Author: Hamdi Kumanova

Përderisa periudha e regjistrimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik vazhdon, studentët e rinj edhe ata të vjetër, po e shfrytëzojnë maksimalisht një ditë të ngrohtë të vjeshtës. Kampusi i IBU-së është plot energji ndërsa studentët mblidhen jashtë, duke shijuar kafen ose çajin dhe duke e shfrytëzuar mundësinë për të njohur miq të rinj. Moti me diell shton atmosferën e gjallë, duke e bërë kampusin një vend mikpritës për lidhje dhe biseda teksa viti akademik fillon. Është një ditë e përkryer për të krijuar miqësi të reja dhe për të përqafuar ndjenjën e komunitetit që përkufizon IBU-në. https://www.facebook.com/reel/1503254020336225

Lexo më Shumë

Me datë 30.09.2024, në ora 15:40 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjësit e policisë ba NjP Gallatë, kanë privuar nga liria personat Gj.M.(61), E.M.(30), M.M.(35), Xh.M.(56), N.M.(61), të gjithë nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të B.I.(41) gjykatës në Gjykatën themelore në Gostivar, se rreth orës 15:00 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me 30.09.2024, në orën 20:38, në SVR Kumanovo u raportua se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase e goditjes”, një automjet “Volkswagen Golf” me targa nga Kumanova, i drejtuar nga Sh.R. (18) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës, goditi E.R. (21) nga Kumanova, pas së cilës u largua nga vendi i ngjarjes. Në aksident, E.R. pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Lexo më Shumë

Të mërkurën do të mbaj mot i qëndrueshëm dhe me diell me mëngjes të ftohtë, ndërsa të enjten pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në rajonet perëndimore, njofton DPHM-ja. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten dhe gjatë fundjavës, në disa vende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të dendura me bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitjen e stuhive.

Lexo më Shumë

Në fazë të diskutimit janë bisedimet për paga më të larta të mësimdhënësve ndërmjet Sindikatës për arsim dhe shkencë (SASH) dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrat në Qeveri, të cilat filluan dje, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, e cila mori pjesë në orën e parë akademike të Universitetit “Goce Dellçev”. “Detajet janë ende në fazë të diskutimit dhe finalizimit. Do të thotë është diskutuar për mundësitë e ardhshme, është diskutuar për metofologjinë, është diskutuar për nevojat e mësimdhënësve, për mundësitë e shtetit dhe vazhdojmë të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për…

Lexo më Shumë

Elmi Aziri nga ASh e Selës foli për 100 ditshin e Qeverisë qe sipas tij, janë 100 ditë gënjeshtra e mashtrime. Aziri tha se, asnjë premtim parazgjedhor i koalicionit VLEN nuk është i përfshirë në programin qeverisës. “Nëse analizojmë 100 ditëshin e Qeverisë, mund shumë lehtë dhe drejt të konstatojmë se janë 100 ditë mashtrimi, janë 100 sitë gënjeshtra, janë 100 ditë nënshtrime, 100 ditë nënçmime”, tha Elmi Aziri në “Daily Click”. Aziri tha se do t’i përmendin të gjitha dështimet e Qeverisë në 100 ditë qeverisje dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme. I pyetur nëse do të…

Lexo më Shumë

Në të gjitha gjykatat e vendit është instaluar sistemi për incizim audio dhe video të procedurave gjyqësore me qëllim të rritjes së transparencës dhe plotësimit të standardeve për gjykim të drejtë dhe korrekt, shkruan Alsat. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, këtë e quajti vetëm një kontribut simbolik në reformat gjyqësore, i cili është dashur të ndodh para 14 viteve, por gjykatat penale, civile dhe administrative nuk e kanë bërë pavarësisht obligimit ligjor. “Ajo që më befasoi, patjetër të pranoj, thjeshtë mjaft pakëndshëm është se edhe pse ky obligim e konstatuar normativisiht dhe ligjërisht në vitin 2010, ja tërë 14 vjet…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton  se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025 dhe  gjenden në linkun. Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024. Siç theksojnë nga MASH, Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe dokumentet e nevojshme, janë të shenuara në secilin prej konkurseve. “MASH-i ofron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit  për standardin e nxënësve dhe studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit e këtij sektori, janë të shenuar  në linkun. Gjithashtu, për…

Lexo më Shumë

Akademia Shkupi ka për qëllim që pjesëmarrësit të zhvillojnë një perspektivë në lidhje me botën, Ballkanin, qytetet, shoqëritë dhe njerëzit. Duke u fokusuar në shkencat social edhe me një qasje ndërdisiplinore, ajo synon të sjelljë në një vend pjesëmarrësit përmes procesit të dëgjimit, leximit dhe shkrimit akademik. Akademia Shkupi është një program arsimor me katër module, që përfshin seminare njëvjeçare, grupe leximi, udhëtime dhe procesin e shkrimit akademik. Moduli i parë dhe i dytë përfshin seminare, moduli i tretë përfshin grupet e leximit, dhe moduli i katërt përfshin procesin e shkrimit akademik. Ata që përfundojnë me sukses modulin e parë…

Lexo më Shumë

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga sot nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka thënë Rrahmani në një konferencë për media. “Unë dhe deputeti Visar Korenica nga sot nuk do të jemi pjesë e VV. Tash është caktuar data e zgjedhjeve dhe parimisht ka përfunduar mandati i deputetit”, tha Rrahmani. Ai tha se tash janë pjesë e një koalicioni me Partinë e Drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR’në e Behgjet Pacollit. Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike. Ai tha se do të vazhdojnë të votojnë çdo iniciativë që është në të mirë…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri, Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj BDI-së, lidhur me akuzat në adresë të VLEN-it, pas paralajmërimeve të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, se shkollat fillore dhe të mesme të këtij qyteti, do të mësohet gjuha ruse. “Rusishtën nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj. Rusishtja, Lukoili, Onishçenko, Lavrovi e Vuçiçi, janë vepra dhe emra që ndërlidhen vetëm e vetëm me BDI. Kot e keni, ju njohim si paren e kuqe”, ka shkruar Fetai.

Lexo më Shumë

MPB njofton se është ndaluar një 51-vjeçar në Strumicë i cili është kapur me lëndë narkotike. “Më 30.09.2024, në ora 09:00 në fshatin Vasilevë të Strumicës, zyrtarë policorë nga RSV Strumicë kanë privuar B.B.(51) nga fshati Vasilevë, Strumicë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën marijuanë dhe sende me mbetje marihuane. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë