatësia e komunitetit të…
Gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane në Vimercate janë sekuestruar 142 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë. Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në 4 automjete të ndryshme që ndodheshin në garazhet e një pallati dhe që ishin marrë me qira. Operacioni u zhvillua më 27 shtator, por është bërë publik vetëm orët e fundit. Ndërkohë në Milano është vënë në pranga një person i trete, edhe ky shtetas shqiptar, të cili dy bashkëkombësit i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë.
Koreja e Jugut ka shfaqur raketën e saj më të fuqishme balistike dhe disa armë të tjera që synojnë Korenë e Veriut. Këto armë u shfaqën në ceremoninë e organizuar në Ditën e Forcave të Armatosura më 1 tetor, teksa presidenti jugkorean paralajmëroi regjimin e Veriut se do të shkatërrojë nëse tenton të përdorë armë bërthamore. Shfaqja e armëve të reja dhe paralajmërimi ndaj Koresë së Veriut erdhi pasi rivali verior i Seulit së fundi ka rritur armiqësitë rajonale, duke zbuluar një ndërtesë për pasurimin e uraniumit dhe ka testuar raketa para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor. “Nëse…
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, do të bëjë deklaratat e tij të para publike që kur u lirua nga burgu, pasi do t’i drejtohet Këshillit të Evropës të martën. Assange, 53 vjeç, pritet të japë dëshmi në komisionin e çështjeve ligjore dhe të të drejtave të njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë, raporton AP. Asambleja Parlamentare, e cila përfshin parlamentarë nga 46 vende evropiane, tha se seanca dëgjimore do të diskutojë ndalimin dhe dënimin e Assange “dhe efektin e tyre drithërues mbi të drejtat e njeriut” përpara një debati mbi këtë temë të mërkurën. WikiLeaks…
Pensionistët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të kenë rritje të pensioneve për 2500 denarë. Sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rreth 340 mijë pensionistë që kanë fituar të drejtën e sigurimit pensional nga 31 gushti, janë të mbuluar nga rritja lineare e pensioneve, njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale. “Këto ndryshime ligjore parashikojnë një rritje lineare të pensioneve në m. shtator dhe m. mars. Më konkretisht, me 01.09.2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në përputhje me këtë ligj nga 31.08.2024, rriten për 2.500 denarë dhe…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një motoçiklist ka goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Siç mëson Sinjalin, viktima është një burrë 68-vjeçar, i cili është dërguar tashmë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Bazuar në informacionet nga burimet brenda QKUK-së, viktima është në gjendje kome. Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe shoferi i dyshuar i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganime Musliu, ka thënë se janë pjekur kushtet që të shkohet në zgjedhje në mes të nëntorit, e të mos pritet 9 shkurti. Musliu tha se pagat për shërbyesit civil nuk kanë dalë, dhe sipas saj, kështu si ka filluar qeveria as buxhetin për vitin 2025 s’do të mund ta votojnë. “Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, shkroi Musliu. Deri më tani nuk dihet arsyeja e mosekzekutimit të pagave…
Shoqëria Kulturore Artistike “Bresana” nga Opoja gjatë fundjavës së shkuar ka fituar çmimin e madh në edicionin e IX-të të festivalit burimor “Duflla” të mbajtur në fshatin Raçe të Komunës Saraj-Shkup në Maqedoni të Veriut. Në këtë festival kanë marrë pjesë ansamble dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare, ku sipas njoftimit të organizatorëve, janë prezantuar ritualet, doket, zakonet, këngët e vallet burimore të zonave të ndryshme, teksa ka pasur diskutimet edhe për folklorin e trashëgiminë shpirtërore. “Në skenën e festivalit ‘Duflla’ performuan grupe të ndryshme, ku vlen të theksohet përfundimi i bukur që i dhuroi festivalit Shoqëria Kulturore…
Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të aleatëve të saj që përfshihen në atë që njihet si “Federata e Opozitës”. Gazetari i News24, Osman Stafa, bën të ditur për Balkanweb se takimi do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar. Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit. Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë,…

